Rusi blen shtëpinë më të shtrenjtë në botë

1 Prill 2011, 11:53Lifestyle TEMA

100 milion dollarë kushton vila bombastike në Silicon Valley në Kaliforni. Kjo është shtëpia më e shtrenjtë që ka qenë në treg. Ajo është blerë nga miliarderi rus Yuri Milner, 49 vjeç. Shtëpia ka fushë tenisi, pishinë, një sallë ballosh e një qilar për verën. Por miliarderi rus e do këtë shtëpi vetëm për vizitë. Ajo është shtëpia e dytë e tij pasi jeton në Moskë.

Po si i ka bërë paratë ky njeri? Përmes internetit. Ai është bashkëpronar i kompanisë ruse mail.ru. ka aksione në facebook, në rrjetin social rus vkontakte.ru, në kompaninë e lojërave online Zynga etj.

Edhe vila e dytë më e shtrenjtë në SHBA i përket një rusi. Ajo është blerë për 95 milion dollarë nga Dmitry Rybolovlev dhe gjendet në Palm Beach, Florida. Më parë ishte në pronësi të Donald Trump.

Lini një Përgjigje