Topalli në ceremoninë e rikonstruksionit të sallës së seancave plenare
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte njësoj e lumtur si para shumë muajsh kur prezantoi projektet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar në vendin ku ndodhet aktualisht kryesia e Kuvendit. Një projekt i shëmtuar që parashikonte një shtojcë si një ndërtim pa leje u shpall fitues.
Sot kryetarja e Kuvendit ishte sërish e lumtur dhe i dinte projektet e maketeve për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar më mirë se prezantuesit. Vetëm se kësaj here bëhet fjalë për ndërtimin e kompleksit të ri tek Piramida, e cila do të shembet, për t’i lënë vendin godinës parlamentare. Se ku shkoi projekti i parë dhe paratë që u derdhën për të, nuk dihet.
Por kryetarja e Kuvendit ishte shumë e lumtur edhe kur pozonte para mediave pak muaj më parë në godinën e rikonstruktuar ku mbahen seancat plenare. Sërish miliona të shkuara dëm.
12 makete janë paraqitur sot nga firma të ndryshme dhe njëri do përzgjidhet për të ndërtuar parlamentin e ri shqiptar.
Topalli tha në fjalën e saj se parlamenti do jetë një shans për Tiranën.
“Ngritja e një Kompleksi të ri Parlamentar është një moment jashtëzakonisht i veçantë!
E para nga shpjegimi që arkitektë me maketet e tyre, përpiqen që të komunikojnë, është që ta mendojmë Kompleksin e ri Parlamentar si një monument i kombit, si një monument i demokracisë, si një mundësi e shtetit, dhe e të gjithë të qytetarëve për vlerësimin që ne shqiptarët, kemi për demokracinë parlamentare. Është edhe një shans për kryeqytetin, për Tiranën, që përmes gjuhës së arkitekturës, përmes peshës së sovranit i materializuar në godinën e paraqitur në projektet e studiove të ndryshme evropiane dhe botërore, jep një mundësi të një kompleksi të ri, të një vitaliteti të ri, duke u projektuar për të realizuar në atë, që është ndoshta pjesa më e bukur, është zemra e Tiranës dhe ashtu si Tirana është zemra e Shqipërisë për të bërë të mundur ngritjen e një monumenti kombëtar, një monumenti të demokracisë,” tha Topalli.
Comments are closed.
Shqiptaret jane vertete me fat se shpejti do ,,shkaterrojne Piramiden,,dhe do te ndertojne Parla-Mentin e ri.Kjo eshte Shqiperia ,,Dixhitale Blu,,te drejtuar nga ,,kaloresit arkitekte….,, Berisha-Topalli.Shikojeni dhe degjojeni o njerez se sa i ngjajne ,,Babait te kombit,,ne kohen e diktatures i cili dinte gjithcka ,per zbulimin e naftes,per hidrocentralet,kenetat,grupet armiqesore,spiunet brenda partise e qeverise,arkitekturen moderne e shume e shume gjera te tjera qe mund ti dije vetem nje figure,,Poliedrike,,Por nje komb qe prodhon ,,Figura te ketije niveli,, nuk mund te prese gjate dhe me ne fund rriti ne Malet e veriut prijesin Kalores Sali Berisha dhe Kaloresen pa Kale Jozefina Topalli te cilet sot jane Pasuri e cmuar per Shqiperine dhe Shqiptaret.Qofshim me fat te na drejtojne gjate keta ,,njerez,,dhe do te shohin shqiptare se cfare jane ne gjendje te bejne,pervec Shqiperise Blu,Qiellit Blu,Henes Blu,Ujit te Hidrocentraleve Blu dhe numeruesit e votave ,,Dixhital Blu,,
NJE DIKTATORE E ETUR PER PUSHTET ..JA KA KALUAR BERISHES DHE ME RRUGEN QE KA MARRE PO SHKATERON DHE DEMOKRACINE E BRISHTE SHQIPTARE …MENDON SE DEMOKRACIA I KA VLERAT TE NDERTESAT DHE JO TE NJEREZIT QE RRINE BRENDA TYRE ..DO PARLAMENT TE RI ME PARET E POPULLIT ,DHE NUK E DI QE SE MERITON TE QENDROJE DHE TE I VJETRI ..TURPI I SHQIPERISE …
Ishte teper cinik artikulli “Albanien mußte man sein” (Duhet te jete Shqiperia) bere publik sot ne ne perditshmen austriake “Wiener Zeitung”. Ne ate artikull behet fjale mbi harxhimet kolosale qe duhet te beje qeveria austriake per restaurimin e parlamentit aktual ose ndertimin e nje parlamenti te ri qe mund ti kushtoje taksapagueve austriake rreth 300- 600 milion Euro, por qe tek ne ky projekt behet menjehere politikum ku ne kemi shume probleme te tjera per te zgjidhur.
E pas gjithe kesaj parade eshte apo nuk eshte i nevojshem ky investim per parlamentin austriak, artikulli mbyllet me nje “argument” teper origjinal: “Das supermoderne neue Parlament wird übrigens trotzdem gebaut. Allerdings in Albanien, dort ist die Politik offenbar mutiger. Der Architekt heißt Wolfgang Prix.”
Perkthimi: E megjithate parlamenti i ri supermodern do te ndertohet, po kete radhe ne Shqiperi, atje ku politika ne dallim nga ne eshte me e guximshme. Arkitekti i saj quhet Wolfgang Prix.”
Ja pra si veprohet ne Austri kundrejt taksapaguesve te saj, ja si veprohet ne Shqiperi me parate e popullit, qe ne Europe quhet si vendi me i varfer i saj.
Jozefina Topalli nje moster qe nuk i duhet as djallit qe po e shet.Populli Shqiptare nese verte e don vetveten e don dhe e vlereson djersen e ballit e jo te prostiticionit,korrupsionit e krimit berisha-topalli,meta,nano me shoke.Le te sherbeje kjo cmenduri antikultur e jashteqitjeve shqiptare tashme vite te deklaruar si Berisha-topalli-nano-meta me shoke,shembja e piramides nje grusht i rende per to,pra nje fund i turpshem e pa kthim,cohuni shqiptare berisha-topalli-nano-meta,po shkaterron,grpos e dhunon djersen Ton,pa cdemtuar shkatrrimin e nenkalimit te Zogu-Zi ja nisi nje tjetre,me deme shume here me te medha se e para.Vellezer eshte djersa e gjaku jone ne cdo pllake e gure te saj,mos ta lejome te liget qe rendin pas parase se botes se krimit e korrupsionit te sojit beriosha-topalli-nano-meta me shoke te shkaterroje e djegin Shqiperine si ne 1997,8-ten,c`do tulatje para tyre nje grusht e percmim ndaj vehtes,prinderve qe na linden,shoqerise qe sakrifikoje e viktimave qe la pas ligesia e tyre.O sot o kurre te protestojme vellezer e motra,nder nuk eshte indiferentizmi,po protesta per te mbrojur me cdo cmim te drejtat tona te neperkembura nga keto barbare e tiran.Te protestojme e vetem te protestojme,le te sherbeje mbrotja e kesaj pjese te kultures shqiptare si shkaku per shkuljen nga rrenjet pampersat e mbetjet e spermatozoides me te peshtire komuniste nga te kater pushtetet.Zoti e bekofte protesten Tone.AMEN
Po Shqiperia vend i pasur eshte o njerez, nuk e ka problem qeveria te harxhoje disa miliona euro per nje parlament te ri DIXHITAL, taksapaguesit shqiptare nuk e kane problem qe me leket e tyre te prishet piramida dhe te ndertohet parlamenti modern me pishine per çdo derr, ou me falni, per çdo deputet doja te thoja… Kulmi i kulmeve s’paska te mbaruar per kete qeveri te ndyre, te cilen nuk e kemi votuar, por qe po na qeveris e vjedh perdite e me teper. Ku kane perfunduar Rama, Ngjela, pse s’po organizojne protesta te vazhdueshme, ku jane mosbindjet qytetare, pse po na zhgenjen keshtu edhe opozita? E duam dhe e vleresojme qytetarine dhe aftesine tende o Edi Rama, por ti dhe gjithe opozita nuk duhet te jeni kaq tolerante me kryeplehun, kryeshtrigen e parlamentit dhe me çdo pisllek qe ata jane te gatshem te bejne ne kurriz te shqiptareve. Behuni burra e patriote ju opozitare, dilni ne krye dhe udhehiqni protestat e pandalshme derisa te arrihet drejtesia dhe te mos na shfaqen me perpara syve monstra te llojit berisha, topalli e te klikes se tyre te felliqur, TE PROTESTOJME FORT !