Lady Gaga, kumbara e djalit të Elton John

6 Prill 2011, 09:36Lifestyle TEMA

Popstarja më e diskutuar dhe më në qendër të vëmëndjes së publikut, Lady Gaga, do të jetë kumbarja e djalit të këngëtarit të njohur britanik, Elton John. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë ky i fundit gjatë show-ut televiziv Saturday Night Live. “Nuk jemi të përfshirë vetëm unë dhe David në edukimin e djalit tonë, është edhe Lady Gaga, pasi ajo do të jetë kumbara”, ka thënë John. Djali i këtij të fundit ka lindur vetëm pak muaj më parë dhe së bashku me David Furnish, me të cilin bashkëjeton, John është duke kaluar momente të lumtura. Djali i tyre u lind nga një nënë surrogate.

Lini një Përgjigje