Erion Veliaj, anëtar i Asamblesë së PS-së dhe eksponent i kësaj partie, merr në analizë kandidaturën e Lulzim Bashës duke e cilësuar atë më të dobët se paraardhësi i tij Sokol Olldashi në këtë garë. Duke folur për gazetën Tema, Veliaj thotë se Basha ka shumë probleme në këtë garë. Sipas tij ai ka probleme me drejtësinë, me partinë së cilës i përket, ka probleme me patriotizmin fals, etj. Sipas tij, Edi Rama jo vetëm do fitojë përballë tij, por do të fitojë bindshëm. Ndërkohë Veliaj thotë se opozita do të kërkojë garanci për zgjedhjet që po vijnë dhe do të luftojë me të gjitha mundësitë jo vetëm për të fituar por dhe për të garantuar një proces të rregullt.
Bisedoi: Luljeta Progni
Zgjedhjet vendore janë afër, në çfarë faze është PS-në në përgatitjet e saj për të hyrë në këto zgjedhje?
Partia Socialiste sapo ka përmbyllur përzgjedhjen e kandidatëve, do jemi në të gjithë Shqipërinë me garues të fortë e dinjitoze për një fitore kundër të gjitha gjasave në këto kushte anormale për garë të pastër. Por jam optimist se kjo gare do të fitohet bindshëm – aq e madhe është pakënaqësia publike dhe etja për ndryshim, sa çdo tentative për manipulim do të duket qesharake përballe një tsunami votash që refuzojnë regjimin despotik e të korruptuar të Berishës.
Mendoni se ishte i duhuri rikandidimi i Ramës në Tiranë?
Sot çdo djalë apo vajzë, të afte, te ndershëm e te përkushtuar do të mund ta fitonin lehtësisht betejën për Tiranen në favor të opozitës shqiptare. Siç e zbuluat dhe nga sondazhet, kishte rreth 7 kandidatë të opozitës që dilnin bindshëm fitues mbi Bashën. Dihet se 10 nga 12 qendrat më të mëdha në vend qeverisen mire nga opozita. Por e kam thëne dhe më parë, kësaj here mesazhi i zgjedhjeve është një referendum mbi përpjekjen dy-vjeçare për transparencë e si i tillë ky referendum për qeverisjen duhet kryesuar nga përfaqësuesi më i lartë politik i opozitës. Sot qytetarët kërkohet që të pozicionohen ose me bllokun e ryshfeteve, kontrabandën, Gërdecin, përmbytjen, shitjen e atdheut, çmimet e larta, monopolet e korrupsioni ose me transparencën, kërkesë-llogarinë, qeverisjen e mirë lokale, idetë progresiste dhe drejtimin politik që s’ka lidhje me treshen e tranzicionit Nano-Berisha-Meta – sot të gjithë në bllok kundër nesh si politike e vjetër, e lodhur, e pashprese. Edi Rama nuk duhet vetëm ta fitojë Tiranen për opozitën, do ta fitojë thelle atë! Kush ka sy ka parë ndryshimin, kush ka veshë ka dëgjuar për punët, e kush ka mendje bën dallimin mes filozofisë së ndërtimit dhe asaj të shkatërrimit.
Si e gjykoni kandidaturën e Lulzim Bashës përballë Ramës ...?
Gjykoj se kandidatura e Olldashit qe më e fortë në 2007-ën. Kësisoj Basha realisht e ka garën me Olldashin, pra a do dalë më mirë apo më keq se ai. Me pak ndryshime, dhe sondazhet e tyre tregojnë një distance dyshifrore pas Ramës. Kjo gjë e kthen garën e Bashës në një gare brenda PD-së. Pra, një kandidat i fortë si Rama është problemi i fundit për Bashen. Basha është i pavërtetë, i paaftë dhe pa personalitet të tijin. Nuk ka mallkim me te madh për një kandidat në Shqipërinë e sotme se të mbështetet fuqishëm nga Meta dhe Mediu, dy sebepet e tragjedive më të mëdha të qeverisë Berisha, Gërdeci dhe 21 Janari. Ky është tregues se ku do jenë prioritetet e Bashës. Është e papranueshme glorifikimi i vrasësit në këtë mënyre, dhe kjo e bën atë bashkëfajtor, e jo një politikan te ri, që distancohet. Kujtoni që ky kandidat s’ka kaluar asnjë ditë në opozitë, e kësisoj fyen dhe vetë PD-në e opozitës ‘98-‘05 teksa Basha është stacioni i parë i Nanos në Tiranë, apo Metës në Lalez apo Mediut gjetkë – pra ortaku politik, o i kundërshtarëve klasike te PD-se, o i barrëve qeverisëse të saj. Basha ka gjithashtu një problem jo vetëm me ligjin për abuzimet me rrugët e vrasjet, por dhe me historinë. S’mund të krenohesh që ishe i fundit në Ballkan që bëre detyrat për vizat, pa kërkuar së pari ndjesë që vonesa e tij na la pas Serbisë e të tjerëve. Është gjithashtu hipokrizi të përdoresh ‘patriotizmin’ si tezë, kur gjate kohës si ministër i Shqipërisë i ke kërkuar Presidentit te Republikës që familja jote të lërë shtetësinë shqiptare për atë holandeze. Me një fjale ‘o sa mirë me qenë shqiptarë që unë t’ju qeveris ju indigjeneve, se për vete ne kemi marre masa dhe për diku gjetkë’. Aq më pak të ngjit patriotizmi patetik kur je ministri që firmosi marrëveshjen e ujërave me Greqinë që i fali pa teklif gjysmën e detit tonë. Sot Basha thotë që mendon për mjedisin? Po shkatërrimin e Krujës me guroret urryese pse nuk e ndaloi në qeveri? Po Petroliferen? Po për centralin atomik pse nuk tha një fjale? Po për importin e plehrave pse nuk bëri një spot? Sot thotë se do ofroje administratë profesionale. Po administratën ne MPJ pse e ktheu në shërbim konviktor për gratë dhe fëmijët e deputetëve? Po pse në Ministri të Brendshme që mbulon administratën publike nuk pamë këtë profesionalizëm? Sot thotë se do hapë vende pune? Ne 2009-ën premtuan 200 mijë vende pune PD dhe 160 mijë LSI dhe çfare bënë te dyja bashke? E çuan numrin e te papunëve tek rekordi 1 milionë! Sot thotë se do luftojë krimin në Tiranë? Po tani qe është shefi i 10,000 policeve çfarë e pengon të luftoje ritmin e 8 vrasjeve për 24 orë? Si ka mundësi që kur shkon të luftojë krimin i vriten nga krimi 4 policë të tradhtuar nga komanda, e kur shkon të garantoje protestat i vriten 4 qytetarë me komandë të tij? Pra, veç krimi e pushteti fituakan ndaj policisë e qytetarëve? Me pak fjalë, ajo që dua te them është se nëse ky ministër nuk bëri asgjë nga këto në mikro, pse do t’i bëjë në makro? Nëse nuk beson tek këto gjëra për gjithë Shqipërinë, pse do besojë në Tiranë? Nëse nuk e kundërshton Saliun në shkatërrimin e abuzimin e të gjithë Shqipërisë, pse do ta bëjë këtë në Tirane? Ndaj, Luli është Saliu, i vjetër, i paafte e i pavërtetë – ky është referendum për Saliun, çdo kandidat tjetër është një mashe e tij. Sot thotë se do te qeverisë me transparencë. Me cilën transparencë? Me atë të logos “Zgjohu”, e cila në mënyre të paligjshme përdor paratë e vjedhura – jo donacione publike të verifikueshme – të shqiptarëve për spote kundër opozitës? Ku është transparenca e dikujt qe s’ka asnjë regjistrim dhe shkon me 100 mijë euro cash në një televizion për spotet negative të Lulit? Ndaj ky hileqar frikacak nuk mund te jete kryeqytetasi ynë.
Për herë të parë në një palë zgjedhje lokale PS futet pa LSI-në në krah, por në të njëjtën kohë ka në krah një grupim të djathtë. Sipas jush a rrezikon të humbë PS nga votat e LSI-së, sidomos në Tiranë?
Aspak, përkundrazi PS do të shpërblehet dhe nga ata qe u penduan se votuan korporatën politike të Ilir Metës që i rropi me bllok në dorë këto dy vjet.
Ka zëra që e shohin Tiranën si testin e këtyre zgjedhjeve, ju mendoni se Tirana është testi i zgjedhjeve dhe kush fiton atë ka fituar “bastin” për zgjedhjet e parakohshme?
Në fakt fjala ‘bast’ është e gjetur – se në një loje pa rregulla i ngjan me shume një basti për shans se sa një loje të rregullt. Megjithatë do të synojmë maksimumin e garancive e do të bëjmë aleancë me çdo qytetar të ndershëm e punëtor që t’i kthejmë në një referendum për qeverisjen. Zgjedhjet e parakohëshme janë pasojë, jo kusht.
Ka gjithashtu zëra se ndërkombëtarët kanë sugjeruar jopublikisht se zgjedhjet e parakohshme mund të jenë të afërta nëse opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet lokale, pra i kanë konsideruar një lloj referendumi, sa e vërtetë është kjo dhe a bie dakord PS me këtë gjë?
Këtë vendim e kanë në dorë shqiptaret, ata që jetojnë e krijojnë familje këtu. Në duar të tyre e kemi lëne dhe këtë gare – ne besojmë tek mençuria, pasioni, mirësia dhe memoria e çdo shqiptari që i bëhet vonë për Shqipërinë e fëmijëve të vet.
Ku do të fokusohet fushata elektorale e PS-së duke pasur parasysh se ka një klimë të acaruar politike pas protestës së 21 janarit? Do të jetë e fokusuar tek programet për komunitetin apo në teza më shumë politike?
Çdo komune e bashki do të këtë programin e saj te qeverisjes vendore. Por çdo aktivitet yni do t’i përngjaje një proteste ndaj keqqeverisjes se Berishës, e cila saboton çdo plan e projekt dhe në nivel vendor. Do të jetë një fushate-protestë!
Demonstrata e 21 janarit pati një bilanc tragjik me humbjen e katër jetëve. A keni besim se do të zbardhet nga drejtësia vrasja e tyre dhe meqë jemi te fushata sa do përdoret nga opozita ky fakt si kundër-akuzë ndaj mazhorancës në pushtet?
Di të them se një rotacion i pushtetit do të ketë prioritet rikthimin e shtetit të së drejtës, zbardhjen totale dhe penalizmin sipas ligjit të kujtdo qe u përfshi ne Gërdec, kontrabande armesh, nafte, droge, vrasjet e 21 Janarit, Fatmir Xhindit, komunarit ne Kukës, gllabërimit të tokave e pronave, zotëruesve të blloqeve e kalemave te korrupsionit e kujtdo tjetër që i rren mendja se pushteti është një batanije që mbulon të gjitha fajet. Kjo nuk është hakmarrje, është ribalancim i drejtësisë në kah të qytetarit e jo të politikës. Kush vjedh një pulë në fshatin më të thellë apo kush vjedh me bllok në dorë në qendër të Tiranës, duhet të kuptojë se herët a vone një qeverisje e re do ta çoje përpara drejtësisë – kjo është e panegociueshme!
Së fundmi zoti Veliaj, në çfarë pozicioni do ju shohim juve në fushatën elektorale, duke qenë se zyrtarisht jeni vetëm anëtar i asamblesë së PS-së, por nga ana tjetër jeni një njeri i afërt i Ramës?
Unë angazhohem prej rreth një dekade për te shërbyer në opozite, e do ta bëj këtë pa u lodhur dhe në këtë fushatë, brenda e jashtë vendit, në fushatën e Tiranes, bashkive kryesore të vendit me qytete universitare, por dhe ne komuna me simbolikë të fortë elektorale. Fatmirësisht, e majta shqiptare ka afruar pranë vetes djem dhe vajza të shkëlqyer, ndaj po i hymë kësaj beteje të re me shokë shumë.
Comments are closed.
Jam sigurte qe Berisha do tia u fusprape ketyre me ate marreveshje. Do tu fusi ne marreveshje c`fare kerkojne dhe kur pas zgjedhjeve te behet ndonje kontestim atehere do tu thote se ka nje vendim gjykate se ka nje nen ne kushtetute qe nuk mund ta shkele. Marreveshja eshte formuluar keshtu apo ashtu, presja ketu presupozon kete dhe pika ate.
Marreveshja griset or djelmosha, nuk e keni njohur akoma Salen? Apo doni te hani prape ne “Krokodil” qe tju haje krokodili Sali?
Bravo !Z.Veliaj .me pelqen kur thua qe e majta ka afruar prane vehtes djem e vajza te shkelqyer,por ne fakt per te drejtuar e qeverisur Shqiperine nuk duhet te jeshe i tille por plehre,njeri i veshur me petkun e politikanit por i dale nga rruga.Te pakten kjo eshte historia 21 vjeçare e shqiperise.Ju lutemi mos fluturoni me prase ne ……se pastaj fajin nuk e ka me “fenomeni” por Ju e bashke me Ju edhe Ne!Urojme qe te behet realitet largimi nje here e pergjithmone nga politika i plehrave megjithese sot e tere Shqiperia eshte e mbushur me plehra “Made in Albania” e me gjere.Ju rekomandoj qe per spot te futet futbollisti Lorik Cana me thirrjen “Ej ,ej mos e ndroni kombesine e mos e shisni shqiptarine”!
Te dashur miq bashkohuni dhe ju ne grupin ne mbeshtetje te Edi Rames dhe fushates se PS.
Beni “Like” dhe tregoni mbeshtetjen tuaj.
http://www.facebook.com/pages/Per-Tiranen-rivotoj-Edi-Ramen/203843726301282
P.S Basha momentalisht ka me shume se ne,le t’ja kalojme!