Babai qëllon vajzën me armë për ta ndaluar të boksojë

5 Prill 2011, 09:00Lifestyle TEMA

Berlini është shokuar nga një ngjarje e rëndë, kur një mysliman libanez ka qëlluar me armë vajzën e tij në dorë, gju dhe këmbë, për ta penguar atë që të boksojë. Rola El-Halabi ishte vetëm pak orë larg ëndrrës së saj për të fituar titullin e tretë botëror në boks, deri në momentin kur i jati e ka qëlluar me armë, për shkak se ishte kundër mënyrës së jetës së vajzës së vet. Sipas tij, e bija nuk po ndiqte rregullat që duhet të zbatojë një vajzë myslimane. Tashmë 26-vjeçarja nuk do të ketë më mundësinë që të boksojë, ndërsa i jati i saj është arrestuar nga policia gjermane.

1 komente në “Babai qëllon vajzën me armë për ta ndaluar të boksojë”

  1. safiu says:

    e qelloi se s’donte qe ajo te lidhej me nje djale qe i jati s’e pelqente.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje