Këngëtarja Christina Aguilera është vënë në qendër të diskutimeve, pas disa fotove intime të saj. Mediat amerikane bëjnë me dije se këngëtarja-e cila u ndalua nga policia sepse po i jepte automjetit në gjendje të dehur- ka harruar në një hotel memory card, në të cilin ndodheshin shumë foto intime të saj. Në disa prej fotove shfaqej ajo dhe i dashuri i vet në krevat, të rrethuar nga disa persona lakuriq, në një tjetër këngëtarja ka qenë duke bërë një kërcim intim mbi tavolinë, ndërsa në një foto tjetër ka qenë duke luajtur në mënyrë shumë seksuale me një banane. Siç bëjnë të ditura mediat amerikane, fotot tashmë kanë dalë në shitje.