Si mund të shkatërrohet një seks simbol i Hollivudit? Këtë mund ta dijë fare mirë aktorja Reese Ëitherspoon, e cila gjatë një intervistë ka thënë se Robert Pattinson, me të cilin së fundmi ka luajtur në një film, nuk lahet. “Për gjatë gjithë kohës që kemi xhiruar, Robert i kishte flokët e palara. Madje, edhe rrobat e tij binin erë”, ka thënë Witherspoon për një nga aktorët më të famshëm të momentit në Hollivud, për shkak të rolit të tij në sagën Twilight. Zërat për një fakt të tillë, pra, që Pattinson nuk ka një marrëdhënie të mirë me higjienën, ekzistojnë prej kohësh në Hollivud.