Robin Hud, i portretizuar nga Kevin Kostner
Imazhi i tij me harkun e shigjetën njihet në gjithë botën. Legjenda e tij ka prodhuar me qindra e mijëra libra e filma. Por identiteti i tij ka qenë i panjohur për historianët. Një libër i botuar së fundmi pretendon se është më i sakti në këtë drejtim. Botuesi i librit ka sjellë informacionin që përputhet më së shumti me historinë e Robin Hudit.
Robin Hud, thuhet në libër, ishte një bujk i shekullit 13-të, që kishte kryer vjedhje, zjarrvënie e madje edhe vrasje. Ai quhej Roger Godberg dhe kishte një bandë të tijën, e përbërë nga qejflinj, që vidhnin e terrorizonin të pasurit. Ai madje është arrestuar nga Sherifi i Notingamit dhe është mbajtur në kështjellën e tij për krimet që kishte kryer. Banda e Godberg jetonte në pyjet e Sherudit dhe grabiste të pasurit, madje edhe klerikët, ashtu siç portretizohet në film. Atë e ndihmonte edhe një kalorës, që i përshtatet personazhit të Xhonit të Vogël. Pasi kreu shumë krime dhe jetoi në liri deri në fillim të viteve 1270, ai u arrestua dhe u burgos. Më pas u fal dhe pjesën e mbetur të jetës e kaloi në fermën e tij.