Një Rajerson “bis”?

18 Mars 2011, 15:11Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në një intervistë të fundit për radion “Zëri i Amerikës”, në dhjetor të vitit të shkuar, ambasadori i parë amerikan në Tiranë i erës demokratike, Uilliam Rajerson, evokonte jo pa nostalgji periudhën kur e kishte përkrahur hapur Partinë Demokratike të sapokrijuar. Një gjest që asokohe u konsiderua më shumë si përkrahje ndaj hapjes së vendit, sesa si një rreshtim i thjeshtë me njërën palë. Aq e vërtetë është kjo, saqë sot, pas njëzet vjetësh, kur ai ndodhet në pension, nuk ngurroi ta bëjë vetë korrigjimin e atij iluzioni deri diku optik, kur u shpreh se “ju e dini që unë e kam mbështetur Partinë Demokratike. Por mendoj se ajo duhet të ketë demokraci brenda radhëve të saj”.  Një mea culpa e vonuar dhe e fshehur me kujdes mes rreshtave, e një diplomati që krijoi një marrëdhënie unike me klasën tonë politike, në një periudhë historike po aq unike.

Në fushatën elektorale ku po hyjmë, ambasadori i ri amerikan Aleksandër Arvizu, pas një starti të vonuar në fund të vitit të shkuar, duket se ka vendosur të luajë fort dhe shpejt. Pothuajse çdo ditë atë e shohim në një podium publik, duke dhënë këshilla e sugjerime rreth sjelljes së palëve ndaj procesit zgjedhor. Dje, për shembull, ai evokoi para studentëve rastin e ish-kandidatit presidencial Al Gore, i cili pranoi në heshtje verdiktin e Gjykatës së Lartë të Amerikës, megjithë pretendimet jo të pakta të demokratëve për numërimin e votave në Florida. Një paralelizëm mjaft delikat dhe i rrezikshëm, në situatën që kalon aktualisht Shqipëria. Por edhe një mesazh që nuk i bën mirë klimës aktuale në vend, përsa kohë që evokohen trauma të tilla elektorale.

Nga ana tjetër, zoti Arvizu duket se nuk po e kuron shumë aspektin e baraslargësisë nga palët në lojë, aq të njohur dhe të respektuar nga diplomatët e huaj në fushatat elektorale. Në këtë aspekt, ai po fillon të ngjajë jo pak, në një kohë krejt tjetër, me paraardhësin e tij të largët Rajerson. Natyrisht që ai nuk është lodhur t’i numërojë vizitat e  tij të fundit pranë forcave të rendit, sepse po ta kishte bërë një gjë të tillë do të mësonte se është ndoshta ambasadori i huaj në Tiranë që e ka bërë më shumë se kushdo tjetër këtë gjest, në hark të caktuar kohor. Dhe kur kreu i këtyre forcave të rendit është një ndër protagonistët e pritshëm më të afishuar të zgjedhjeve të 8 Majit, ky nuk është aspak një detaj i parëndësishëm.

Më tej akoma, në disa muaj qëndrimi në Shqipëri, ai është marrë jo pak me mediat, duke i klasifikuar ato dhe duke bërë kështu, me shumë gjasë, një antireklamë të panevojshme për disa prej tyre. Por më e rëndësishmja ndër të gjitha, ai ka ndjekur një politikë, në mesin e një rrëmujë të paprecedent ku është futur shteti dhe partitë kryesore, e cila përzgjedh në mënyrë preferenciale statu quo-në mbi standardet. Pozicioni amerikan aktual, i artikuluar nëpërmjet titullarit diplomatik të ShBA-së në Tiranë, rrezaton vullnetin për të ruajtur me çdo kusht konturet e një axhende politike formale, në dëm të analizës dhe të kritikës së devijimeve të rënda demokratike që po ndodhin në Shqipëri. Kjo e bën qëndrimin diplomatik të Ambasadës Amerikane në Tiranë të ngurtë e konservator, përballë dinamikës së zhvillimeve problematike shqiptare.

Sot ky vend ka ndryshuar totalisht, krahasuar me dhjetë apo njëzet vjet më parë. Jo sepse ndryshimin e sjellin siglat e fushatave apo propaganda e thatë ditore e njërës apo tjetrës palë, por sepse objektivisht Shqipëria e vitit 2011 ka shumë pak të përbashkëta me Shqipërinë e dualizmit PPSH-PD, të eksodeve masive nga deti dhe toka dhe të një varfërie ekstreme të shtrirë në çdo cep të këtij vendi. Qoftë dhe për këtë arsye të vetme (pasi ka dhe plot të tjera), ky vend nuk ka më sot nevojë për ndonjë diplomaci kujdestare, deri edhe posesive, si ajo e diplomatit të lavdërueshëm Uilliam Rajerson. Ky përcaktim duket sikur bie ndesh në mënyrë të dukshme me dëshirën tonë si shoqëri, për të pasur një arbitër të huaj, në secilin prej momenteve tona delikate. Aspak jo! Mbivendosja dhe paradoksi janë vetëm sipërfaqësorë. Ato zhbëhen në kufirin e hollë që ndan korrektesën dhe angazhimin konkret e dashamirës të të huajve për punët në Shqipëri, me protagonizmin e tyre disa herë të tepruar, për të ndërhyrë edhe aty ku s’u takon.

Ambasadori Arvizu ka këshilluar këto javë, veç të tjerash, që kandidatët për bashkitë e Tiranës e Lushnjës të zhvillojnë debate televizive mes tyre. Megjithë respektin e duhur, duhet t’i kujtojmë atij se në kushtet kur asnjë nga 31 rekomandimet e OSBE-ODIHR në raportin e 28 qershorit, nuk është hedhur ende në tryezën e kompromisit mes partive, në kushtet kur asnjëri nga pretendimet dyvjeçare të opozitës për transparencën e zgjedhjeve nuk është diskutuar konkretisht nga dy partitë e mëdha, në kushtet kur listat zgjedhore dhe komisionerët partiakë qëndrojnë si një bombë me sahat mbi fatin e 8 Majit, e kur KQZ vijon të marrë vendime në kundërshtim me ligjin, ndërsa statusi i saj është vënë në pikëpyetje të fortë nga njëra palë, të propozosh dy debate televizive apo të sugjerosh se një njeri duhet të votojë vetëm një herë, tingëllon paksa e tejkaluar dhe periferike. Sistemi është ndryshuar kohë më parë në këtë vend. Për pasojë, edhe ambasadorët që sillen si në vitin 1991 janë një dekor i një kohe tjetër. Zoti Arvizu natyrisht që ka edhe kohën e duhur, edhe dëshirën përkatëse, që të dëshmojë se nuk është i tillë.

15 komente në “Një Rajerson “bis”?”

  1. tito says:

    ambasadoret keta qerratenj te shkolluar dhe marifetcinj klasik.gjua vete te dhembi qe dhemb.koferenca e londres se shekullit te kaluar ,padrejtesite ne kurriz te shqiperise ndien edhe sot.dhe me mijra episode ambasadoreske,prapaskena,interesa,tradheti e shume te keqia te tjera botes i kane ardhur nga te derguarit te ashtuquajtur ambasadore.spo ndalem tek rajersoni,dihet qendrimi i tij,koha e do e kish harruar por per cudi nje shekull me pas ai vjen perseri me luk dhe fizik tjeter por me te njejtat mendesi.
    arvizuja do harrohet shume shpejt dhe karriera e tij perfundon pas 8 mait,por do mbahet mend shume gjate per vendosjen e raketave amerikane ne token tone.atij dhe amerikes se pret barku per partite dhe smbajne kraun e askujt por primare kane vendosjen e raketave se spo ja pranon askush.dhe per kete do beheshin aleat edhe me djallin.

  2. pumbo9 says:

    Minxhoz,te lumte shkrim i saktte dhe ne kohen e duhur.Sjellja e Z.Arvizu duhet konsideruar nje arsye me shume per te larguar me 8 Maj fatkeqesine e madhe qe ka pllakosur Shqiperine.

  3. Frederik says:

    Faleminderit Mz. Minxhozi , jo vetem per shkrimin e goditur dhe te sakte , por per perballjen e pare mediatike ndaj nje diplomati te huaj qe pavaresisht se perfaqeson nje vend teper mik te vendit tone si USA , politika e ndjekur prej tij ,i ngjan me teper nje sjelljeje personale se sa shteterore. Si eshte e mundur qe ne nje hark kaq te shkurter kohor kur qendrimet e ish ambasadorit amerikan paraardhes i z. Arvizu ishin teper korrekte dhe me sens te larte demokratik dhe papritmas ato marrin ndryshime nga ambasadori i ri , ne kete rast z. Arvizu me nje sens demokratik dhe nivel civilizimi ( kjo e fundit eshte pershtypja ime personale) qe te le per te deshiruar.
    Sjellja e gjithe intelektualeve patriote dhe opozitare duhet te jete e tille si ajo e z. Minxhozi , me argumente dhe fakte te vene para pergjegjesise mediatike dhe nepermjet saj publike, te gjithe ambasadoret qe duan te luajne me fatet e nje populli te tere dhe bejne lojera te tilla te demshme per fatet e nje vendi.
    Edhe njehere faleminderit z. Minxhozi per kurajon dhe cilesine e shkrimit. Urime!

    1. bbb says:

      Nuk jam dakord me ju. Sjellja e ambasadorve amerikane eshte sjellje e miredrejtuar dhe e mirestudiuar e shtetit amerikan per te bere mish mash Shqiperine, ashtu sic kane bere ne tere boten ku ka shkelur Amerika( shif Irakun psh). Pra, edhe sjellja e ARZIUT nuk eshte hic personale, ashtu sic nuk ka qene personale shkelja e ligjeve shqiptare nga ana e Rajersonit, sic ka qwene nderhyrja krejt e ndyre e Mariza Linon ne mosdenimin e Berishes per grusht shteti ne shtator 1998, apo edhe veprimtaria kriminale dhe mafioze e ambasadorit Withers ne trafikun e fishekve ne Gerdec

  4. Frederik says:

    koregjim ortografik – ne pjesen e mesiperme – faleminderit z. Minxhozi –

  5. skender sylaj says:

    O Nero,ke shume te drejte qe shkruan ashtu,por kam pak frike(,dhe kjo eshte frike e mire,) se Arvizu me teper e ka personale me Edin, sepse eshte pak idhnak Ai. Nuk ja fal Edit, qe nuk e degjoi keshillen e tij ne lidhje me mitingun mortor te PS.Ndjehet i fyer sepse askush nuk ka guxuar deri me tani tua kthejne fjalen SH.B.A.(sipas tij).

  6. hasan says:

    Dipllomat legen.Te shkoje ne Islande e te bashkohet me ndonje kope me foka.Gjesh si idiot kur e di mire se e urrejne treçereku i shqipetareve.

  7. reformatori says:

    Bunga- bunga Ambasciatore!

  8. 21Janari says:

    Kam një propozim :
    “Ambasadori” po nxit kandidatët në Zgjdhje të ballafaqohen publikisht. Deri tani, diskursi i tij ka patur vetëm një drejtim : nga “maja” ku ai e vendos veten drejt opinionit publik shqiptar. Ndoshta ka ardhur momenti që një grup gazatarësh ta provokojë atë në debat publik. Nuk ëeshtë normale për një Ambasdor të bëjë diçka të tillë, por edhe sjellja e tij nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljen e një ambasadori, qoftë edhe amarikan. Them se ja vlen provokimi…

  9. Lereni he burra Arixhiun rehat ne pune te vete. A e keni pa ku ka shku tek kalamojt e Tirones dhe u ka fol per demokracin. Te gjithe kalamojte qene te gezum per mndjen e Arixhiut te gjithe e kishin kuptu mire, ma i vogli kishte do pese vite jete ndersa me i modhi si kishte mush hala dhete vite jete. A e mani mende porosine e tije “se te gjithe politikanet i dun te miren vendit” e kishte fjalen per DR. RRUMPALLEN qe shiti detin, qe vrau ata kater burra ne bulevard por edhe per lirin e vetedeklarimit te kombesise. Per te miren e vendit ka bo SALA shume gjona me i numru duhen dite te tana. Por nuk duhet me harru edhe kur tha qe ky SHPELLARI o nje BURRSHTETI i pa pame. SALA i ka cudite tane te hujt ashte i qut dreqi e morte. Hala s’kishte ardhe ky Arixhiu dhe ishin cu nga varri mijra te vdekun me votu per DR RRUMPALLEN. Te gjithe kane te drejte me gezu lirine burra sidomos ata qe kane vdeke nga diktatura. Tani qe DR RRUMPALLA ka ne krah edhe Arixhiun ka vendos me bo nji amnisti me u dhane te drejten e votes tane atyne qe kane vdeke ne kohen e sulltan muratit edhe ata duhet me gezu ate demokraci qe me aq munde e ka krijue dhe do ta mbruj qofte edhe me gjake burra. Edhe vocrraku LUL ka fillu te rritet diten e 21 Janarit ishte tek DOKTORI duhet me vra njerez sot se ka thone vete RAM BUDALLI e kshillonte DOKTORIN vocerraku.

  10. vangjush says:

    Jam dakort me 21 Janarin,duhet cdo dite ta ngacmojne per nje konference shtypi te hapur,nje debat.Dhe sikur te mos pranoje sidomos gazetaret e mediave qe ai i cilesoi si te opozites duhet ti behen pulle te mos i ndahen atje ku te veje dhe e rendesishme eshte te mos japin vetem lajmin por ta analizojne cdo veprim te tij,secili gazetar nga nje analize derisa ti dale boja fare dhe ose te heqe dore ose te dale hapur fare.

  11. Spiro Cobo says:

    Faleminderit, zoti Minxhozi. Analiza Juaj eshte e plote dhe ka te beje me ambasadorin dhe jo me politiken e SHBA-ve per rajonin tone te trazuar. Nuk e di a i lexon zoti Arvizu analizat qe behen ne shtypin e shkruar? Kuptohet, vete nuk ka mundesi t’i lexoje se nuk di shqip. Une merakun e kam se ndoshta perkthyesi qe ja servir nuk e ben mire kete pune. Ndoshta deri aty ka arritur Saliu. Do deshiroja te lexonte jo vetem shkrimet Tuaja, por edhe komentet tona. Do t’i thosha zotit ambasador: Zoti Ambasador, Shkelqesia Juaj zoti Aleksander Arvizu! Mos na ofendoni me. Mjaft me kaq. Po dilni per dite ne TV duke na mesuar gjera qe ne i kemi ditur, mbase me pare se edhe Ju, por qe nuk na kane lene te veprojme njerez, si Kryeministri (jo i shumices se shqiptareve) qe Ju mbeshtesni hapur. Nuk shkon fare te na mbash leksione se cdo person paska te drejten e nje vote. Edhe ne kohen e Enverit cdo njeri nje here votonte, por ishim te detyruar te votonim per ate qe caktonte ai. Madje nuk kishte fare nevoje per numerim. Votonin 100% e zgjedhesve dhe 100% votat ishin per kandidatin e PPSH-se.Kush guxonte ndryshe, dihet ku perfundonte. Sot votojme sipas rregullave qe ka caktuar kryeministri dhe jo sipas Kodit Zgjedhor. Vota numerohet si do Sali Berisha dhe jo si eshte votuar nga cdo votues. Ne kemi 20 vjet qe e njohim kete njeri dhe po themi se ai jo vetem qe i ka vjedhur votat ne te gjitha votimet qe ka organizuar vete, por kete, ai dhe shume mbeshtetes te tij, (veprimet Tuaja po tregojne se edhe Ju jeni bere mbeshtetes i tij, madje nuk do coditemi kur nje dite te bukur, Saliu do organizoje ndonje ceremoni per t’Ju dhe teseren e PD-se) e quajne kete veprim si zotesi te tij.
    Me 15 mars, ne Gerdec, populli e quante Sali Berishen vrases te 26 veteve ne Gerdec, vetem se punonin aty per buken e gojes dhe per te pasuruar familjen e tij biologjike dhe politike, te 4 demonstruesve ne Bulevard se po protestonin ne menyre paqesore (filmimet kane treguar qarte se keta te kater nuk benin pjese nder ata qe “provokuan policine”), dhe Ju perkrah tij, i qeshur si gjithmon. E njejta gje brenda dites u perserit edhe me te akuzuarin tjeter, Lulzim Bashen, te cilit i bete edhe elozhe, se “paska shume pune kete periudhe”. Ne cilin shtet te botes demokratike mund te pushkatohen kater njerez ne mes te turmes, pa kryer asnje krim, pa i gjykuar. Madje po te flasim me gjuhen e Saliut, qe Ju mbeshtesni, pa “u pagur fare nga Edi Rama. ( Keshtu tha, apo jo? Cdo protestues,tha, eshte paguar me 200-300 euro) Kujtoni dicka: Sali Berisha shkoi per vizite tek ajo vajza qe u godit me cader (padrejtesisht) pasi provokoi demonstruesit duke ngritur dy gishtat larte, dhe i dhuroi asaj nje kompiuter dhe nuk i u shprehu asnje ngushellim, qofte edhe sa per te lare gojen, familjeve te kater te vrareve ne bulevard.
    Zoti Ambasador! Ju lutem ma hiqni kuriozitetin mua. Saliu me siguri Ju ka treguar ndonje nga ato cadrat-pistolete, stilolapsat-pistolete apo thikat me helm me te cilat ishin pajisur nga Edi Rama, demonstruesit me 21 janar. Si jane ato, ku jane prodhuar, a ja ka dorezuar prokurorise, apo nuk ka besim tek ajo pasi drejtohet nga nje puciste. Saliu nuk po i shpall konkluzionet e komisionit hetimor per 21 janarin. Po Juve, a ju a ka dhene keto konkluzione. Si thoni Ju zoti Ambasador: Kush i vrau kater demonstruesit? Edi Rama qe i coi para Kryeministrise? Edi coi atje mijra e mijra. Pse nuk i vrau te gjithe Saliu po vrau vetem kater? Me thoni Zoti Ambasador, ne se do ndodhte nje gje e tille ne shtetin Tuaj, c’do ndodhte? Kam shume pyetje per Ju, por e di qe lodhem kot. Ju tashme jeni rreshtuar ne krahun e kundert me shumicen e popullit shqiptar. Qe jeni kunder shumices, do ta shkikoni me 8 maj. Edhe pse Saliu do vjedh vota, perseri opozita e bashkuar do fitoje ne Tirane, ne Durres, ne Elbasan, ne Korce, ne Berat, ne Fier, ne Vlore, ne Lezhe, ne Permet, ne Sarande, ne Tepelene, ne Rrogozhine, ne Lushnje. Jam gati te ve bast per kete.
    Se fundi kam nje kerkese per Ju: Mos dilni me ne publik perkrah dhe ne mbeshtetje te Sali Berishes (nuk po JU them qe te dilni ne krah te Edi Rames), se Jeni ber i pabesueshem. Keshtu nuk demtoni vetem imazhin Tuaj. Ai nuk ka rendesi fare, pasi kur te largoheni prej kendej, shume shpejt do t’Ju harrojme, sic ka ndodhur edhe me te mepareshmit. Ju po demtoni, madje rende, imazhin dhe rolin e shtetit qe perfaqesoni. Ne nuk mund te pranojme qe nje shteti mik si SHBA, tek i cili ne mbeshtetemi dhe gjejme siguri ne te gjitha drejtimet, t’i ulet imazhi deri ne kete pike. Ky eshte mendimi im. Nuk pretendoj qe e drejta eshte patjeter me mua. Statusi qe kam, me obligon t’Ju thoja sa me siper.

  12. raimondi says:

    Nuk duhet te merresh me ambasadorin –Ai ka punen e tij dhe ti s’ke pse impresionohesh nga ato qe thote ai, se edhe populli jone nuk eshte me naiv dhe nuk e degjon fare ca thote ambasadori

    Por duhet te merresh me menyren se si e drejton opoziten kryesia e opozites –Kjo ka rendesi

  13. beso says:

    Ka lobe amerikane qe ndikojne ne diplomaci per te mbeshtetur Berishen;mos u çuditni!Fazlliçi bridhte dhe vinte ketej krah per krah me Tom Ridge,me Wesley Clark;kushedi sesa njohje do kete Fazlliçi dhe miqte e tij ne ate ane te botes qe llogaritet,dhe qe i blihet dhe i shitet asaj kartes jeshile amerikane,qe quhet dollar,dhe qe e shkembejne me Zotin e madh ata maskarenj.Lidhjet e dyshimta te Berishes me gjithfare personazhesh trembin kedo;nuk hyn fare politika,hyjne parate e thata.Arvizi e di qe Berisha duhet mbeshtetur;s’e ka nga vetja,te jeni te sigurte.Departamenti amerikan i shtetit eshte nje makine gjigante burokracie,ku pak miq te kesh je i zgjedhuri.Berisha i ka qepur copat dhe prandaj vret e pret,se ai e di qe shqiptaret s’e duan,por e duan ata qe levizin spangot.Siç duket nuk eshte zhveshur fare Shqiperia;i ka ngelur ende ndonje rrecke,ndaj u duhet Berisha,ky çirak shtrigan,qe me duart e tij po firmos per dite e me teper turpin e tij.Vari leshte ambasadorit;ai po perdoret si fasade,se zgjedhjet po pergatiten te vjedhura,dhe ambasadori do therrase me Berishen prape;”kapeni hajdutin”!.Me kete palaço drejtesi qe hap gropa e mbyll gropa,Berishen edhe ta kapesh me presh ne dore,ai thote qe …”shiko sa me do preshi..”?!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje