Kameron, pushime low cost

8 Prill 2011, 10:13Lifestyle TEMA

Edhe pse është kryeministri i një prej vendeve më të mëdha dhe të fuqishme në botë, David Kameron ka bërë pushime shumë modeste në Spanjë, së bashku me bashkëshorten e tij. Kryeministri britanik ka udhëtuar me një avion të një kompanie që ofron tarifa të ulëta, duke mos marrë kështu avionë të posaçëm. Kameron ka pritur me minuta të tëra, i ulur në një stol me bashkëshorten, si një qytetar i thjeshtë, në pritje të nisjes së avionit. Përveç kësaj, Kameron ka ndenjur me bashkëshorten e tij në një hotel të lirë. Kjo ishte hera e parë që Kameron shkon me pushime me bashkëshorten, e cila është spanjolle, që prej emërimit si kryeministër. Ndoshta edhe politikanët shqiptarë do të bënin mirë që të merrnin shembull nga ky gjest i kryeministrit britanik, i cili është përshëndetur nga shumë media ndërkombëtare.

1 komente në “Kameron, pushime low cost”

  1. violet says:

    E nderuar gazeta Tema,

    Se pari David Cameron nuk e ka bashkeshorten (Samantha) spanjolle por 100% ashtu si vete ai gjak i vjeter britanik (i jati quhet sir Reginald dhe e jema eshte lady Anabel Astor),ndoshta e ngaterroni me kolegun e tij ne qeverisje Nick Clegg ,bashkeshortja e te cilit eshte spanjolle.
    Se dyti,Mr Cameron dhe bashkeshortja e tij e cila eshte direktore krijuese e Smythson’s,kompania qe krijon letra ,stilolapsa,canta,ditare per klasat e larta.Dhe e fundit Mr Cameron,u edukua ne Eton,kolegji me i famshem ne bote qe edukon gentlemanet e vertete,si prince William….etj kurse pushtetaret tane shkuan nga A-ja te Zh-ja, pa kaluar shkronjat e tjera ndermjet qe te kishin vizione me largpamese.X

Comments are closed.

Lini një Përgjigje