Wikileaks, online emrat e aktorëve anonimë të filmave porno

4 Prill 2011, 09:25Lifestyle TEMA

Wikilekas nuk i reziston tundimit që të publikojë çdo sekret. Këtë radhë(Wikileaks Porn), ka publikuar emrat, adresat, të dhënat e tjera personale të aktorëve të filmave porno diletantë. Bëhet fjalë për publikimin e të dhënave për 20 mijë persona. Por, nëse për aktorët profesionistë të këtyre filmave nuk ka probleme, për të tjerët kjo është një problem i madh, pasi ata kërkojnë që ta mbajnë të fshehtë këtë “pasion” të tyre. Kështu, në Shtetet e Bashkuara dy mësuese janë pezulluar, kur u mor vesh që në rininë e tyre kanë marrë pjesë në filma porno. Nga kjo rrezikohen edhe 1.500 persona të tjerë. Të gjithë këta janë munduar që t’ua fshehjnë të kaluarën e tyre si aktorë filmash porno miqve, familjarëve dhe mbi të gjithë, punëdhënësve të tyre.

Lini një Përgjigje