Balla: Topalli të përgjigjet për skandalin me parlamentin

26 Mars 2011, 12:52Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar sërish ditën e sotme kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se e kishte paracaktuar fituesin për ndërtimin e godinës së re të parlamentit.

“Më kot përpiqet Xhozefina Topalli të mohojë vërtetësinë e faktit se studioja Vjeneze COOPHIMELB (L) AU është fituesi i paracaktuar i projektit për kompleksin e ri parlamentar. Në këtë gazetë, 12 ditë para se të shpallej fituesi, ose 8 ditë para se juria ndërkombëtare të ulej për vlerësimin e projekteve, është parathënë se arkitekti i projektit të parlamentit të ri të Shqipërisë quhet Wolfgang Prix, pra kompania COOPHIMELB (L) AU”, tha Balla.

Ky i fundit ka akuzuar abuzimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit me Piramidën, abuzime këto që kapin shifrën e 2.8 milionë eurove.

“Ku je Xhozefinë, ku je futur? Pse duhet të shpenzoheshin 50,000 Euro të shqiptarëve për spote televizive ndërkohë që fituesin t’i e kishe paracaktuar? Pse duhet të shpenzoheshin 50 mijë Euro për reklama televizive të paraporositura ndërkohë që pazarin për fituesin ti e kishe mbyllur me kohë? Pse mbahet fshehur vlera e këtij projekti? Kush është sekseri që të ka pëshpëritur në vesh për të paracaktuar fituesin e këtij projekti? Pse duhet të shpenzoheshin 2 milionë Euro për rikonstruksionin  e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës që mban emrin e të nderuarit Pjetër Arbnori? Ndërsa tani ju doni ta shembni. Pse duhet të shpenzoheshin 700 mijë Euro për një sallë që sipas jush do të përdoret vetëm 24 muaj?”, deklaroi deputeti i PS-së.

2 komente në “Balla: Topalli të përgjigjet për skandalin me parlamentin”

  1. Elza says:

    Shume e thjeshte. I ka bere llogari ajo se sa miliona euro do te fuse ne xhepin e saje.
    E kush do ti kerkoje llogari ? …aq sa iu kerkua Lul Bashes.
    Ju zente mallkimi i atyre qe skane buke te hane , ndersa ju s’ngopeni duke vjedhur.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje