Në një shkrim të publikuar nga Deutsche Welle në gjermanisht, thuhet se ryshfeti është pjesë normale e jetës së shqiptarëve. Ai paguhet kudo, në spital, në gjyq, në universitet etj. Shkrimi citon sondazhin e Gallup, që thotë se ryshfeti është shumë i përhapur në rajon, por shqiptarët janë kampion pasi shifra aty është dy herë më e lartë se në çdo vend të rajonit. Sidomos sa i përket mjekësisë, të gjithë të pyeturit kanë pranuar se kanë dhënë ryshfet. Në shkrim thuhet se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për vendin.
Comments are closed.
—po kush nuk ka dhene…..nuk ka njeri qe une njof qe s’ka dhene…
Gjynah qe nuk kane thene se ryshfetit i eshte ngritur monument nga qeverisja kusaro-kriminale.Ky monument eshte “suksesi” i vetem i kesaj tyryry-qeverije.
Se ka fajin qeveria, e kemi fajin vete. Ne populli jemi ata qe kerkojme rryshfet, doktoret, policet te gjithe.
ik mor ne spital dhe mos paguaj se te rregullojne mire doktoret ..dhe sanitares po nuk idhe ndonje frut nuk ta fshin te krevati ..policet e rrugores po bejne kerdine ..kur e shikojne qe dok jane ne rregull te kekojne 2 mije lekshin si lypsare …
e ktheu ne xhungel sali shpella gjithe vendin… qe ne aeroport te behen 100 presione te paguash ,lere pastaj te kesh ndonje nevoje per te shkuar ne ndonje zyre qe te heqin lekuren..eshte vendosur sistemi anadollak ku moto eshte ..kush pagu i bie kavallit
O Deutsche Welle, kjo eshte nje gje me se normale,uroj qe te mos jeni lodhur shume,sepse i gjithe populli i njeh keto gjera,vetem Kryeministri yne nuk di gje i shkreti.Ne kemi nje zhvillim te mahnitshem,e cuditeshme qe kemi korrupsion.
A nuk paguan dhe kryeministri yne rrushfet per te ndenjur ne pushtet?Vetem neqs kane paguar sejmenet pa dijenine e tij.Sidoqofte keshtu eshte me keq se e heqin per hunde.