Elsa Ballauri ka reaguar dje në gazetën Panorama ndaj një editoriali të gazetës Tema rreth takimit të një forumi elektoral të Partisë Demokratike, me kandidatin për kryetar bashkie Lulëzim Basha. Siç mund të lexohet ende online, editoriali nuk etiketon dhe as fyen asnjë nëpunës, intelektual apo ekspert që merr pjesë në atë takim. Thjesht përpiqet të sqarojë se bëhet fjalë për një forume elektoral të Partisë Demokratike dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Në shkrim vërtet është përmendur pak më shumë zonja Ballauri, por jo për shkak të rëndësisë së saj, por për shkak të asaj që ne vazhdojmë ta quajmë të rëndë, dhe që ka të bëjë me vrasjen e katër qytetarëve në një protestë politike, vrasje për të cilën është përgjegjës direkt ish Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.
Tani ne e kuptojmë që e kemi tepruar duke e quajtur zonjën Ballauri si veprimtare të të drejtave të njeriut, pasi mendonim se ishte ende e tillë. Nga shkrimi i djeshëm u sqaruam se ajo kishte shkuar aty jo si veprimtare e të drejtave të njeriut. Pas kësaj ne jemi të pafuqishëm ta hetojmë se çfarë është tjetër kjo zonjë po qe se nuk është veprimtare e të drejtave të njeriut, për qendrën e së cilës dhjetëra donatorë kanë harxhuar miliona dollarë.
Po ashtu e kuptojmë se e kemi tepruar që kemi tentuar ta përfytyrojmë si një veprimtare aktive e të drejtave të njeriut që shfrytëzon rastin për të gjetur një përgjegjës për një masakër me katër qytetarë të vrarë dhe e vë atë me shpatulla prej muri. Nuk e dinim që zonja Ballauri ka hequr dorë nga kjo punë, por jo nga të ardhurat që përfiton prej kësaj pune. Si çdo njeri, zonja Ballauri ka të drejtën e saj të mos jetë veprimtare e të drejtave të njeriut, ka të drejtën e saj të jetë pjesë e një fushate politike, aq më shumë ka drejtën e saj të shkojë në forume të tilla elektorale për të debatuar për qytetin. As që kemi ndërmend t’ia heqim këto të drejta zonjës Ballauri. Bile as të drejtën të pyesë Edi Ramën pse organizoi “puç shteti”, pse mbron “laviren” e Bulevardit, pse merret me “horrin” e Presidencës, apo pse nxiti njerëzit të kërkojnë të drejtat e votës, të drejtat e punësimit, të drejtat e shanseve të barabarta, të drejtën për të mos u vjedhur dhe poshtëruar nga administrata dhe sistemi gjyqësor. Keqkuptimi jonë ndaj saj ka të bëjë me përfytyrimin që ne kemi për aktivistët perëndimorë të të drejtave të njeriut, që mes shtetit agresor dhe qytetarit viktimë, janë gjithmonë në anën e qytetarit.
Në realisht nuk duam të shkelim asnjë të drejtë të zonjës Ballauri për të qenë pjesë e politikës dhe fushatave elektorale në Shqipëri. Tani e tutje nuk do ta ngatërrojmë më me veprimtaret e të drejtave të njeriut, një racë në zhdukje në vendin tonë. Është e rëndë pasi një pjesë e kësaj race janë majmur duke abuzuar me fatkeqësitë e qytetarëve dhe tani guxojnë të mendojnë se viktimat kanë nevojë për mëshirë, për tu dhënë ndonjë rrogë si pastruese në shtëpi, dhe jo për tu dhënë dinjitet si qytetarë, për të mësuar se kush u vrau djalin, kush u vrau burrin dhe kush i ka lënë në mëshirë të zonjës Ballauri për të keqpërdorur dhe fatkeqësinë e tyre. Ne i mirëkuptojmë të drejtat politike, elektorale dhe aspiratat qytetare të zonjës Ballauri, por më shumë çmojmë dhe mbrojmë të drejtat e viktimave të këtij pushteti. Dhe duke u keqkuptuar me ish veprimtaren e të drejtave të njeriut, e financuar me miliona dollarë nga Perëndimi për këtë çështje, menduam se ajo ishte në vendin e duhur, përballë njeriut të duhur, në kohën e duhur, për ta ballafaquar atë me njollën më të errët që mund të ketë një politikan gjithë jetën në shpinë: Vrasjen e katër qytetarëve.
Comments are closed.
Nuk e kuptoj pse i jipni pergjijge kesaj hajdutes.Ka 20-vjet qe vjedh parate nen petkun e te drejtave te njeriut.Kjo gjithemone sperdridhet neper televizione se cpo thote,po hallin e ka tek donacionet(ne fakt nuk ka vjedh keq jo,ka bere shume pare)Mund te jete si drejtuesja me jetegjate dhe me hajdutja per sa i perket OJQ-ve.
shume shkrim i goditur!
shoqeria civile ne shqiperi eshte kthyer ne nje rrumpalle qe vetem i ben qefin kujt eshte ne pushtet,,njerez me shkolle e gjoja me kulture qe akoma kan kurajo te mbrojne vrasesit dhe te fajesojne viktimat,aq me keq ku krimet shteterore kryhen ne mes te dites,pa ligj e pa gjyq,,intelektuale “jo partiakte” vetshpallur me tituj e me grada qe sulmojne opoziten ,vetem ne keto anet tona gjen,,sikur shkelqyer fare te qeverrisi Berisha,sikur asnje gabim mos te ket bere ne keto 21 vite pluralizem,sikur 99% e shqiptareve te dalin shesheve e mos ta lene te iki edhe po ka ndermend,,keta birbot qe kan dy fije mend me shume,qe kan “kulture me shume”.qe e mbajne veten per intelktuale,duhet te te jen te paret qe duhet te thone “MJAFT”se e beri balt,e sidomos kur Gomari thot qe do qendroje edhe 25 vjet,,,por keta surreter qe megjith ato mysybete e krime qe ka bere Berisha kan kurajo te sulmojne opoziten poshtersi me te madhe nuk besoj se mund ti bej dikush tjeter kombit te vet
bravo Tema! ?
Kjo Ballhauri kurrë nuk ka mbrojtur të drejtat e njeriut, gjithmonë ka qënë mbrojtëse e pështirë e poshtërsive, kusarive, krimeve e zullumeve të Saliut.
Fatkeqësisht ka shumë plehra ballhaurësh Shqipëria, prandaj lëngon nën diktaturën neo fashiste të SALI gEDDAFËVE.
Kjo Ballhauri kurrë nuk ka mbrojtur të drejtat e njeriut, gjithmonë ka qënë mbrojtëse e pështirë e poshtërsive, kusarive, krimeve e zullumeve të Saliut.
Fatkeqësisht ka shumë plehra ballhaurësh Shqipëria, prandaj lëngon nën diktaturën neofashiste të saligeddafëve.
Lexoni te nderuar opinioniste se c`fare shkruan zonja Ballauri ne artikullin e “Panorames” per shqiptaret qe jetojne jashte:
“Kohët e fundit ndjek herë pas here komentet që bëhen në internet për opinione e shkrime të ndryshme në gazetat shqiptare. Edhe atje shoh shumë qartë dëshirën për të hapur varrin e tjetrit. Një pjesë e madhe shqiptarësh që kanë lënë Shqipërinë për arsye nga më të ndryshmet dhe që gjithmonë e më shumë pretendojnë se janë truri i ikur i atdheut, kane një mllef dhe pozicionim ekstrem të gjykimeve të tyre ndaj shkruesit, aq sa të vjen keq dhe mendon se sa pak iu ka influencuar apo i ka zbutur mentaliteti i vendeve të zhvilluara ku jetojnë. Ajo që të bie në sy është inati se si i drejtohen tjetrit, sa pak etikë njerëzore ka në të folurën e tyre. Unë e kuptoj këtë inat, natyrisht që është i përzierë edhe me keqardhje për ne këtu dhe për ata që detyrohen të rrinë atje, të bëjnë çdo lloj pune, të mërziten gjatë, të kenë nostalgjinë e vendlindjes e ndërkohë vendlindja nuk u krijon dot kushte normale për të jetuar…. Halli im është faji i tjetrit. Askush nuk e pranon dot përgjegjësinë, por e delegon atë jashtë vetes.”
Eshte indinjuese agje tjeter….
Nuk eshte thjeshte indinjuese. Eshte shume me keq. Zonja Elsa Ballauri, juridikisht mund te jete ne krye te te ashtuquajtures organizate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, pasi eshte kapur me thonje e me dhembe pas kesaj “anijeje”, pasi prej saj siguron miliona nga donatoret. Faktikisht ajo nuk eshte me e tille. Arsyeja e pare eshte se ajo quan njerez ( per te cilet thote se u mbron te drejtat) vetem ata qe jane rreshtuar, tamam si ajo, ne krah te pozites qe ka uzurpuar pushtetin. Opozitaret, per Elsen, nuk jane njerez qe meritojne mbrojtje. Me kujtohet nje debat ne nje TV, ku merrte pjese edhe Elsa. E dini se c’tha? Kater te vraret nga dora kriminale e qeverise ne Bulevard, nuk i ka vrare qeveria. Sipas saj, nuk i ka vrare, pasi nuk kishte ineters per t’i vrare. Cfare cinizmi, madje cfare fashizmi. E shikoni, o shqiptare se cfare organizate eshte ajo qe paguhet per te mbrojtur te drejtat tuaja, kur ne krye te saj eshte Elsa Ballauri. Elsa! Une te refuzoj! Ti je thjesht nje sherbetore e peshtire e regjimit me te keq qe ka njohur ndonjehere Shqiperia. (Ky regjim eshte edhe me i keq se sa ai komunist, pasi ai te pakten e pranonte qe ishte diktature. E kishte edhe ne kushtetute, ishte diktature e proletariatit. Ndersa ky i sotmi pretendon se eshte demokraci.)
Disa kohe me pare Elsa Ballauri ka shkruar- Në shoqërinë njerëzore, liria nuk mund të jetë e pafundme, ndryshe ajo kthehet në anarki dhe është nje boomerang që vjen e na qëllon neve vetë. Për këtë arsye edhe koncepti i lirisë, cilësohet nga filozofia politike në pozitive dhe negative. Unë mendoj se njeriu është gjithmonë në kërkim të definicionit të lirisë dhe kjo është një nga gjërat më të bukura të tij. Në botën e tanishme moderne janë përcaktuar përmasat dhe kufijtë e lirisë. Ne Shqiptarët i njohim mjaft mirë tashmë, por nuk dimë t’i zbatojmë.
-Atehere kush eshte mynyra si si shqiptaret duhet ti zbatojme keto definicione te lirise Zonja Elsa..?Duke sakrifikuar jete njerzish si ne Gerdec,ne Bulevard,ne miniera,ne rruget automobilistike,a po duke eleminuar kundershtaret politik si Z.Xhindi ne Fiere etj…etj..dhe ju zonja Elsa qe mbroni te drejtat tona,nuk begenisni te shkelni nje here te vetme ne nje nga 26 familjet qe humben te afermit e tyre ne Gerdec per mbi jetese,a po te flisnit nje fjale te ngrohte per Ziver Veizin,viktimen e vathes se Bashes…
Paradokse…Se ka te tilla manipulatore ne shoqerine tone,pa mbi jeton kaq gjate kasta e nje pushteti,qofte ky i te majteve(kur Fatos Nano vrau nje njeri me makine dhe nje gjemb nuk i hyri),po ashtu dhe i djathteve qe shembujt per ate jane te pafund…
Eshte lehte te mbash leksione neper emesione TV zonja Elsa,ato tipe leksionesh qe tunden si laviersa me drejtime e kuptime te dykaheshme,qe ne asnje nga ato leksione askush nuk nxjerre nje perfundim mbi te verteten e lirise njerzore.
Keto leksione per te drejtat njerzore,kane qene,jane e do te jene mjergulla per te mbuluar gjithmone vrasesit e vertete te te drejtave njerzore,ashtu sic kane vepruar dhe vepronI edhe ju zonja Elsa,vetem e vetem qe ti zgjasni agonine nje pushteti,si dhe per te thithur fonde te pafundme ne emrim ‘tim’,qe nuk dihet se cila vorbull i perpine ato fonde…
Ju pershendes z/zj Estilen dhe aprovoj fjalet tuaja.Perse i duhet Ballaurit,qofte per hipokrizi, te vizitoje familjet e masakruarvete Gerdecit, nga shteti gangster?A do t’i dilte ndonje fitim nga kjo?
E njoh qe ne shkollen e mesme P.N.Luarasi dhe ju siguroj ,te nderuar komentues,qe kjo eshte filozofia e saj;zhvatje nga nje ane e bla,bla,bla nga ana tjete.Eshte teresisht mediokre.Synimi destruktiv i politikes per te emeruar si “shoqeri civile” njerez qe nuk kane lidhje e nuk duan te dijne asfare per Shqiperine reale,patjeter qe do te kishte kete rezultat.Jam e sigurt qe ky diskretitim,shoqeruar me mbyllje rubineti per te,jane arsyet pse kjo Ballauri nuk qenka me “shefja”e mbrojtjes se te drejtave civile.Dua te mos harrojme masakren e qeverise Nano te 9 janarit 2004,qe la te vdisnin nga i ftohti 22 burra e gra gati ngjitur me Kepin e Karaburunit,e per te cilen nuk kam degjuar ne ate kohe qofte nje fjale ne mbrojtje te tyre,nga Ballauri. I lutem,kujtdo qe ka respekt per jeten e njerzit te denoncoje cfare di mbi shushunjen “shoqeri civile”.
Nuk mund te gjykoj mbi kontributin e znj. Ballauri ne drejtim te permiresimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi pasi nuk e njoh punen e saj dhe s’kam pse bej nihilistin pa te drejte, por per rastin ne fjale kam te drejten te gjykoj sikurse paska bere dhe Tema dy dite me pare.
Znj. Ballauri, nese ju nuk keni ngritur zerin ne momente kritike te ketij vendi per t’u zbatuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe rasti flagrant eshte ai i 21 Janarit, atehere keto takime qe beni ju jane thjesht makiazh per te zbukuruar fytyren e Lules. Nuk duhet te degjohesh vetem ne rastet kur dhunohet ndonje homoseksual apo fatkeqesisht komuniteti rom, por dhe ne rastet kur njerezve u mohoet e drejta per te tubuar, e drejta per t’u trajtuar njerezisht pas tubimit dhe jo kafsherisht nga policia e shtetit, e drejta per te lexuar voten e vet, e drejta per te pasur nje televizion publik asnjanes dhe jo TVPD-ne. Jane keto te drejta themelore qe nje taksapagues i cdo shteti te vetquajtur demokratik duhet t’i kete dhe ti zonje e dashur duhet te ngresh zerin e jo te behesh pale me shkelesit e ketyre te drejtave dhe lirive.
Meqe ra fjala me siper, minimalja a i kerkove gje llogari ne takim Lul-it pse horrat e Saliut qe dhunuan romet vazhdojne te livadhisin te lire?
Ermal,
E thene shume bukur. Argumente qe perkojne shume mire me kuptimin e te drejtave te njeriut. Perse nuk e zgjeron kete koment pak me shume dhe botoje si opinion ne gazete? Ne kete menyre mund te lexohet nga nje numer me i madh lexuesish.
Zonja Ballauri para se te gjykosh mendimin e te tjereve duhet te gjykosh veten sa e drejte je ne veprime dhe te folur.Servilizmi nuk i duhet askujt.
Metoda me e mire e disa shqiptareve prane Berishes[qofte dhe Z.Berisha] jane pasuruar nga ky bisnes.Ju bej thirje donatoreve te kontrollojne keto veprimptari,por e keqja eshte se sala i kompromentuar te gjithe.Te Lumte Mero!
Diktatoret gjithmone kane nevoje per ”intelektuale” te tille: dikur Enver Hoxha kishte Sali Berishen dhe tani Sali Berisha ka Elsa Ballaurin.
Zonja Ballauri sa kohe keni qe jeni kliente VIP ne banke…mire ecin donacionet me duket. Te tille oportuniste kane hapur kudo pseudo-shoqata qe vegjetojne mbi mediokritetin e shoqerise sot, thjesht per te bere lek dhe perfitim personal.
@ Claus: Faleminderit per citimin, tani pata mundesi te lexoj artikullin e plote tek Panorama. Eshte per te ardhur keq qe Znj Ballauri shprehet ne kete menyre per emigrantet shqiptare. Personalisht, nuk me kujtohet te kem bere “deklarta” te tipit emigrantet shqipatre jane ikje e trurit, etj etj, sic shprehet Znj Ballauri, e aq me pak jam perpjekur per t’i “bere varrin” tjetrit. Nese Znj Ballauri ka ne mendje komente te vecanta te bere nga persona te vecante, atehere perse nuk i perfshin ne shkrimin e saj?
Kam pershtypjen se menyra e shprehjes se Znj Ballauri vec krijon stereotipe te pabaze qe nuk i sherbejne kujt. Sipas artikullit qe po citoj nga Ekonomisti: “Albanian migrants working in western Europe and America send home almost $1 billion a year in remittances.” (mund ta gjeni te plote ketu: http://www.economist.com/node/9657129?story_id=E1_JGVSTNJ).
Cfare dua te them eshte se keta shqiptare qe e kane lene shqiperine nuk jane aspak anti-shqiptare, sic po me krijohet pershtypja nga shkrimi i Znj. Ballauri, dhe nuk i vlen kujt karakterizimi i tyre si njerez qe dashkan t’i “hapin varrin” tjetrit. Sic thashe dhe me siper, Znj Ballauri mund te citoje komente specifike dhe jo te fuse qindra mijra shqiptare nen kategorine “varre-mihes te pakulture”.
tung
Zonja Ballauri me kujton ato thirrjet e shpifura dhe kercenimet qe u bente regjimi i Ramiz Alise atyre qe kishin hyre ne ambasadat e huaja ne 1991.Kjo zonje ka sabotuar edhe ne ceshtjen e Gerdecit.Gjithe synimi i saj nuk ishin te drejtat e njeriut sepse atje u vrane njerez nga ministri Mediu dhe qeveria e Berishes,ajo u perpoq ti bej virtualisht fajtor ata qe punuan aty.Si nje sherbetore e ndyre e pushtetit luajti fort edhe mediatikisht per ta zbutur ndikimin dhe perceptimin e opinionit.Nenen e viktimes se Gerdecit Resmie Kranjes e ka marr ne pune si pastruese shtepie si nje xhest bamiresie por qe tregon edhe abuzimin e kesaj zonje me fondet e akorduara per OJQ qe ajo drejton.Dhe siper cudi tani ajo eshte aktiviste ne fushaten e Lul Sali Bashes…..
Por ajo qe ben zonja Ballauri tregon mentalitetin e intelektualeve tane ,qe eshte gjithmone mentalitet servil e lepires bythe ndaj pushtetit
Edhe ne kohen kur Sala ishte ne opzozite , Ballauri mbante krahun e Nanos qe ishte ne pushtet atehere
dhe Sala atehere ankohej kunder saj
Pra eshte dicka qe ka te beje me mungesen e kurajos civile qe kane intelektualet tane ne pergjithesi
–Dmth ata behen me te ate qe eshte me i forti , jo me ate qe ka te drejte
, Ndaj opozita shqiptare ka nje detyre te dyfishte
Jo vetem te vije ne pushtet por edhe te Krijoje kushtet demokratike per civlizimin e shoqerise shqiptare……