Këngëtarja e njohur serbe, Ceca, është zyrtarisht nën akuzë për vjedhjen e miliona eurove nga transferuat e futbollistëve të një klubi futbolli. FC Obiliç është një klub në Beograd, që në fillim ishte në pronësi të Arkanit, ish bashkërshortit të Cecës. Por Ceca akuzohet se ka shitur futbollistë dhe paratë i ka futur direkt në xhepat e saj. Hetimi për këtë çështje ka nisur që në vitin 2003, kur këngëtarja u arrestua pas një aksioni masiv që bëri policia menjëherë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç.
Ceca u arrestua dhe u mbajt 121 ditë në burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe transferimeve të parregullta të futbollistëve. Që pas lirimit të saj nisi edhe hetimi. Pati nga ato që e cilësuan arrestimin e saj si një viktimizim. Ceca ka shijuar mbështetjen e zyrtarëve lokalë në Serbi që atëherë. Ajo ka kënduar për ish kryeministrit Koshtunica dhe liderin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik. Ajo ka kënduar edhe sivjet në fushatën e Dodik në një miting ku ishte i pranishëm dhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.