Meshkujt e nisin më mirë se sa femrat jetën e tyre seksuale. Kështu bën me dije një studim Pennsylvania State University. Sipas këtij studimi, meshkujt arrijnë më shumë kënaqësi kur kryejnë seks për herë të parë, në krahësim me femrat. Motivi më i madh i kënaqësisë, nuk është më shumë fizik, se sa psikologjik. Kjo, për faktin se bërja e seksit për një mashkull në një moshë sa më të re, është një motiv krenarie. Për më tepër, pas kësaj, ai mund të ndjehet më plot gojën “burrë”. Tek femrat, kjo ndjesi nuk ekziston dhe për këtë arsye ato mbeten më pak të kënaqura se meshkujt herën e parë që kryejnë seks.