Gjermani, 15-vjeçarja kthen lopën në kalë

2 Prill 2011, 09:10Lifestyle TEMA

15-vjeçarja gjermane Regina Mayer reagoi keq kur prindërit e saj i mohuan mundësinë e blerjes së një kali. Por, më pas reflektoi dhe vendosi që mos të hiqte dorë nga ëndrra e saj për të pasur një kalë. Kështu, hyri ne fermën e saj dhe vendosi që të kthente Lunan, një lopë, në kalë. U deshën shumë stërvitje dhe shumë durim, por Regina më në fund ja arriti që të realizonte objektivin e vet. Tashmë lopa është kthyer në një kalë perfekt dhe është në gjendje që të kalojë të gjithë pengesat me shpejtësi të admirueshme.

Lini një Përgjigje