Një studente 21-vjeçare belge, e quajtur Noelle, ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj. Sapo vajza ka publikuar oferëtn e vet, në drejtim të saj kanë mbërritur oferta të shumta, me shifra goxha të konsiderueshme. Shifra më e lartë që kanë ofruar deri më tani të interesuarit për të bërë seks me të, është një milionë e 100 mijë sterlina. Duke parë këtë shifër të lartë, duket se tashmë virgjëria në perëndim është bërë një gjë që gjendet shumë rrallë. Ndërkohë, për të gjithë ata që mund të kenë dyshime për virgjërinë e saj, 21-vjeçarja ka vënë në dispozicion një raport mjekësor, i cili tregon faktin se ajo është e virgjër.
Comments are closed.
E dime qe ekzistojne disa lloji zogj
KUR e dine qe do te theren kendojne me shume KJO do te thote se sa vlere ka jeta juaj
Persa i perket kesaj zockes te celur me nxehje artificiale ne pulari mund ti them qe 1 milion apo disa milion ne shkembim te virgjerise eshte nje tregti e humbur ne te vertet sepse dashurine e vertet nuk mund ta gjeje as me tere boten nese i jepet. Por meqenese kjo don para, para do gjej.
Kurse per sa i perkete virgjerise dua te them:
Virgjëria është çështje e lidhur për parimet fetare, ashtu që çdo femër e cila mendon të jetë shembull i një besimtareje të devotshme, nuk mund të shkelë kufijtë të cilët ia ka caktuar feja, e në mesin e tyre edhe çështja e virgjërisë. Duke iu referuar normave fetare, virgjëria mund të “prishet” vetëm përmes rrugës legale, pas një bashkimi legal (martesës) ndërmjet dy gjinive: mashkull dhe femër. Nëse ky proces ndodh ndryshe, do të thotë se kemi të bëjmë me një person me vetëdije të ulët fetare, gjegjësisht me një femër e cila nuk i ka pasur parasysh ndalesat fetare kur ka vendosur që ta humbë virgjërinë. Aktin seksual jashtë kurore, përmes të cilit prishet virgjëria, Islami e quan “zina” ose marrëdhënie intime jashtëmartesore, e ky akt, pra “zinaja”, në Islam është një nga mëkatet më të mëdha. Madje, ky mëkat në vokabularin kuranor cilësohet “fahishe” që ka kuptimin vepër e mbrapshtë, e turpshme, e neveritshme. Për këtë mëkat pasojnë edhe ndëshkime. “ Nisur nga kjo, çdokush dëshiron që mos të ketë një grua të këtillë dhe çdo femër nuk pajtohet që të ndahet për atë se ka qenë jo e virgjër, gjë që i shtyn të kërkojnë edhe zgjidhje tjera mjekësore, nëse e kanë humbur virgjërinë. Thënë troç, humbja e virgjërisë në këndvështrimin fetar qofte edhe i krishtere apo cifut do të thotë se femra përkatëse ka qenë neglizhente ndaj dispozitave fetare, ka deficit të besimit, nuk është e denjë në mbrojtjen e nderit të saj dhe ka bërë një nga mëkatet më të mëdha. Kjo çështje është e lidhur parimisht me fenë, por edhe me traditat shqiptare”.
“Fenomeni shihet me shqetësim kohët e fundit, tregon mungesë ndaj besimit fetar, edukatë jo të shëndoshë familjare dhe shkaktohet edhe sidomos nga propagandat e ndryshme mediatike e
serialet televizive, të cilat ofrojnë një realitet bosh dhe antivlera”.
Mistifikimi i virgjërisë dhe lidhja e saj me vargonjtë moralë, fetarë deri në
absurditet e ka shndërruar në një temë tabu për shoqërinë. Të flasësh për seksin
dhe të anketosh madje edhe të rinjtë merr përgjigje me bishtnime që mbulohen me qeshje të sikletshme. Në një hulumtim të kryer me shkollarë dhe
prindër, brezat japin opinione të ndryshme, të parët nuk mendojnë se
virgjëria është e paprekshme, të dytët janë kategorikë. Të pyetur nëse mendojnë se vajza duhet ta ruajë virgjërinë deri në martesë, prej 50 prindërve (40 prej tyre nëna) janë përgjigjur me “po” (45),
ndërsa adoleshentët, gjithsej100 nxënës të shkollave të mesme nga qytete te ndryshme (femra dhe
meshkuj) janë përgjigjur me “jo” (70). Jo vetëm në Shqiperi/Maqedoni/Kosove, por në botë afër 100 milion femra janë viktimë e kësaj norme të shoqërisë, ndërkohë që në 24 shtete praktikohen disa forma të cilat garantojnë “dlirësinë” duke ia eliminuar epshin përmes gjymtimit të organeve gjenitale të femrës.
ÇFARË ËSHTË VIRGJËRIA
Ndërsa në Athinën e vjetër, ligji sanksiononte gratë që humbnin virgjërinë përpara martesës të shiteshin si skllave, ligji Romak ishte edhe më i pamëshirshëm, i lejonte baballarët t’i
vrisnin vajzat e tyre dhe burrat që kanë joshur ato. Edhe sot në shumë vende të
botës ekzistojnë “krimet e nderit”, duke sjellë që virgjëria të shndërrohet në një
çështje jete ose vdekjeje. Virgjëria ka luajtur rol shumë të madh në jetën e
njerëzve pasi ishte shprehje e hyjnores, një burim nderimi për familjen dhe anë-
tarët e saj, një mënyrë për të kontrolluar sjelljen e grave, një mënyrë për t’i mbajtur gratë nën kontrollin e burrave dhe një nga kontraceptivët më të përgjegjshëm. Arsyet pse disa nga këto
kanë qenë më me rëndësi se të tjerat në kohë të ndryshme, janë të komplikuara.
Njerëzit që e përdorin dhe e respektojnë konceptin e virgjërisë, kanë arritur në përfundimin se duhet të ketë një definicion për virgjërinë. Ka shumë kualitete abstrakte në këtë përcaktim. Përderisa askush nuk e shikon, nuk e ndjen, nuk e nuhat ose nuk e peshon virgjërinë në një peshore; standardet për
të vendosur çfarë është një virgjëreshë,ose çfarë nuk është ajo, në të vërtetë janë shumë arbitrare. “Disa njerëz mendojnë se virgjëria është në radhë të parë një çështje fizike.
Të tjerë mendojnë se, në të vërtetë, është një çështje psikologjike dhe spirituale.
Në të vërtetë ajo duhet të definohet sikur ka edhe elemente fizikë dhe elemente psikologjike. Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, jeta e grave ishte tamam në mëshirë të virgjërisë”. Edhe pse ka rreth njëmijë vjet që njerëzit i kanë dhënë himenit reputacionin si pjesa e vaginës që shkatërrohet gjatë interkursës së parë, askush nuk e di me të vërtetë se ku dhe kur ka filluar ideja e virgjërisë, por antropologët besojnë se qenia njerëzore, është shqetësuar për virgjërinë në atë kohë kur mësuan se si t’i domestifikojnë (kultivojnë) kafshët dhe bimët. Në shekullin e dhjetë, doktori arab, Ibn Sina, ose siç është quajtur në mjekësi, Avicena, thoshte se ka një kreshtë të vogël prej cipe lëkure brenda hapjes vaginale dhe kjo është ajo që shkatërrohet nga penisi gjatë interkursës së parë që shkakton dhimbje dhe gjakosje. Ekzistenca e kësaj cipe lëkure është konfirmuar në vitin 1544 nga anatomisti me famë botërore Andreas Vesalius, që ishte i pari person që e gjeti atë gjatë një diseksioni anatomik. Ibn Sina ishte në gabim dhe në të njëjtën kohë kishte të drejtë: Është një cipë lëkure, ose një palosje lëkure brenda hapjes vaginale, që disa herë dëmtohet gjatë penetrimit, por jo gjithmonë. Kur kjo cipë shkatërrohet, ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë gjakderdhje. Por, Ibn Sina kishte më shumë të drejtë se doktorët para tij. I takon atij merita, sepse ishte ai i pari që i dha përgjigje të drejtë pyetjes se çfarë mund të jetë ky send misterioz brenda vaginës?
–mendimi_im
Vetem emrin dhe rreshtin e par te kishe shkruar— je lodhur kot—-
se te tjerat s’ti lexon njeri……..
Kur shkruaj shkruaj per njerez dhe jo kafshe.