Bëhet mama, por nuk e dinte se do të ndodhte. Kjo gjë ka ndodhur në Holandë, ku një 12-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë. Por, ajo që është e çuditshme në gjithë këtë ngjarje, është fakti se as 12-vjeçarja, por as prindërit e saj, nuk e dinin për shtatzaninë. Vajza ishte ankuar për dhimbje barku dhe shokët e klasës së saj kishin njoftuar ambulancën. Lindja ka shkuar mirë dhe tashmë që të dyja vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore.