Një nga universitetet më të njohura në SHBA është tronditur nga një skandal pasi një çift u filmua duke bërë seks në çatinë e godinës së universitetit. Universiteti i Kalifornisë Jugore thotë se ka nisur një hetim për ngjarjen. Qindra njerëz kanë parë skenën në majën e godinës. Burimet kanë thënë se djali është student, por vajza mendohet se nuk është studente. Në universitet po zhvillohej një aktivitet filantropie kur ndodhi gjithçka.