Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, përveç anëve pozitive, ka edhe anë negative. Një nga këto është fakti se gjërat që publikoni aty, mund të përdoren kundër jush. I tillë është rasti i Stephanie Bon në Britaninë e Madhe, e cila kishte shkruar në Facebook e mërzitur se shefi i saj përfitonte 4000 stërlina në orë, ndërsa ajo vetëm 7. Pas kësaj, ajo është pushuar, megjithse drejtuesit e kompanisë thanë se nuk e larguan nga punë për këtë fakt.