PS proteston sërish për listat zgjedhore në Tiranë

31 Mars 2011, 10:58Politika TEMA

Opozita ka protestuar sërish gjatë ditës së sotme në Tiranë për mungesën e transparencës me listat zgjedhore. I pranishëm në njësinë nr.6 në kryeqytet, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, ka thënë se vënië në dispozicion e listës së zgjedhësve, është minimumi që mund të bëhet për transparencën e zgjedhjeve.

“Ne jemi mbledhur për të kërkuar një të drejtë minimale. Duam të njihemi me listat e votuesve dhe ne duhet të ndalojmë çdo manipulues dhe mercenarë të Saliut dhe Lulit të Saliut, që kërkojnë të manipulojnë këto zgjedhje”, ka thënë deputeti Tahiri.

Prej ditësh opozita është denoncuar faktin se në Tiranë janë duke u regjistruar votues nga rrethinat e kryeqytetit apo edhe nga qytete të tjera.

2 komente në “PS proteston sërish për listat zgjedhore në Tiranë”

  1. gnt75 says:

    Te dashur miq bashkohuni dhe ju ne grupin ne mbeshtetje te Edi Rames dhe fushates se PS.

    Beni “Like” dhe tregoni mbeshtetjen tuaj.

    http://www.facebook.com/pages/Per-Tiranen-rivotoj-Edi-Ramen/203843726301282

    P.S Basha momentalisht ka me shume se ne,le t’ja kalojme!

  2. arsen says:

    O Sajmir dhe ju te tjere!
    Puna e listave eshte e thjeshte!
    Ato jane te shkruara, te kopjuara dhe lehtesisht te verifikueshme.
    Ceshtja me emergjente eshte dicka tjeter
    DHUNA VERBALE DHE NDOTJA E AMBJENTIT ME LLOJ-LLOJ POSTERASH DHE FLAMURESH.
    Ka plot njerez (te paguar) qe po shkojne dhe intervistojne familje te tera.
    Ka plot (militante) njerez qe ” shiten” me premtimin e NJE VENDI PUNE
    Madje edhe police (me apo pa, unifrome) po pyesin njerzit rruges: PER KE DO VOTOSH? SI TE DUKET LUL BASHA?
    Fuqia organizative e PS-se dhe Opozites se bashkuar, eshte te evidentoje dhe t’u pergjigjet ne kohe ketyre SHTREMBERIMEVE TE DHUNSHME DHE TE EVIDENTUESHME, qe po pregatiten NDAJ VOTUESVE!
    “E vetmja rruge”…kerkon edhe organizim te seksioneve dhe antareve te KOALICIONIT

Comments are closed.

Lini një Përgjigje