Normalisht ti pret që këta dy persona, të cilët janë të fundmit njerëz të gjallë që flasin atë gjuhë, të diskutojnë se si ta ruajnë këtë gjuhë që po vdes. Por këta dy njerëz, le që nuk e bëjnë një diskutim të tillë, por nuk i flasin me gojë njëri- tjetrit.
Ata jetojnë disa qindra metra larg njëri tjetrit në Meksikë, por pavarësisht se flasin rrjedhshëm gjuhën Ayapaneco, kanë një konflikt dhe nuk flasin me njëri- tjetrin. Gjuha që flisnin Manuel Segovia dhe Isidro Velazquezto u zhduk me kalimin e viteve. Tani ata janë të fundit që e njohin këtë gjuhë.