Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Ana Oxa, ka paditur mjekun e vet për ngacmim seksual. Ajo ishte vizituar tek mjeku 61-vjeçar dhe i kishte lënë numrin e telefonit me mirëbesim. Por, ky i fundit filloi që ta merrte vazhdimisht atë në telefon. Kur këngëtarja nuk ju përgjigj më, ai filli që t’i dërgonte mesazhe kërcënuese. Tashmë ajo ka bërë një denoncim në policinë e Milanos dhe ndaj mjekut kanë filluar hetimet. Ana Oxa ka qenë e martuar me biznesmenin e njohur kosovar, Behxhet Pacolli, që për një kohë të shkurtër u bë edhe president i Kosovës dhe do të rikandidojë sërish për këtë post.