Muzika si pjesë e psikoterapisë

29 Mars 2011, 17:04Lifestyle TEMA

Fenomeni që përmirëson sjelljen dhe komunikimin e njeriut. T’i besosh do të thotë të përmirësosh cilësinë e jetës. Flet Qamil Gjyrezi, profesor i Terapisë së Artit në Universitetin e Shkodrës

(HermesNews) Muzika mund të ndryshojë gjëndjen shpirtërore të njeriut, përmirësojë humorin, të çlodh, por mund (them ‘mund’ sepse megjithë rezultatet pozitive që ka dhënë, ende më shumë se shkencë është një disiplinë), të kurojë. Ndihmon në kalimin e traumave, në përmirësimin e komunikimit, ashtu si dhe në rikuperimin e disa sjelljeve të caktuara.

Art-terapia, apo terapia nëpërmjet artit bazohet tek fushat e artit dhe të psikologjisë. Të marra së bashku bashkohen në një entitet të vetëm dhe të ri; një entitet i cili sot debatohet nga shumë shkencëtarë mbi mënyrën, format dhe rezultatet rreth tij.

Shërimi nëpërmjet artit nuk është i ri dhe jo plotësisht i sigurt, por gjithesi psikologët dhe mjekët psikiatër vazhdojnë t’i japin besim.

Art-terapia ka lindur që në antikitet, kur njihej ende si magji dhe praktikohej me anë të riteve të caktuara nga ‘shamanë‘, por, në ditët tona ka ardhur i influencuar sigurisht nga tendencat intelektuale dhe sociale. Dëshira e njeriut për të lënë gjurmë dhe për të shprehur imazhet që i krijon truri, ka lindur me të, në piktura, apo muzikë.

Arti si pjesë e shërimit psiqik të njeriut ka hyrë që në shekullin e IX-të nëpër spitalet psiqiatrike, ku pa një shtrirje dhe interes të shpejtë. Të sëmurët përdornin, pikturën, skulpturën, vallëzimin për t’i dhënë një formë imazheve që kishin në mendje.

Prej këtu filloi të njihej termi ‘çmenduria e artit’ si një femonen që mori dhe një steriotip letrar, ashtu si dhe ‘arti psikopatologjik’ i cili ka prodhuar një leteraturë mjaft të lulëzuar në atë periudhë.

Shkencëtarët përpiqeshin të gjenin një lidhje ndërmjet shfaqjeve tipike të patologjive psikiatrike dhe figurave të prodhuara nga të sëmurët në veprat e tyre.

Me psikoterapinë nëpërmjet artit lidhen emra të famshëm të psikiatrisë si doktori gjerman Hans Prinzhorn në vitet ’20, më pas Jung apo Freud, por njihen për kontribut në këtë fushë sidomos,Margaret Naumburg (vitet ’40) dhe Edith Kramer.

Margaret Naumburg, përmes punës së saj inovative në shkollën amerikane Walden pati mundësi të zhvillonte shumë ide që më pas i hodhi dhe në letër.

Duke mbështetur Freud-in dhe Jung-un, Naumburg përpunoi tezën mbi ‘art-terapinë dinamikisht të orientuar‘.

Art-terapia sot aplikohet me fëmijë, adoleshentë, të moshuar, për të rikuperuar sjelljet, kaluar traumat. Përdoret si mbështetje emotive dhe për zhvillimin e aftësive kreative.

Në Danimarkë dhe në SHBA, apo Angli, ka shkolla që e praktikojnë terapinë nëpërmjet artit, ndërsa në Shqipëri ka një fushë veprimi shumë më të vakët. Ndoshta ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

‘Terapia nëpërmjet Artit’ jepet në Universitetin e Shkodrës dega e Psikologjisë, nga profesori dhe artisti i njohur Qamil Gjyrezi.

Ai njihet dhe nëpërmjet shumë shkrimeve rreth lidhjeve ‘estetikë muzike dhe përceptim i shqisave’, apo ‘psikologjia e këngës shkodrane’ etj.

‘Ajo që njerëzit shpesh herë nuk komunikojmë me rrugë verbale, e komunikojnë me rrugë jo verbale. Interpretimi i kësaj të fundit, është ende një shkencë në ndërtim’, – thotë ai.‘Ne përpiqemi të flasim për rregullimin që art-terapia i bën sjelljes së njerëzve, apo imazhit tjetër që i jep individit’.

‘Terapia nëpërmjet muzikës është shkenca e së ardhmes, por sa për tani, është ende në kuadër të debatit. Këtu nuk flas vetëm për muzikën, por dhe pikturën, apo skulpturën’.

Ende nuk mund të flitet për një aplikim të drejtpërdrejtë të muziko-terapisë në Shqipëri, dhe gjithçka mbetet në studime filozofike dhe teori që shkencëtarët hera-herës i lidhin me gjeni të muzikës siç është psh Moxart.

‘Muzika e Moxartit është një fenomen shumë filozofik, thotë Gjyrezi. ‘Psikologjia, sot studion veprat e Mozartit në nivelin artistit, estetik dhe në planin terapeutik. Tingulli i tij ka efekt kurues. Ritmi i Mozartit po ashtu ka fuqi kuruese, pra mund ta quajmë ilaç, por duhet të kemi parasysh se nuk ka veti që të bëjë mrekullira. Ne flasim për përmirësime në sjelljen e njerezve, rezultate që i ka dhënë vërtet’. Me ritmin e Mozartit merren dhe neurologët e huaj sot.

Megjithatë kjo disiplinë ka nevojë për më shumë hapësirë në shoqëri. Piktura, muzika, apo cilësdo fushë të artit i duhet më shumë vëmendje sepse siç thotë Prof. Gjyrezi ‘arti në përgjithsi ndihmon në edukimin, formimin, dhe shijet e njeriut

Lini një Përgjigje