Këngëtarja problematike britanike, Amy Winehouse, pritet që të martohet për herë të dytë në fund të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave angleze. Sipas tyre, këngëtarja, e cila ka pasur probleme të shumta me drogën dhe alkolin, do të martohet me regjisorin Reg Traviss, me të cilin është fejuar në vitin 2009, pas divorcit Blake Fielder-Civil: martesë që të dyve u shkaktoi probleme me drogën dhe alkolin.