Censurohet libri për jetën seksuale të Britney Spears

9 Prill 2011, 09:30Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, dëshiron që të shkruajë një libër mbi jetën dhe marrëdhëniet e veta seksuale. Por, menaxheri i saj nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Këngëtarja kishte rënë dakord që të tregonte çdo detaj të jetës së saj seksuale, përfshirë edhe marrëdhënien me Justin Timberlake. Menaxheri nuk e ka lejuar për shkakun se libri nuk do të ishte një reklamë e mirë për Spears. Nuk është hera e parë që këngëtarja në fakt ndalohet të bëjë atë që dëshiron, gjë që e ka thënë edhe në dokumentarin For The Record, ku ka denoncuar faktin se ndihet si e “burgosur”.

Lini një Përgjigje