Masha Basha në duart e Berishës ! Ky produkt metalo-njerezor do jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Tiranës. Kandidati në fjalë pra, nuk do jetë as Lulzimi, as Luli, as Basha, por vetëm Berisha që e gënjen mendja se do t’ja dalë ta komandojë Bashkinë e Tiranës me dorën e tij të zgjatur dhe të hekurt përmes kandidatit Masha Basha. S’është parë as
është dëgjuar kurrë dhe kurrkund që për kryetar bashkie të garojë një mashë metalike. Për kryetar bashkie garojnë njerëz prej mishi, kockash dhe gjaku. Por ja që gjyshi Berisha kështu vendosi, dhe kështu do bëhet. Kjo qasje kaq e tersët ndaj nje gjëje kaq njerëzore siç është qeverisja lokale e një komuniteti, i ka spjegimet e veta, madje fare të qarta. Sepse gjyshi Berisha, ky luftëtar me nam për bilancin aq të lavdishëm në luftrat me mullinjtë e erës, duke qenë tashmë i plakur, është rrjedhimisht edhe i lodhur, dhe punët që ka përpara s’mund t’i bëjë dot si deri më sot të gjitha vetë, por vetëm me masha dhe basha. Ka te drejte gjyshi Berisha. S’mund të ndodhte ndryshe me gjyshin e plakur dhe të lodhur. Mendja e tij, krejt njësoj si ajo e Makbethit, nuk i gjen rehat nga pellgjet e gjakut që ka lënë pas. Se gjyshi nga vendi mezi ngrihet. Duart i dridhen, gishtat mezi i lëviz. Sytë kanë nisur të mos i shohin. Veshët të mos i dëgjojnë. Prandaj, për këto dhe shumë e shumë të tjera arsye, tash’ e tutje ky gjysh për kryetar bashkie të Tiranës nuk ëndërron një njeri por një mashë të pashpirt që t’i bindet vetëm atij për ta përdorur si të dojë. Dhe mes atyre që e rrethojnë, i vetmi që ja plotëson më së miri këtë kusht është ai i mirnjohuri i qeshuri i përjetshëm, Masha Basha. Me fjalë të tjera, përballë Edi Ramës këtë herë nuk do qëndrojë një kandidat normal si e duan dhe si e meritojnë qytetarët e Tiranës, pra prej mishi dhe kockash, por një mashë metalike e zeze në duart e zhubravitura dhe të thara nga pleqëria të gjyshit Berisha pranë vartrës ku është strukur, Masha Basha është mëse i përshtashëm dhe i nevojshëm si një instrument polifunksional i dobishëm. Gjyshi Berisha pret, dhe Masha Basha ëndërron, që gjyshit Berisha t’i shërbejë. Së pari për të nxjerrë nga zjarri gështenjat e nxehta dhe të shijshme të punëve të shumta të kryeqytetit, thënë ndryshe përfitimet kolosale klienteliste, listën e të cilave, e ka sigurisht gati që tani ende gara pa filluar. Ku ka më mirë për gjyshin se ato gështenja përvëluese t’i nxjerri jo vet gjyshi me duart e lodhura, por Masha Basha tashmë i regjur nëpër dallavera dhe rreziqe? Por jo vetëm kaq ! Kaq është pak. Gjyshit Berisha Masha Basha i duhet edhe për punë të tjera. Për shembull për të goditur me mashë, pa luajtur vendit dhe pa e lëshuar mashën nga dora, qenër e mace të pabindur që gjyshin e lodhur e bezdisin duke u sjellë rreth vatrës. Por edhe për të goditur me mashë minj që duken e zhduken qosheve në distancë që masha nuk i arrin. E bën këtë gjyshi, pra hedh mashën gjyshi, sepse gjyshi ka plot shërbëtorë rrotull që t’ja sjellin përsëri në duar mashën.
Po dëgjojmë e shohim të thuhet e të shkruhet, edhe nga analiste e komentatorë me nam të cilët kandidatit Masha Basha j’a njohin fort mirë cilësitë inekzistente, të çuditen pse po kandidon Edi Rama?! E tjerrin e tjerrin pafund kandidaturën e Ramës para Mashës, duke e ngatërruar e duke e bërë lëmsh me pse-ra dhe sepse-ra të pafundme sikur po duan të zgjidhin ndonjë ekuacion të pa përfunduar të Ainshtainit mbi relativitetin e pushtetit. “Faktorët mediatikë” hileqarë e dritëshkurtër në fjalë, ata që hiqen sikur i qajnë hallin kandidaturës Rama, në fakt, në thelb, në analizë të fundit, duke i bërë hesapet gabim, i tremben, për turp të vetes në nivel individual, fitores eventuale së kandidaturës Masha, të papriturave që ajo fitore hipotetike më e largët se galaktika më e largët e universit, mund të sjellë. Nuk ka absolutisht asnjë shpjegim tjetër fakti pse ata, për turp të tyre merren gjithë kohën me Ramën që është prej mishi dhe kockash dhe jo me një vegël metalike si Masha Basha. Të marrurit me Ramën dhe jo me Mashën, i kompromenton keqas. Nuk e dinë ata kush është Masha?! A ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk e di se Masha Basha kur ishte ministër i transporteve, jo vetëm është akuzuar, por edhe imuniteti parlamentar i është hequr për shpërdorimin e 250 milionë dollarëve të rrugës Durrës – Kukës. Por Masha Basha asnjëherë nuk u gjykua për shkak të manipulimit të drejtësisë përmes vonimit të të afateve të gjykimit. A ka ndonjë gjë për të mos u besuar në këtë mes? Absolutisht asgjë, kur dihet se çfarë mund të bëhet, jo me 250, por edhe me vetëm 50, ose edhe vetëm 5 milionë dollarë të vjedhur. Masha Basha ministër i brendshëm është akuzuar edhe si urdhërues direkt i vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar. A thua të ketë mbetur shqiptar që nuk i di këto tmerre?! Analistat që analizojnë kandidaturat, duhet, por është në të drejtën e tyre që varet nga aftësitë e tyre, të mos u futen çështjeve me karakter subjektiv të kandidaturave. Ta zemë, faktit se, në pikëpamje të vlerave njerëzore, para gjigandit Rama, Masha Basha është një kokrrizë rëre. Këto gjëra pra ata mund të mos i thonë, por s’mundet kurrsesi të mos konsiderojnë vjedhjet multimilionere dhe vrasjet e 21janarit që mban mbi kurriz Masha Basha, bëma dhe gjëma këto që e automatikisht e ç’vlerësojnë kandidaturën Masha Basha. Nuk ekziston efektivisht Basha. Efektivisht ekistojnë vetëm Rama, Berisha, dhe natyrisht hileja e fundit e Berishës, Masha Basha. Prandaj themi se është brenda logjikës më të thjeshtë që Edi Rama të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës sa herë të dojë, jo 4, por edhe 400 herë, edhe 4000 herë, edhe 400 mijë herë, dhe të gjitha herët të fitojë.
Comments are closed.
http://www.facebook.com/pages/Per-Tiranen-rivotoj-Edi-Ramen/203843726301282
I goditur artikulli i juaj zonjushe Spiropali!Jam plotesisht me nje mendje e me duhet te theksoje se “Fenomeni Berisha” nuk i intereson edhe aq shume bashkia e Tiranes se sa triumfi qe ky Lul pergatit per te marre PD.Ne karakterin e tij ,ai ka marre cilesite e fenomenit,hajduterine,vrasjen,vetem se i mungon burreria ne veprimet qe ai bene(ndryshe nga fenomeni).E kete “burreri” kerkon tja skalisi Totoberisha i Shqiperise,ta beje edhe me burrerore qe mos t’ia marrin kafshaten nga goja qente e jenat qe mezi presin qe “fenomeni” te dali ne pension .Ky Lul pergatitet qe neser te jete ne gjendje te jystifikoje te gjithe bemat e “fenomenit”te gjitha te keqiat qe i ka bere ketij vendi e ketyre njerezve.I ndihmuar edhe nga “miqt” e fenomenit ky eshte pare si trashegimtari nr.1 i fronit te Salise.Por sado qe kerkon ta burreroje Fenomeni ai po Lul mbetet.Thone qe Fenomeni po pergatit Meten per Min.te Brendeshem pasi “ekspertet” e thane fjalen e tyre ne drejtim te duhur e ne kohe te duhur si gjithmone e per ç’do ekspertize te bere.Rrofte rrepublika e satrapeve te vjeter e te rrinje qofshin.Rrofte mbreteria (S+A+L+I)= S A L I
Veç njê gjê nga tê gjithê dihet,kur ngrigen popujt diktatorêt bien!
Dakord me shkrimin por nje gje te mos harrohet: nuk eshte saliu gjysh qe mezi ngrihet nga vendi por eshte ai qe vodhi votat,vodhi pasurine shiti Shqiperine , vrau dhe ne mes te bulevardit, tert nuk i beri syri dhe kush e di cfare mund te beje akome deri ne 8 maj-mos nenvlehtesohet.
A e ka pare njeri kete Bashen te haje darke me mua keto kohet e fundit,si ka mundesi qe mbasi ha darke me te e me Limaj e mbasi flas me Salen ne telefon me gjuajne ne mes te Tiranes.Kur vret nje here thone nuk eshte problem te vrasesh per here te dyte e te dhjete…..
Basha nuk vesh corape te kuqe si Edi Rama, por megjithate i ka corapet te kuqe nga gjaku i 21 Janarit!
Luli vegel.
Luli vegel KOP-i
Luli pa merita
“ Eci “ sorrollopi
Te rroje Argita.
Ti katapultove
Qe diten e pare
Vetem se je vegel
More djale truthare.
Prishe Zogun e Zi
Miliona dollare
Per shokun Sali
Violine e pare
Ne rrugen e Morines
Vodhe si kusar
Thirri mor kaptines
Paske qene i marre.
Doje te shesesh detin
Te shesesh Shqiperine
Ti ben kiametin
Vetem per Saline.
Mbi popullin qellove
Vrave ditezi
Garden turperove
Per shokun Sali.
Luli vegel qore
Ti tani s’ke emer
Emrin Sali more
Me apo pa tender.
Nuk te del ministri
Por do dhe bashkine
Keshtu do “ pucisti”
Te hash okllaine.
U bekove Lul- kaleci
Per kryebashkiak
Nga Fatmir Gerdeci
Ky njeri ne gjak
Te dy me akuza
Vrasje e korupsion
Te dy, padenuar
Kjo, nuk ju shpeton.
U bekove, Lul – shoku
Dhe nga LSI-ja
Dhe nga Ilir Blloku
Nga Ilir mavria.
Te dy hallexhinj
Qe ndroni kolltuqet
Te dy, batakcinj
Si kusare nga huqet.
Luli diteziu
Kure mend nuk vure
Kur ka hall Saliu
Te perdor kobure.
Luli kamikazi
Nuk ke dinamit
Nga Sali gurmazi
Vetem jashteqit.
Te “ dhuroj “ Bashkine
S’ka me imunitet.
Ta “ gezosh “Saline
Se burgu te pret.
E hengre karemin
Qe besove plakun
Nuk kujton Azemin
Dhe as baxhanakun.
Dosjet me mekate
Nga leku tek gjaku
Presin zotnin tate
T’u hapet kapaku.
Kush mund te duroje
Turpin edhe gjakun
Tirana do te ndeshkoje
Do te japi hakun.