George Clooney, dëshmitar në procesin gjyqësor të Berluskonit

29 Mars 2011, 20:52Lifestyle TEMA

Agjencia AFP ka bërë të ditur se aktori i njohur amerikan, George Clooney, do jetë dëshmitar në gjyqin ndaj Berluskonit. Ky i fundit akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Afera Ruby ka përfshirë dhe aktorin Clooney, që do thirret në gjyq si dëshmitar nga mbrojtja. Në listën e dëshmitarëve është dhe ministri i Jashtëm, Franko Fratini. Clooney ka shkuar në festat e Berluskonit së bashku me të dashurën e tij, Elisabeta Canalis.

Lini një Përgjigje