Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, është zgjedhur si gruaja më e bukur e botës. Përzgjedhja është bërë nga revista “People”, e cila e jep këtë çmim një herë në vit. Para Lopez, këtë çmim e kishte fituar Halle Berry dhe Beyonce. Lopez së fundi është nëna e dy binjakëve, por kjo nuk e ka penguar atë që të paraqitet në një formë shumë të mirë, çka ka bërë që të shpallet edhe si gruaja më e bukur në botë.