Në politikën austriake sigurisht ka probleme më të rëndësishme se ndërtimi i një Parlamenti prej 300 milionë eurosh. Kështu shkruhet në kokë të artikullit tashmë shumë të debatuar të gazetës austriake “Wiener Zeitung”. Por një projekt që ngec në debatin hamletian të politikës së një prej shteteve më të pasura të Europës, çan përpara pa dilema në shtetin më të varfër të saj, në Shqipëri. Edhe në Tiranë përgatiten të ngrenë një ndërtesë të re për Parlamentin. Dallimi është se autoritetet në Tiranë nuk kanë deklaruar se sa miliona do i kushtojë publikut një investim i tillë. Me siguri shumë. “Wiener Zeitung” i mburr politikanët e Tiranës si më të guximshëm se ata austriakë. Por kush i njeh sado pak statistikat e ekonomisë shqiptare, prapa një guximi të tillë nuk mund të mos zbulojë vetëm marrëzi qeveritare, papërgjegjshmëri dhe demagogji populiste. Mjafton të krahasojë situatën në të dy vendet.
Po t’i referohesh World Fact Book të CIA- s do shikosh që për vitin 2010 Austria regjistroi një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) prej 332 miliardë USD ndërsa Shqipëria vetëm prej rreth 23 miliardë USD, përfshirë këtu edhe ekonominë e zezë. Ndërsa në Austri PBB për frymë është rreth 40 mijë USD, në Shqipëri është vetëm rreth 7 mijë USD. Por edhe pse me një prodhim rreth 14 herë më të madh se ai i Shqipërisë, politika austriake është në dilemë nëse duhet t’i japë përparësi një godine të re parlamentare. Por në Tiranë, pushteti tregohet i vendosur edhe pse gjendja është edhe më e rëndë sesa ç’flasin statistikat po të mbajmë parasysh ekzistencën e një diferencimi ekstrem pasuror. Ditën që folësja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, i gëzohej maketit të Parlamentit të ri, statistikat zyrtare (dhe ato nuk e thonë të vërtetën e hidhur deri në fund) njoftonin për ekzistencën e rreth 300 mijë njerëzve në varfëri absolute, ndërkohë që dikasteri që merret me mbrojtjen sociale kishte ngritur disa çadra lecke për strehimin e një komuniteti rom të mbetur pa shtëpi. Romët refuzuan të “strehohen” aq padenjësisht. Por kjo nuk i bëri qeveritarët të mendojnë si ta zgjidhin këtë problem më denjësisht për ata njerëz. Në vend të tentojnë rialokim fondesh në ndërtim apartamentesh, ata janë të vendosur për ndërtimin e një godine të re dhe të kushtueshme parlamenti. Guximi është fare i dukshëm, por qartazi edhe më marrok, po të mbash parasysh se Shqipëria me një borxh publik rreth 60 përqind të PPB, vuan nga mungesa e spitaleve publike si dhe nga gjendja e tyre e mjeruar. Një pjesë e politikës austriake kërkon të ndërtojë një godinë të re parlamenti sepse çatia e godinës ekzistuese pikon. Çatia e godinës së Parlamentit në Tiranë nuk pikon, ai sapo është rikonstruktuar duke i kushtuar taksapaguesve shqiptarë disa milionë të tjerë. Ato që pikojnë janë çatitë e spitaleve por edhe të jo pak shkollave publike. Këto të fundit, për mungesë godinash, janë aq të populluara sa nxënësit ngjeshen si sardele nga 40 e kusur vetë në një klasë. Të tjerë e zhvillojnë mësimin me turne dhe orë të shkurtuara për të njëjtin shkak. Të gjitha rrënojnë cilësinë e dijes që ata marrin. E megjithatë, qeveria vendos të ndërtojë jo spitale e shkolla por një godinë parlamenti. Përse? Deri tani, ato që kemi shkruar evidentojnë aventurizmin dhe papërgjegjshmërinë ndaj shëndetit, jetës së qytetarëve dhe ardhmërisë së fëmijëve ndërsa përgjigja e pse-së, na çon të demagogjia populiste.
Ndërtimi i godinës së Parlamentit në Tiranë ka në themele shkatërrimin e një tjetër godine të kushtueshme. Piramida, godina ish muze e diktatorit Enver Hoxha, është dënuar të shkatërrohet vetëm si një përpjekje e kryeministrit autokrat Berisha për të spekuluar donkishotisht me kauzën e “antikomunizmit”. Në të vërtetë, çrrënjosjes së mendësisë antikomuniste do t’i vlente përdorimi i piramidës si një muze i krimeve të diktaturës. Por autokratit Berisha i duhet që njerëzit ta harrojnë diktaturën dhe piramidën e saj sepse por përgatit piramidën e re të shtypjes. Krimet politike kanë filluar. Pas 21 janarit Shqipëria ka ndërruar thelbin e regjimit. Pas 20 vjetësh nga 2 prilli ku u vranë 3 protestues nga pushteti komunist, sot në Shqipëri është një tjetër qeveri që vret protestues. Shumë mbështetës të Berishës të verbuar nga interesa të çastit nuk duan ta shohin këtë kob. Por nuk është e para herë që ndodh kështu. Shqiptarët nuk kishin sy t’i shihnin për 45 vjet krimet e diktaturës. Ca nuk kanë sy as sot. Gjë që tregon se ende nuk kanë ndryshuar. Demagogjia ka edhe një rrafsh tjetër që shfaqet te entuziazmi i Topallit dhe Berishës për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit pikërisht në kohën kur po i vënë këmbën parlamentarizmit. Më shumë se kurrë sot, puna e Kuvendit të Shqipërisë është e damkosur nga vullneti tiranik i shumicës. Nuk ka demagogji më të madhe sesa t’i dedikosh miliona euro nga buxheti i varfër ndërtimit të një parlamenti të ri në një kohë kur dhunon parlamentarizmin me dhunën e kartonit, sharjen dhe flakjen e deputetëve të opozitës jashtë “prej leckash”. Thelbi i parlamentarizmit në një demokraci liberale matet me shkallën e lirisë që gëzon pakica, opozita politike. Pozita po ngre një godinë të kushtueshme për parlamentarizmin, ndërkohë që po e gropos atë. Dhe a nuk do të qe godina e re një varr faraonik për parlamentarizmin, një piramidë?
*respublica.al
Comments are closed.
Eshte e dhimbshme te mendosh se ne nje kohe kur shqiptaret jane ne kulmin e varferise,kur mijra familjeve u falet pagimi i faturave te energjise elektrike,cifti Berisha-Topalli jene idhtaret e ndertimit te nje parlamenti kaq te kushtueshem,pa llogaritur ketu humbjen miliona eurosh nga prishja e Piramides-Shqiponje.Ne nje kohe kur Shkodra e Lezha permbyten cdo vit,do te ishte me interes te madh mbar kombetare qe keto para te investohen per vepra ne te mire te kombit dhe popullit shqiptar,si Hidrocentrale,shkolla e spitale.Jetojme kohe te mbrapshta.Prishen fabrika,kombinate,uzina,prishen hekurudha,privatizohet cdo gje.Piramida eshte ndertu me djersen dhe gjakun e shqiptareve,prandaj nuk duhet te lejojme qe ky objekt te shkaterrohet por te vihet ne dispozicion te popullit.Askush nuk ka te drejte te tallet me mundin e prinderve tane.Keta deputete sharlatan qe te vjen ndot ti degjosh nuk kane as te drejte morale as politike te shkaterrojne nje veper te tille historike.
Ky parlament duket si central berthamore!
Shume dakort z.Andrea.Keto leke te shkojne per shkolla dhe spitale pasi klasat me nga 30-50 nxenes nuk jane klasa por fshatra afrikane,ndersa spitalet ketu jane njesoj me ato te kampeve te perqendrimit.
po pse nuk gezoheni qe do kemi nje ndertese te mrekullueshme te presim lideret e botes? pse ju vjen kaq keq qe ta shembim kujtimin e atij qeni qe na shtypi e shfrytezoi per 45 vjet? mos valle keni nostalgji? po ta dini se me juve do te shuhet edhe nostalgjia per te brezat e ardhshem do ta shohin ate si figure destruktive dhe si qen te zgjebosur qe na fundosi si komb
Pse mendon kaq ceket o dorand? Kush nuk do te gezohej per cdo ndertim te ri, per nje investim te ri, per nje parlament te ri( jo si thua ti me qellimin e vetem per te pritur lideret e botes), por ketu eshte fjala se kur je me brek neper kembe nuk te le mendjemadhesia e fodulleku dhe shkon e blen kepuce llustrafin. E thote mire Andrea ne kemi spitale, shkolla, rruge mizerabel, Nexhmie Topalli do te ngreje nje godine parlamenti qe ja kalon nga shpenzimet edhe Austrise. Nuk eshte se na vjen keq per prishjen e piramides se Enverit, por do te ishte cmendueri qe ne vend te saj te ngrihet piramida e korupsionit dhe autoritarizmit komunist te Sal-iut dhe Nexhmie Topallit.
dymi po ti krahason te djathtet me komunistat? ti qe mendon kaq thelle po te pyes une ty kur krahason te djathtet me komunistat po te majtet me cilet i krahason?
PO…. ENVERI ESHTE NJE NJOLLE E ZEZE NE HISTORINE E SHQIPERISE ,POR SALIU ME DUKET SE DO JA KALOJE PO VAZHDOI KESHTU .KETA DEPUTETE NUK JANE TE DENJE AS PER PARLAMENTIN E VJETER DHE JO ME PER NJE TE RI .ATA JANE PERGJEGJES SE PER 20 VJET RRESHT SHQIPERIA PO NGELET E FUNDIT NGA SHTETET E BALLKANIT ..DEPUTET NE SHQIPERI =HAJDUT .
Arkitektura eshte nje kryeveper e shek.te 21 ku autori me anen e kesa godine na njeh me te shkuaren e afert te ketij vendi e me historine e personaliteteve me te larta te tij!E thene me ndryshe a na paraqet ne kete arkitekture nje fasade qe ç’do kush do ta kishte zili.Nje bisht avioni i cili tregon se u nis nje here per udhetim por fale “miqeve” qe sot i kemi sheshit ai avion nuk u nis e per pasoje kemi kete qeverisje sot !Pjesa tjeter i dedikohet institucioneve shqipetare qe here ndrihen e here shkaterohen.Me qendren e objektit autori na kujton edhe nje here me mjeshteri”Gerdecin”skrapet qe perpunoheshin atje dhe parlamentarizmi qe nuk e shikonte e ndegjonte nga zhurma e motoreve te avionit qe vazhdonte te ishte i ndezur edhe pse i kishte mbetur vetem bishti!Ne te ardhmen autori ka menduar qe ne qender te saj te vendoset statuja e satrapit Sali duke e mbajtur ne dore Shqiperine e poshte tij “miqt” nga te gjithe kontinentet te kthyer ne kafshe te egra ku satrapi u hedh nga nje cope nga toka shqipetare.Gjithkush do ta kishte zili kete kryeveper arkitektonike sikur mos te binte era amoniak,meqene se ndodhet prane ures.Vete satrapi kete kryeveper e ka veshur me nje diçiture:”Hyp ketu e shiko Stambollin”.Se fundi kam mendimin qe kjo godine mund te perdoret edhe per mozoleumin e “Satrapit Sali”.
as ka per tu ngrit ndonjehere …jane filma te saliut para fushates..do heqi dore shume shpejt nga keto traplliqe, sic harroi te flase prap per centralet berthamor…..
I nderuar z.Stefani.Ju keni kohe qe bashke me disa gazetare dhe intelektual te tjere po i bieni kembanes se alarmit per situaten politike-demokratike dhe ekonomike ne shqiperi.Fatkeqesisht ky alarme nuk po degjohet nga ata qe duhet ti therrasin mendjes per pergjegjesine qe kane para Popullit te vet(nuk po flas per pergjegjesi ligjore pasi ajo deri me tash nuk po duket)Kjo klase politike qe drejton sot shqiperine duket si e droguar dhe e shkeputur nga jeta reale e shqiptareve dhe po jeton me enderra sic beri perpara se ne shqiperi te rrezohej ekonomia dhe shteti si rezultat i tolerimit nga ana e qeverise berishjane te ekonomise piramidale e cila me vone coi ne rrezimin e shtetit me pasoja shum dramatike per mijra jete njerezore.Edhe sot dyshja Berisha-Topalli po perpiqen te demostojne,,forcen, ,me projekte,, Sulltanesh,,pa asnje studim ekonomik(pervec projektit austriak te cilet e fituan konkursin perpara se ai te behej) duke mos menduar se nje levizje e tille kaotike nuk dihet se ku e con bilancin financiar dhe shum mekanizma ekonomiko-shoqerore te shtetit Shqiptar.Kjo klase Politikanesh te ,,dehur,,nga vjelja e frutave ekonomike te pemes politiko-pushtetare nuk shikon asgje tjeter pervec objektivave te vet te pushtetit.Ne vend qe keta para te investoheshin per shkolla e spitale ku arsimohen e kurohen femije shqiptaresh me njemije halle ne kushte aspak njerezore ku gazin per tu ngrohur duhet ta paguajn ata carcafet e spitalit duhet ti sjellin nga shtepia ilacet duhet ti blejne edhe nese shteti i ka cuar ne farmacine e spitalit dhe nese do te shpetosh nga,,vdekja,, duhet te te ndihmojne te gjithe miq te aferm biznesmene apo dhe ndonje ambasador.Kjo eshte klasa politike mashtruese e pa shpirte dhe diktatoriale qe shqiptaret nuk e meritojne.Meqense kemi mberritur ne ket pike nje gje duhet ta bejne Politikane e Shqiperise : Ti japin mundesine Shqiptareve te vendosin vete se nga kush duhet te qeverisen.Nese kjo nuk ndodh te mos cuditet askush kur ,,makina..te perplaset kunder murit.