Për të kërkukuar zgjatjen e jetës, mjafton që të hapësh derën e një pub-i dhe të pish një birrë. Kështu shprehej maratonisti rekordmen Jean “Buster” Martin, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në moshën 104-vjeçare. Martin u bë i famshëm, pasi mori pjesë në maratonën e Londrës në vitin 2008, e cila zgjati 10 orë. Gjatë pauzave, ndryshe nga maratonistët e tjerë, të cilët merrnin lëngje dhe minerale të ndryshme, ai çlodhej duke pirë birrë. Martin doli në pension vetëm në moshën 97-vjeçare dhe pas kësaj bënte punë part-time.