Diktatori

13 Prill 2011, 20:45Lifestyle TEMA
Diktatori

 

Prej njëqind kandidatëve diktatori zgjedh një pastrues këpucësh. E porosit të mos bëjë gjë tjetër veçse t’ia pastrojë këpucët. Kjo i pëlqen burrit të thjeshtë prej katundi, kështu që ai i përgjigjet vetëm diktatorit. Shumë shpejt shton peshë dhe – me kalimin e viteve – nis t’i përngjajë shefit të tij si t’ia kishte këputur kryet. Ndoshta pjesërisht kjo ndodh sepse pastruesi i këpucëve ha ushqimin e njëjtë si diktatori. Atij së shpejti edhe hunda i bëhet e njëjtë dhe, pasi i bien flokët, edhe rradakja i bëhet e njëjtë. Goja i duket e buhavitur dhe, kur zgërdhihet, i tregon dhëmbët. Të gjithë, madje edhe ministrat dhe njerëzit më të besueshëm të diktatorit frikësohen nga pastruesi i këpucëve. Në mbrëmje ai i lë çizmet mënjanë dhe luan një instrument. I shkruan letra të gjata familjes, e cila ia rrit namin në gjithë vendin: “Kur je pastrues i këpucëve të diktatorit”, thonë ata, “atëherë ti je më së ngati diktatorit”. Njëmend pastruesi i këpucëve është më së ngati diktatorit; sepse ai duhet të rrijë ulur para derës së tij dhe madje të flejë atje. Ai kurrsesi nuk guxon të largohet nga vendi i tij. Por, një natë, kur ai u ndie mjaft i fuqishëm, hyri papritmas në dhomë, e zgjoi diktatorin dhe e mposhti me grusht aq sa e la të vdekur. Pastruesi i këpucëve i hoqi teshat e veta shpejt dhe ia veshi diktatorit të vdekur ndërsa vetë i veshi petkat e diktatorit. Para pasqyrës së diktatorit ai vërejti se vërtet i përngjante diktatorit. Menjëherë doli para derës dhe bërtiti, duke thënë se pastruesi i tij i këpucëve e kishte sulmuar. Tha se në vetëmbrojtje e kishte shtrirë përdhe dhe e kishte vrarë. Kërkoi ta heqin dhe ta njoftojnë familjen e tij.

 

* Thomas Bernhard është shkrimtar austriak.

Nga gjermanishtja: E.R.

 

3 komente në “Diktatori”

  1. zana19 says:

    Nje gjetje perfekte per fshiresin tone te kepuceve.
    S’do shume mend te marresh me mend se per ke behet fjale. Edhe po ta kishte shkruar per salen personalisht, T. Bernhard s’do ta kishte shkruante me mire e me sakte se kaq. I shkon fjale per fjale fshiresit tone te kepuceve.

    1. mendertafuti says:

      Nuk eshte krejt e sakte Zana.
      Salihu i shqiptareve vetem ne kohen e lire u eshte lepire kepuceve te bllokmeneve.
      Si zanat paresor ka pasur kujdesin per urinat dhe jashteqitjet e tyre zi analizoje dhe konservoje.
      Mos i perzieni keshtu gjerat duke degraduar personalitete me tituj shkencore ju lutem.

    2. mendertafuti says:

      Nuk eshte krejt e sakte Zana.
      Salihu i shqiptareve vetem ne kohen e lire u eshte lepire kepuceve te bllokmeneve.
      Si zanat paresor ka pasur kujdesin per urinat dhe jashteqitjet e tyre ti analizoje dhe konservoje.
      Mos i perzieni keshtu gjerat duke degraduar personalitete me tituj shkencore ju lutem.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje