T’u shkruash miqve të t’u lirisht në Facebook mund të të kushtojë rëndë. Një gjë e tillë ka ndodhur me një mësuese në Nju Xhersi, e cila ka postuar një status për miqtë e vet. Statusi ishte ky: “Gjithë ditën po kujdesem për kriminelët e ardhshëm”, duke i referuar nxënësve të vet. Por, ky status është parë nga prindërit e disa prej nxënësve, të cilët janë ankuar tek drejtuesit e shkollës. Menjëherë këta të fundit kanë kërkuar pezullimin e mësueses, ndërsa çështja tani është në gjykatë.