Aktorët me famë botërore iu bashkuan një proteste në Londër kundër regjimit diktatorial në Bjellorusi. Ata kërkuan që të lirohen të burgosurit politikë të Llukashenkos dhe u shprehën në favor të lirisë së shprehjes. “Liria e shprehjes është themelore. Ne kemi fatin në vendin tonë që flasim e dëgjohemi,” tha Law. Kurse Spacey tha se kishte parë një shfaqje të një trupe teatrore bjelloruse në Nju Jork vjet. “Secili nga anëtarët e trupës ishte arrestuar ose burgosur së paku njëherë,” tha Spacey.