Vajza e kryeministrit italian, Barbara Berluskoni dhe futbollisti i Milanit, Aleksandre Pato, tashmë kanë filluar që ta shfaqin hapur dashurinë e tyre. Ata kanë dalë shëtitje gjatë pasdites së të dielës, si një çift normal i dashuruar. Tashmë duket se ata kanë vendosur që mos ta fshehin më dashurinë e tyre dhe të paraqiten në publik së bashku. Kjo është një nga historitë që ka bërë më shumë bujë së fundmi në Itali, duke qenë se bëhet fjalë për vajzën e kryeministrit karizmatik italian, i cili nuk është duke kaluar një periudhë të mirë të jetës së tij, për shkak të skandaleve seksuale dhe procesit gjyqësor që ka nisur kundër tij.