Quhet Natasha Stefanenko dhe në pamje të parë duket si një femër normale. Por, nuk është kështu. Ajo ka qenë mashkull dhe me anë të operacioneve ka mundur që të realizojë ëndrrën e vet për t’u bërë femër. Jo vetëm kaq, por rusja/i, tashmë është bërë modele dhe ekspozon trupin e vet në pasarela të ndryshme. “Mamaja ime doja që të bëja diçka të bukur me jetën time, por në çdo qytet të rusisë kishte industri të metalurgjisë dhe nuk mund të merreshe me asgjë tjetër”, shprehet Stefanenko. Modelet e tjera që konkurrojnë përkrah Stefanenkos, thonë se fillimisht kanë pasur ndjenja të çuditshme por tashmë e kanë pranuar këtë fakt.