Identifikohen autorët e sulmit ndaj posterave të PS-së

25 Prill 2011, 11:07Politika TEMA

Policia e Tiranës bëri me dije se ka mundur që të identifikojë dy autorët e sulmit të bërë dje pasdite ndaj posterave të Partisë Socialiste në Kombinat.

“Shërbimet e hetimit bënë të mundur fillimin e proçedimit penal në ngarkim të dy shtetasve me iniciale D.M, 47 vjeç dhe B.M, 42 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje rreth orës 18.00’, në sheshin “Garibaldi” në Kombinat Tiranë, duke qarkulluar me automjetin tip “Ford Galax 2”, me targa BJ065 MC, dyshohet se kanë grisur një pjesë të reklamës së posterit të kandidatit të subjektit politik Partia Socialiste, reklamë e vendosur në automjetin furgon tip “Benz”, me targa TR 4413 U.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Ford Galax 2”, me targa BJ065 MC, me të cilën qarkullonin autorët për të realizuar këtë incident”, ka bërë të ditur policia në një komunikatë shtypi.

 

1 komente në “Identifikohen autorët e sulmit ndaj posterave të PS-së”

  1. shabani says:

    s’paskan ikur ne drejtim te paditur????????
    policine tone e kane zili te gjitha shtetet e tjera!
    a thua te jene bere pishman keta tipat?do jene paguar mire besoj.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje