Mediu arreston të rinjtë që protestojnë për plehrat

26 Mars 2011, 16:36Politika TEMA

Protesta e Forumit “Rinia Aktive” kundër vendimit të qeverisë për importin e plehrave nga vendet e tjera ka përfunduar me arrestime. Dhjetëra aktivistë kanë protestuar sot para ministrisë së Mjedisit, por duket se drejtuesit e dikasterit kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Policia e Tiranës ka shoqëruar aktivistët e Forumit “Rinia Aktive” në komisariat, pas një tubimi kundër vendimit për importin e plehrave.
Aktivistët  e Rinisë Aktive e kanë  cilësuar arrestimin si një “sulm politik ndaj shoqërisë civile, që të mos protestojë për këtë biznes fitimprurës të politikbërësve  shqiptarë”.
Të rinjtë protestuan para Ministrisë së Mjedisit ndaj politikave të Ministrit Mediu për importin e plehrave.

“Ky institucion, i cili duhet të kujdeset për mjedisin tonë, por vetëm këtë gjë nuk bën, madje kërkon të na e shkatërrojë më shumë atë me anë të vendimit për importin e mbetjeve, i cili  vazhdon të jetë në fuqi. Tashmë këta zotërinj vazhdojnë të realizojnë legjislacionin për importin e plehrave, një legjislacion i cili po realizohet në heshtje të plotë dhe sipas interesave të pushtetarëve tanë.

Këta zotërinj po krijojnë me duar e tyre, legjislacionin për kthimin e Shqipërisë në një kosh plehrash. Këta zotërinj po hartojnë planin “Shqipëria e barabartë më mega Gërdec”.

Kërkesa jonë e vetme dhe e panegociueshme është anullimi i vendimit për importin e mbetjeve në vend, ky vendim është kundër interesave kombëtare, prandaj ne sot jemi këtu për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për mbrojtjen e të ardhmes tonë.

Nuk do lejojmë zbatimin e këtij vendimi sepse nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një vend i pabanueshëm për qytetarët e saj. Është e papranueshme që për interesat tuaja personale të shkatërroni jetën tonë,” thanë protestuesit.

7 komente në “Mediu arreston të rinjtë që protestojnë për plehrat”

  1. rrapi-i-treshit says:

    mos ndaloni cuna
    Le ti vije plasja VL dhe DORAND -it

  2. Elza says:

    Ky eshte kulmi . Te rinjte protestojne kundra ndotjes se mjedisit , Mediu siç eshte vete i ndotur kembe e koke e si minister i mjedisit kerkon ta ndote me shume kete mjedis.

  3. bbb says:

    Ore Mediu eshte plere per vete, keshtu qe i ka inat kush eshter kunder plerave…

  4. protesto says:

    Rruge te mbare protestave njerezore per nje Shqiperi pa kriminel,pa ndotje,pa shkaterrim,e se fundi mbi te gjitha,pa boten e krimit e korrupsionit ne te kater pushtetet.Per nje Shqiperi ku shteti i se Drejtes te jete A-ja e popullit Shqiptar.Vellezer vetem protestat paqesore ne mbrojtje te shendetit,siguris e kultures e shtetit te se Drejtes,do te na bejne nje komb te rrespektuar kudo ne Bote.Te protestojme pa u ndalur per te shkulur nga rrenjet keto klanet te botes se krimit e korrupsionit ne parlament e ne qeverisjen e djajve me fytyra njerezore te soit Berisha,Topalli,Nano,Meta,Mediu,Basha,Ruli,Bregu,Pollo,me shoke e shoqe qe perdite po e grabisin,masakrojne e vrasin lirine e demokracine Shqiptare.Vetem protesta i shkul nga rrenjet keto shushunja e mbetje te spermatozoides se sulltaneve te perandorise turke anadallake,keto mostra te jashteqitjeve shqiptare,keto imorane ne politike e ne jeten e perditeshme,keto minje gjirizesh e kenetash,qe kakarisin si gjeli siper plehut me fuqine e pushtetit te botes se krimit e korrupsionit.Boooooooooll me,Te protestojme e vetem te protestojme per ti ndalur rrevanshin kesaj politike shkatrrimtare,korruptive e vrasese.Zoti i mbrofte e i bekofte protestat tona njerezore.AMEN

  5. Claus says:

    Eshte paradoksale te kesh nje Ministri Mjedisi ne rrugen ndoshta me te ndotur te Tiranes. Nuk po flas per plehrat biologjike se ato ndoshta mund te kene nje shkalle rrezikshmerie me te ulet se ato qe emetojne ato makinat Mercedes-Benz te prodhimit 1970-1980, plus kesaj gazrat e naftes virgin qe e bejne mbytese kalimin ne ate rruge. Le te dale ne ballkonin e asaj ministrie Mediu i Gerdecit me nje aparat dhe te beje nje matje dhe te shikoje nivelet e CO2 dhe te ozonit qe clirohen nga qarkullimi i makinave ne ate aks rrugor qe quhet “Rruga e Durresit”, per te mos folur per ndotjen akustike qe i kalon me siguri 80 dB. Ne ate rruge kancerin e mushkerise e ke te programuar. Ja kjo eshte ministria e Mediut ose e “ndotjes se mjedisit”
    Por paradokset nuk kane fund ne ate vend. Do ti bej nje aparat dhurate asaj ministrie dhe ta vene ne ballkon per te pare Mediu parametrat e ndotjes para se te arrestoje ata te rinj, si duket e ktheu ate godine ne origjine se Prakuroria Ushtarake ka qene dikur..

  6. Claus says:

    Ndoshta nuk do te ishte interes ne kete blog por nuk do te deshiroja te linte pa u vene re.
    Meqe dhe tema e lartpermendur eshte e pershtatshme deshiroj ta ndaj me ju kete koment.
    Baden-Württemberg Landi ku prej 58 vjetesh ka qeverisur CDU (Unioni Kristia-Demokrat) pas zgjedhjeve te sotme nga neser do te qeveriset per here te pare nga nje koalicion “Te Gjelber dhe SPD” ku kryeministrin do te dale nga te “Gjelbertit”. Eshte per here te pare qe nja Land, nje nga me te pasurit te Gjermanise te qeveriset nga nje kryeminister i “gjelber”. Keto zgjedhje pa dyshim do te ndryshojne fytyren e Republikes Federale Gjermane. Faktor per kete kthese historike lujaten nje rol vendimtar temat, si ndertimi i stacionit te ri te trenit ne Stuttgart, projekti qe do te kushtoje rreth 5 miliarde € si dhe Fukushima. Ne politiken gjermane kjo eshte nje sensacion ku populli dha me te vertete verditktin e tij, pra largimin e qeverisjes 58 vjecare te Bashkimit Kristian-Demokrat te Partise se Merkelit. Shiko se c`fare kontrastesh! Ne Tirane Mediu arreston aktivistet e “Rinia Aktive” qe protestojne kunder importit te plehrave.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje