Duncan James, Lee Ryan, Simon Webbe e Antony Costa, anëtarët e grupit Blue, janë rikthyer sërisht bashkë. Blue ka qenë një nga grupet më të dashura gjatë viteve të fundit dhe anëtarët e saj për një kohë vendosën që të ndahen, për të kënduar secili vetëm. Albumi i tyre i fundit doli në vitin 2005 dhe anëtarët e Blue u ndanë, edhe pse nuk e thanë kurrë këtë fjalë, por pohuan se do të kalonin një periudhë “reflektimi”. Tashmë kjo periudhë ka përfunduar dhe Blue ka projekte të reja. Ndërkohë, për të kënaqur fansat e tyre, pjesëtarët e grupit kanë pozuar lakuriq për revistën “Attitude”.