Kjo video spektakolare tregon një të ri që tenton të largohet nga policia, e cila po e ndjek me shpejtësi maksimale. Video është xhiruar nga makina e policisë, e cila ka identifikuar makinën si të vjedhur, por i riu largohet me shpejtësi, madje duke hyrë në rrugë në krah të kundërt. Ndjekja vazhdon derisa i riu thyen barrierat mbrojtëse që ndajnë asfaltin nga shinat dhe i shpëton vdekjes së sigurt nga treni që po afrohej. I riu braktisi makinën dhe u largua, por u arrestua më vonë nga policia. Ai është dënuar me 3.5 vite burg.
http://youtu.be/ZJzZKzMtZeU