Ja sa taksa paguajnë Liri e Shkëlzen Berisha dhe Sokol Olldashi (FAKSIMILET)

19 Prill 2011, 11:51Politika TEMA
Ja sa taksa paguajnë Liri e Shkëlzen Berisha dhe Sokol Olldashi

Nga Erion Braçe

Deputet i PS

 

Lulëzim Basha ka 3 javë që po ju thotë qytetarëve se paguajnë 82 taksa në Tiranë.

Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zonja Liri Berisha: janë vetëm 3 taksa, në vlerë 9180 lekë ose 765 lekë në muaj ( për shkak të shtëpisë 175 metra katrore).

Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zoti Shkëlzen Berisha: janë vetëm 2 taksa, në vlerë 5500 lekë ose 458 lekë në muaj.

Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zoti Sokol Olldashi: janë vetëm 3 taksa, në vlerë 7600 lekë ose 633 lekë në muaj.

Lulëzim Basha gënjen!

Sot në Tiranë çdo familje paguan vetëm 3 taksa në muaj dhe vlera mesatare e tyre arrin në 550 lekë.

Vetëm 550 lekë në muaj që është më pak se:

600 lekë në muaj TVSH për 1 bukë në ditë,

800 lekë në muaj TVSH për një faturë të energjisë elektrike,

909 lekë në muaj TVSH për një faturë telefoni të thjeshtë. E kështu me radhë me çdo faturë e çdo produkt që blen.

Lulëzim Basha gënjen!

Sot në Tiranë, çdo familje i paguan 550 lekë në muaj Bashkisë, ndërkohë që një familje me të ardhura mesatare i paguan 35 000 lekë në muaj qeverisë, pra 70 herë më shumë!

Me qartë, në çdo 100 lekë taksa, një familje në Tiranë 1.6 lekë ja paguan Bashkisë dhe 98.4 lekë ja paguan Qeverisë.

Lulëzim Basha është në këtë garë për të gënjyer, ndaj ka humbur që në nisje!

Taksat e paguara nga Liri Berisha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Taksat e paguara nga Shkëlzen Berisha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Taksat e paguara nga Sokol Olldashi

 

9 komente në “Ja sa taksa paguajnë Liri e Shkëlzen Berisha dhe Sokol Olldashi (FAKSIMILET)”

  1. vinny says:

    “Lulëzim Basha gënjen!

    Sot në Tiranë, çdo familje i paguan 550 lekë në muaj Bashkisë, ndërkohë që një familje me të ardhura mesatare i paguan 35 000 lekë në muaj qeverisë, pra 70 herë më shumë!”

    Nese ndjekim llogjiken e Braçes, nje familje me te ardhura mesatare paguan 35 000 leke ne muaj qeverise ose 250€/muaj, ose 3000 € ne nje vit TAKSA !!
    Erion Braçe, nese Lulezim Basha genjen ashtu si dhe mundohesh ta provosh me kete deklarate, kjo nuk te jep te drejten te genjesh dhe ti e te manipulosh.
    Qe te paguash 3000€/vit taksat mbi te ardhurat duhet te fitosh te pakten 30 000€ ne vit ose 2500€ ne muaj.
    Mbi cilat kritere, nje familje qe fiton 2500€ ne muaj quhet famile me te ardhura mesatare ne Shqiperi kur rroga minimale eshte 110€ ne muaj!! Qe kur nje familje quhet me te ardhura mesatare kur ajo fiton 22 here me shume se rroga minimale ne muaj!?

    1. Laerti says:

      Ky është mandat arkëtimi i taksave të paguara nga zonja Liri Berisha: janë vetëm 3 taksa, në vlerë 9180 lekë ose 765 lekë në muaj ( për shkak të shtëpisë 175 metra katrore).

      Po flet per taksat vjetore me duket, dhe llogarit dhe mujoret. ose e kupton ti keq ose une. me jep zgjidhje.

    2. fule says:

      He more si jeni katandisur si legena. I dilni ne mbrojtje shpellarit ne cdo hap me lloj lloj llogaritjesh banale. Ore nuk eshte turp te thuesh se nuk e duam demokracine. Ne disa vende arabe shumica keshtu jane, nje rroge e rrofte sovrani.

  2. elena marko says:

    Maskarada e rradhes. A kane sy dhe veshe shqiptaret qe te shohin keta maskarenj qe e ropen shqiptarin e shkrete ? Deri kur do te vazhdohet keshtu ??? Ata per te goditur Raman cfare nuk po shpikin . Sot po ju digjet shpirti per Tiranen apo qytete te tjera . JO Jo Jo Atyre ju duhet vetem vota jone .. KURRE ME

    1. vinny says:

      Nese Fatos Nano me shkoe sdo kishte vjedh ne ate fare feje popullin shqiptar, sot nuk ma do mendia se do kishim ne krye Sali Berishen me shoke. Ti se ke keq, me mire Rama se Basha, po deri tani perveç bojkotit PS-ja me opoziten nuk kane propozuar diçka atraktive per popullin shqiptar, keshtu qe perzgjedhja eshte shume e reduktuar, per te mos thene nuk ka fatkeqsisht.

  3. Andrea1980 says:

    Nje person me rroge mesatare prej 80.000 leke te reja Nqs kete mund ta quash mesatare se jam shume e sigurte qe nje kryefamiliar zor se ja arrin kaq)i paguan qeverise 8000 leke te reja ne muaj (taksa e sheshte )+ 8960 leke ne muaj sigurime shoqerore dhe shendetsore (pjesa e punedhemarresit) bashke bejne 16960 leke ne muaj x 12 muaj bejne 202.800 ne vit dmth vetem kryefamiliari. Llogarit nje bashkeshorte me rroge 60.000 leke ne muaj me taksen e sheshte 6000 leke te reja ne muaj + sigurime shoq shendetsore 6790 leke =12790 leke ne muajx12 muaj=153480 ne vit. Totali i nje familje eshte 153480+202.800=356280 ne vit, ty mund te te mos te duken 3000 euro ne vit por jane 2544 euro qe per mua jane shume eshte gati 1/3 e rroges per qeverine a e kupton. Kjo vetem per faktin qe personat me kete lloj rroge jane me te thjeshtat per tu mbledhur . Nje i punesuar nuk ben dot evazion fiskal. Dhe prit ku je se ne jana te 2012 do te te duhet te besh deklarate mbi te ardhurat dhe shpenzimet, ku ku per ne……?!

    1. Andrea1980 says:

      per te mos folur pastaj per taksa te tjera qe na i marrin ne menyre tinzare, se te siguroj qe ne na i marrin te gjitha, tvsh per te gjitha llojet e artikujve qe biznesi eshte i detyruar te ti shkarkoje ty se vete si paguan dot, televizioni shqiptar, makina por pervec kesaj ketu ka nje hile te madhe per jeten tone nga ana e qeverise: Qeveria po ti merr keto taksa per rruge , uje , drita, arsim , shendetesi ketu fillon dhe e “futmja”: rruget po fillon ti ndertoje porrrrr po ti ve nga nje takse mbrapa, ujin ta rrit cmimin sipas qefit dhe e ke me orar, perpos kesaj nuk eshte i pishem dhe ti detyroesh te blesh per te pire (tjeter takse kjo) *dhe te me ndjesh kur te them se i detyruar nga varferia shkon blen uje 5 kilesh qe nje zot e di se ku mbushet se taksat qe paguan ndaj qeverise per kontrroll higjenen e ujit nje zot e di se ku shjkojne) kalojme te dritat -le qe cte te them per dritat ti e di vete sa te marrin ne muaj, te dridhet dora te ndezesh nje kondicioner, te qelbet shtepia po te vesh gazin dhe kur e ve duhet te na mbledhi soba me gaz ne nje vend se po vajte nga dhoma tjeter te lexosh ate mesosh pirdhi ne te se ilace ftohje te behet, kalojme te arsimi leqe kjo diplome qe merr ne kete det diplomash, masterash, doktoraturash svlen nje grosh por dhe qe ta marresh shteti te cilit ti i paguan taksat te thote ja ku ke dhe privatin se une kaq kapacitet kam te rrrofte qe ja paguan keto taksa, shkojme dhe me tej te shendetsia e te spitalet tona te felliqura: po ste pelqyen thote shteti ke dy rruge jepi rryshfet mjekut dhe me ndihmen e zotit edhe mund te shpetosh nga infeksioni )qe spati turp zuri dhe ministrin vasili) ose ja ku ke privati dhe ne ate pike te dhjefsha mu ne takse qe te merr shteti ,
      E kuptove tani i dashur vinny sa te vlen lekura, je nje mize qe kalon rruges dhe te shtyp S’ ariu madh po te kete qef………ah po su beme njehere njerez ne joooooo

  4. mando says:

    luli ja fot kot the po genjen,por the erioni jo ka fut kot ose keta nuk kane asnje lidhje me realitetin.te marresh 45000$ ose 30000 euro ne vit je nje familje me te ardhura mesatare ne usa ose ne euro jo ne shqiperi, erioni me sa duket flet per vete the shoket e tij (PD&PS) te dyja pjelle e PPSH

  5. Sofi says:

    OK, e kuptoj ‘specin’ me familjen Berisha, po taksat e Olldashit pse jane perfshire? Apo eshte marre si shembull i pales se trete ? ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje