


Zvicra është një vend i njohur për politikat e veta ambientaliste. Për ta nxitur sa më shumë këtë, autoritetet zvicerane kanë krijuar edhe një ashensor për çiklistët, të cilët do të kenë mundësi që të ecin më shumë me biçikleta dhe do të djersijnë më pak. Për ta arritur këtë gjë, është duke u krijuar një si tip teleferiku hekurudhor, nëpërmjet të cilit çiklistët do të kenë mundësinë që të ecin. “Më shumë njerëz do të fillojnë që të përdorin biçikletën në këtë mënyrë, pasi nuk do të jetë e nevojshme që t’i japin biçikletës nëpër kodra, që është edhe pjesa më e vështirë dhe e lodhshme”, ka thënë përgjegjësi i këtij projekti, Guido Trevisan. Një sistem i tillë aktualisht ekziston në Norvegji.