Sam, menaxheri 6-vjeçar

5 Prill 2011, 12:30Lifestyle TEMA

Sam Pointo është një fëmijë 6-vjeçar nga Britania e Madhe dhe ka një pasion të madh për trenat, të cilin kërkon që ta kthejë në profesion që në këtë moshë. Për këtë arsye, 6-vjeçari ka bërë një kërkesë, në të cilën kërkon që të bëhet drejtori i përgjithshëm i muzeut të trenave në York. Letra e shkruar me dorë duket se ka prekur thellësisht stafin e këtij muzeu, që ka krijuar një vend të posaçëm për fëmijën 6-vjeçar dhe e ka bërë atë “drejtor të argëtimeve”. “Jam vetëm 6 vjeç, por besoj se mund ta bëj këtë punë”, shprehet djaloshi që ka mahnitur Britaninë.

Lini një Përgjigje