Berisha: As Drini nuk mund t’i lajë mëkatet e Ramës

25 Prill 2011, 12:58Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha, në vijim të turit të tij për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit, ka qenë në Pukë. Gjatë prezantimit të kandidatit Beqir Arifi të mazhorancës, Berisha ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai do ta kthejë Pukën në një qytet me standarde evropiane dhe me turizëm të zhvilluar.

“Do asfaltojmë çdo rrugë nga Fierza gjer në Koman. Do lidhim çdo rrugë të komunës me rrugë komëbtare, dhe ujësjellësa kudo për furnizim me ujë 24 orë,  do rindërtojmë një qytet sipas standardeve europiane dhe do bëjmë gjithçka për Pukën turistike”- tha Berisha.

Si në të gjitha takimet, Berisha nuk ka lënë pa sulmuar as rivalin e tij, Edi Rama, duke thënë se mëkatet e këtij të fundit nuk i lan dot as lumi Drin.

“Nuk kam ndërmend të merrem asnjë sekond të vetëm me sharjet dhe shpifjet e Ramës, se ju garantoj se mëkatet e tij nuk i lan as Drini, t’i mbajë për vete se nuk do merrem me to.. do merem me ju.. .me projektet tuaja”, ka thënë gjatë fjalës së tij Berisha.

14 komente në “Berisha: As Drini nuk mund t’i lajë mëkatet e Ramës”

  1. fule says:

    Hajde, o ba dhe Puka evropiane dhe nyje turistike. Tasni dua te shof eufori komentesh nga katnaret ne vijim.

    1. eddy says:

      te gjithe thone se e e dine qe komunisti berrisha flet kot me nje fjale genjen por cuditerishte 30 perqind votojne per te mos valle kjo eshte pjese e popullsise e semure nga alzheimer apo ipjesa injorante e shqiperise dhe ne raste se eshte e vertet qenkan shume injorant ne shqiperi

  2. LORA says:

    Do te,do te,do te,do te,,,,,,,,,,,,,,beje Puken e gjithe Shqiperine turistike.Kur????? Ne infinit.
    Pas do te-ve te tij vijne sulmet mbi Edi Ramen edhe pse perbetohet ne cdo rreze qe nuk do te merret me me te.Po me cfare te merret;me do te-rat e tij qe nuk vijne kurre?Keshtu qe deri ne fund te kesaj fushate eshte i denuar te merret me shkelqimin e Rames,se do zoti vjedh,nga ky shkelqim, ndopak per vete.Eh dr. Tyryry-ja me tyryry e nise dhe me tyryry do ta bitisesh.

    1. Aniko says:

      Lora je e madhe

  3. rrapi says:

    mekat me te madh se vrasja e njerzve nuk ka,, te saliut nuk i lan drini … kurse mekatet e rames mjafton lana…

  4. vinny says:

    “Do asfaltojmë çdo rrugë nga Fierza gjer në Koman. Do lidhim çdo rrugë të komunës me rrugë komëbtare, dhe ujësjellësa kudo për furnizim me ujë 24 orë, do rindërtojmë një qytet sipas standardeve europiane dhe do bëjmë gjithçka për Pukën turistike”-

    Po mire, ç’fare e ka penguar Berishen ti beje keto deri tani, pasi eshte prej 6 vitesh ne krye te qeverise !!!!

  5. hasan says:

    Ne fjalorin e gjuhes shqipe fjales mekat duhet ti shtohet nje sinonim i ri -sali.Saliu eshte mekati vete.

  6. nari says:

    Mekatet e tua nuk i lan as Nili,mor shpellar i ndyre.
    Ato mekate jane para syve te te gjtheve dhe nuk mund t’i mohoje dot askush.

  7. devolliu says:

    Vrasësi i shqiptarëve, kryekrimineli i Shqipërisë, flet për mëkatet e EDI RAMËS.

  8. saimir says:

    z.Shpellar!Se pari te takon te refesh mekatet e tua,duke filluar qe nga viti kur zhduke nga kjo faqe dheu Hysni Kapon e deri me 21 Janar me 4 te vraret ne kembet e selise tende kur drekoje me miqt!E gjithe rruga jote “shpellarak” eshte e vaditur me gjak e e gjithe kariera jote eshte e shkelur mbi kufoma.Sa per premtimin qe u ben Pukjaneve te vobekte ,ndertou ndonje fabrike demontimi e e mbyll hesapin me ta.Se fundi nuk na thua sa pasaporta amerikane disponon se per ato diplomatike i dime dhe sa shifrore i ke ,apo si te Lulit?

  9. shabani says:

    O Fule.
    Mos u cudit mer daje,eshte normale “LUM SI ATA QE JETOJNE NE PUKE”
    Mua me osht bo truri sallat! jam nga Tirona por jetoj ne Florida, por e kam da mendjen,po fitoi Sal shpellari une do kthehem ne Shqiperi. Vetem se ne Tirone nuk jetoj dot me sepse aty fiton Edi,ju them te gjithe ju qe komentoni,ju lutem me jepni nje mendim ku te jetoj,ne Puke?Skrapar?Tropoje?Rreshen?Tepelene? Eh sa problem e kam !JU LUTEM ME NDIHMONI

  10. eli-Tiv says:

    ……Saliu ka problem te madh me Mekatin….ka frike te qaset mekateve te tij …e fillon e i delogon ato…Jo Sali….do te perballesh edhe me mekatet e tua…a’snje ska shpetuar.
    Vetem nje gje me shqeteson….c’fare mekati kemi bere e vazhdojme te bejme.. qe te kemi nje si ty ne krye??

  11. hajriu says:

    Po e sakt qe mekatet e rames nuk i lan as drini , por te tuat or sal nuk ka oqean qe ti laj .Prandaj ka ardhur koha qe ju funderrinat e politikes se dhunshme dhe shterp te largoheni nje sahat e me pare se na vjen per te vjell kur ju shohim e degjojme.

  12. beso says:

    Berisha do bere prift

Comments are closed.

Lini një Përgjigje