“Më duket se dinjiteti i njeriut varet nga zgjedhja. Kjo e dallon njeriun prej kafshës; kafsha përherë është vetëm rezultat; kafsha s’mund të bëhet fajtore, po aq pak mund të bëhet e lirë; kafsha bën përherë atë që duhet të bëhet; dhe ajo s’e di çka bën. Njeriu mund ta dijë, madje edhe Zoti, i Gjithëfuqishmi, e vë atë para zgjedhjes, nëse dëshiron t’i ndjekë engjëjt e tij të mirë apo të ligj; sepse Zoti s’na do si kafshë. Tek nga zgjedhja e mundshme rrjedh përgjegjësia: faji apo liria”.
Max Frisch, autor zviceran – “Ditari, 1946-1949”
Këtë lajm bota e lirë e ka pritur prej vitesh: Osama bin Ladeni është vrarë. Pothuaj 10 vjet pas sulmeve në New York dhe Washington, të cilat e goditën Amerikën, superfuqinë botërore, në zemër, princi i terrorit prapë u kthye në të gjitha televizionet e botës, por kësaj radhe vetëm me kokën e përgjakur dhe me sy të mbyllur. Ishte një pamje e tmerrshme dhe e shumëpritur, e cila dje në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës u shfaq pandërprerë në të gjitha ekranet. Osama bin Ladeni jetoi për të vrarë njerëz. I lindur me gjasë në vitin 1957, në një familje të pasur në Arabinë Saudite, ai që në rini filloi karrierën e tij të ndryshme nga elita religjioze e këtij vendi. Një elitë me pjesëtarë kryesisht hipokritë, të cilët në Arabinë Saudite agjërojnë Ramazanin dhe falin pesë vakte namazi, por kur udhëtojnë jashtë vendit, sidomos në Evropë, marrin haremin me vete dhe bëjnë qejf nëpër hotelet më të shtrenjta. Bin Ladeni shpejt u neverit nga kjo shtresë dekadente. Ai iu përkushtua fesë, madje duke e interpretuar atë në mënyrën më të ashpër të mundshme, për shembull, duke mos i përshëndetur gratë për dore, duke refuzuar të dëgjojë muzikë dhe duke ndaluar fotografitë në ambientet ku jetonte. Pas marshimit të sovjetikëve në Afganistan, Bin Ladeni vrapoi në Pakistan dhe nga atje nisi betejën e tij kundër trupave komuniste të Moskës. Atëbotë, në fund të viteve 70, ai ishte aleat i Amerikës, bashkë me muxhahedinët afganë. Kur sovjetikët paralajmëruan largimin nga Afganistani, Bin Ladeni ishte tashmë njëri prej prijësve kryesorë të xhihadit.
Terrori global
I dalldisur nga fitorja kundër sovjetikëve, ai vendosi që tani të luftojë perandorinë e dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i fajësonte për eksploatimin e vendeve arabe dhe për poshtërimin e myslimanëve. Momenti i shpalljes së luftës erdhi kur Shtëpia Mbretërore e Arabisë Saudite në vitin 1990 lejoi trupat amerikane të vendosen në shtetin e vendeve të shenjta islame. Sipas kësaj logjike bizare, trupat e krishtera amerikane kishin fëlliqur Mekën dhe Medinën duke u vendosur në Arabinë Saudite. Në vitin 1992, Bin Ladeni shkoi në Sudan dhe prej atje filloi ndërtimin e rrjetit të tij botëror të terrorit. Në vitin 1996, Qeveria e Sudanit u detyrua ta dëbojë Bin Ladenin pas presionit të SHBA-së. Princi i terrorit u kthye sërish në Afganistan, ku talibanët tashmë e kishin konsoliduar pushtetin. Atje Bin Ladeni ishte i mirëpritur dhe gëzonte respekt. Motoja e tij ishte: “Obligimi për të vrarë amerikanë, pa marrë parasysh a janë civilë apo ushtarë, është obligim për çdo mysliman, i cili mund t’i kryejë ato, kudo”. Kjo deklaratë u bë në vitin 1998 në emër të “Frontit Ndërkombëtar për Xhihad dhe kundër hebrenjve dhe kryqëzatësve”. Më vonë ky front do të njihet në botë si rrjeti terrorist Al-Kaida, i cili do të sulmojë ambasadat amerikane në Najrobi dhe Dareselam (mbi 200 të vdekur) dhe anijen luftarake amerikane “USS Cole” (17 ushtarë të vrarë amerikanë). Nga Afganistani Bin Laden rekrutoi luftëtarë të xhihadit nga mbarë bota, mes tyre edhe një grup studentësh nga Egjipti dhe vendet e tjera arabe, të cilët studionin në Universitetin Teknik të Hamburgut. Ata shkuan në Afganistan, u trajnuan në kampet e Al-Kaidës dhe më 11 shtator 2001 kryen sulmet barbare kundër Amerikës, me ç’rast u vranë rreth tre mijë njerëz.
Që nga atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë shumë aksione për zbulimin, arrestimin ose vrasjen e Bin Ladenit. Pa sukses. Ai fshihej nëpër shpellat e Afganistanit dhe viteve të fundit thuhej se po qëndronte në Pakistan. Ushtria amerikane kryesisht operonte në mjegull dhe e kishte të pamundur ta lokalizojë vendqëndrimin e tij. Herë pas here Bin Ladeni i drejtohej opinionit botëror dhe përsëriste përbetimin e tij për zhdukjen e Amerikës. Rrjeti i tij gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë pjesë e sulmeve kundër civilëve në Madrid, Londër dhe gjetiu në Evropë. Ideologjia e tij vrastare inspiroi jo pak radikalë islamikë. Bin Ladeni ishte terroristi i parë islamik që në historinë moderne provoi të nxisë një luftë mes civilizimeve. Këtë mision të tmerrshëm atij ia lehtësuan edhe disa klerikë të krishterë në SHBA, të cilët si kundërpërgjigje ndaj çmendurive të tij e fyenin fenë islame dhe kërcënoheshin me djegien e Kuranit. Edhe pushtimi i Irakut nga forcat amerikane, duke u bazuar në argumente të rrejshme se gjoja Sadam Huseini posedon armë të shkatërrimit masiv i shërbeu Bin Ladenit për të vazhduar propagandën e tij kundër Amerikës.
Epoka e Obamës
Por, me largimin e presidentit George W. Bush dhe të turmës së tij ideologjike gjërat filluan të ndryshojnë. Kryetari i ri Barack Obama ishte i vetëdijshëm se për shkak të pushtimit të Irakut, Amerika e kishte dëmtuar besueshmërinë e saj në botën arabe. Në vitin 2009 ai mbajti një fjalim historik në Kajro, ku i premtoi botës islame një kapitull të ri në marrëdhëniet me Amerikën. Toni i fjalimit të tij ishte pajtues, i hapur dhe bashkëpunues. Ai tregoi për lidhjet e tij me islamin, e lavdëroi këtë religjion si pjesë të civilizimit botëror dhe përkujtoi se në vitin 1777, Maroko ishte shteti i parë që e kishte pranuar pavarësinë e Amerikës. Është shumë e qartë se agjenda e George W. Bushit për gjoja demokratizimin e Irakut dhe Afganistanit ishte e mbingarkuar me ideologji. Imazhin e Amerikës e dëmtuan edhe shkelja e të drejtave të njeriut në burgun Abu Graib në Bagdad, burgosjet pa dëshmi në Guantanamo dhe torturat në burgun e Bagramit në Afganistan.
Në dy-tre vjetët e fundit Al-Kaida e humbi ndikimin që kishte – nga njëra anë për shkak të politikës së Obamës, i cili arriti të bëjë një ndarje mes terrorizmit dhe shoqërive arabe, të cilat po ashtu ëndërrojnë demokracinë, lirinë e shprehjes dhe mirëqenien ekonomike. Dhe, nga ana tjetër, për shkak të arabellionit, rebelimit demokratik në vendet arabe. Në dhjetor dëshira për ndryshime e shtresave popullore arabe u shndërrua në një lëvizje revolucionare, së pari në Tunizi, pastaj në Egjipt, Jemen, Siri dhe Libi. Liderë të mbështetur nga Amerika, si Zine al-Abidin Ben Ali dhe Hosni Mubarak, u rrëzuan nga pushteti, ndërsa të tjerët pritet t’i gjejë e njëjta nafakë. Në këtë lëvizje roli i Al-Kaidës nuk po shihet.
Megjithatë, fara e ideologjisë së Bin Ladenit nuk është çrrënjosur me vrasjen e tij. Në botën myslimane ende ka mjaft ekstremistë fetarë që janë të bindur se lufta kundër Amerikës, kundër Perëndimit në përgjithësi dhe vlerave të tij duhet të vazhdojë. Me vrasjen e Bin Ladenit Amerika ka shënuar një fitore të rëndësishme në rrugën e gjatë të luftës kundër terrorit. Kjo është një luftë e vështirë, sepse shpesh armiku është i padukshëm. “Unë jam një skllav i varfër i Allahut. Kur të vdes, lufta do të vazhdojë”, ka thënë Bin Ladeni me një rast. Ky mesazh mund të përgënjeshtrohet vetëm me demokratizimin e botës myslimane, e cila mund t’ia heqë kokat hidrës së terrorit.
Bin Ladeni dhe Ballkani
Me shpërthimin e luftës në Bosnjë dhe me dështimin e Perëndimit për t’i shpëtuar myslimanët e atjeshëm nga gjenocidi serb, rrjeti i Al-Kaidës u përpoq të ndikojë edhe në Ballkan. Disa qindra xhihadistë të Bin Ladenit shkuan në Bosnjë për t’iu ndihmuar “vëllezërve myslimanë”. Kësaj “ndihme” Bosnja është duke ia parë sherrin edhe sot, sepse xhihadistët provojnë të imponojnë një version të ashpër të islamit që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë dhe me thelbin paqësor të fesë së profetit Muhamed. Viteve të fundit në sipërfaqe u shfaqën edhe disa – me nder me thanë – shqiptarë, të cilët të inspiruar nga ideologjia e Bin Ladenit planifikuan sulme kundër Amerikës. Në maj të vitit 2007, autoritetet amerikane arrestuan gjashtë persona, të cilët po planifikonin të sulmonin një bazë ushtarake në New Jersey. Mes tyre katër ishin shqiptarë (Dritan Duka, Shain Duka, Elvir Duka dhe Agron Abdullahu). Në fillim të marsit të këtij viti Arid Uka, një i ri kosovar me origjinë nga rrethina e Mitrovicës, vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. Uka ishte radikalizuar nga xhihadi global dhe nga kontaktet e tij në skenën islamike. Në Kosovë viteve të fundit është vërejtur një agresivitet i paparë i disa klerikëve – prej fyerjeve kundër personalitetit të Nënë Terezës deri te përpjekjet e “hoxhës” Kastriot Duka për të themeluar një lloj kalifati privat islamik në një fshat të Drenicës. Një teolog liberal (Xhabir Hamiti) është rrahur në mes të Prishtinës dhe askush nuk është arrestuar për këtë vepër. Kritikët e keqpërdorimit të fesë dhe mbrojtësit e tolerancës fetare kërcënohen me shfarosje. Publicistë islamikë dhe kanakarë pushteti publikisht trumbetojnë kërkesën për triumfin e fesë së vërtetë islame ndër shqiptarë, sepse kjo qenkësh e garantuar nga vetë Allahu. Së fundi në internet ka qarkulluar një video me një këngë në gjuhën shqipe për Bin Ladenin. Njerëz të Bin Ladenit qëndruan edhe në Shqipërinë e shkatërruar të viteve ‘90. Njëri ndër ta, sipas medieve perëndimore, quhej Mohamed Zavahiri, vëllai i Aiman Zavahirit, dorës së djathtë të Bin Ladenit. Aktivistët e Al-Kaidës nga Shqipëria synonin të organizonin rrëzimin e pushtetit të Hosni Mubarakut në Egjipt. Synimi i tyre dështoi, ata u arrestuan me ndihmën e forcave amerikane të sigurisë në Shqipëri dhe iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane. Më 5 gusht 1998 u publikua një letër e Aiman Zavahirit, në të cilën ai paralajmëronte hakmarrje kundër Amerikës për shkak të burgosjes së shokëve të tij në Shqipëri.
Comments are closed.
Kjo rraca e piste e arabeve ka vrare ne Shqiperi po shumica juaj ketu nuk e dini. Kam pasur ne klase djalin e vellait te Vasillaq Vangjelit ne 1994. Ky i shkreti kishte nderruar fe dhe frekuentonte keta pisanjoset qe kishin ardhur ne Tirane qe rrinin me pantallona te shkurtra. Une i thoja ça merresh me ata or burre edhe ti leji se nuk jane si ne ata vijne nga nje bote tjeter po i shkreti e kishte marre me zemer keshtu qe nuk e ngacmoja me, po une duke qene mysliman vete i urreja ata njerez te piste. Ne 1998 e lexoj ne gazete se diku tek Ali Demi ne nje shpi eshte vrare filani ne diksutim e siper me nje egjiptian qe mesa duket i paska propozuar te beje ndonje diçka jo normale dhe rahmetlia ( se s’po ja permend emrin) normal qe nuk ka pranuar se nuk ka qene si ata. Kur nuk ka pranuar, atehere arabi i piste i ka zbrazur kallashin me bresheri ne fytyre te shkretit, kur erdha ne Tirane takova ça shoke te tjere dhe ma konfirmuan kete. Policia kur ka ardhur ne vendngjarje e kane rrahur aq shume sa e kane çuar pa ndjenja ne spital, po çe do iku ai i shkreti. Ata qe kane qene ne Tirane ne 1998 duhet ta dine kete episod. I nderuar qofte kujtimi i tij.
Mos lidh tani gjithcka me gjithkend. Nuk eshte prekur 1 fije floku ndonje perendimori ne Bosnje megjithse shume nga atat qe erdhen per te luftuar qendrojne akom ne Bosnje. Qe BinLadeni kishte rol ne Bosnje, kjo eshte propaganda e Serbise qe kur binladeni doli armiku.nr1 i perendimit, per te ngjall simpati per kauzen Serbe ne rajon.
http://www.youtube.com/watch?v=xNXetGhEaDU&feature=player_embedded
This image has been around since Apr 24, 2010. The main stream media said it was takin May 1, 2011. Must have been made? by the same people who made Obama’s birth certificate.
mendimi-im ka temperature shume te larte, ka nevoje per kompresa me akull.
jam djal tropoje, jam rrit mes akullit dhe bores se bjeshkes, mos ma ke merakun se jam shum i ftohte biles, nese nevojitet…
daku ke nevoje per nje hoxhe ose dervish, na e bere boten konspiracion te gjithen edhe pak do na nxjerresh edhe alienet masone qe kane dore ne NWO
alienet nuk ekzistojn pikerisht jan shpikje e NWO per te cilin paske lexuar pak me sa shoh.
e dyta hoxha dhe dervishi jan dy pole te kunderta ne fe
hoxha eshte mesues i fese kurse dervishi eshte mashtruesi i fese.
Artikull i mirë, po më pëlqen.
Ky komentuesi: mendimi_im me siguri është Agim Dega sepse vetëm ai shkruan gjatë ngaqë nuk di të shkruaj shkurt.
lule blini e thate dhe pa gjethe ti BLINI ?
un personalisht urrej komentet e Hamdi deges kryetarit te forumit demokrati shiptaro amerikan …
keshtu qe mos ja fut kot pa lidhje, ose e din cfare
futja si te duash me lidhje dhe pa lidhje se njesoj mbetesh…
Korigjim!
Në komentin e mësipërm shkrova Agim Dega, duhej të ishte Hamdi Dega. Kërkoj ndjesë!
Kerkoj ndjese priftit mbase te fale.
mendimi-im,
Te propozoj qe, ne se ke leke, te vish ketu ne Zvicer se kane specialiste boterore per semundjet e kokes. C’jane keto budallaleqe qe shkruan more i mjere. Te kane lare trurin, more i mjere. Ti je prova e gjalle qe tregon se c’fare monstre krijojne mesimet e terroristeve islamike fondamentaliste. Me vjen me te vertete keq per ty. Me gashte gjuhe te huaja ( tani thua se ke filluar te shtaten ), mendoj se duhet te mesosh gjuhen e jetes se perditeshme.
Zbrit ne toke dhe shiko reth e rrotull realitetin. Keto qe shkruan ti, jane e kaluara jane vdekja, shif te ardhmen dhe jeten. Rinia do jeten, ajo don te jetoje, punoje,shkollohet, te shijoje jeten, se jeta ne kete toke eshte vetem nje, eshte e shkurter dhe duhet shijuar sa me shume me pune e ndershmeri. Eshte dhurata me e madhe qe NATYRA i ben njeriut.
Shife, ne se ke leke, mundesine e ardhjes ne Zvicer per kurim. Pershendetje
Splitting hair over how he died might be an interesting exercise for academics or a convenient tool of anti- American activists, but nothing will change the fact that justice was done.
O nike ke ke pagu per ta shkruajtur kete fjali per zotin se vet se ke shkrujt??
O nicoll ne shkrime jepen gjithmone referencat, qenke kopjac i keq me duket, te pakten ta kishe thene shqip se ndoshta se kishin gjetur mileti, ma ftohe menjen me kete. Ti edhe shume tjere ketu e keni mesuar anglishten kur keni shkuar jashte ndersa une e kam ditur qe ne Shqiperi pa qene asnjehere ne ndonje shtet anglofon. Prandaj mos na shkruani anglisht ketu se na lodhet tu bo si profesora kur nuk dini shqip te shkruani mire.
Hahhaha, beni copy and paste ne google kete fjaline e nicolla dishes dhe shiheni se ku e ka kopjuar. Eshte mare nga ky artikull ne USAToday.
http://www.usatoday.com/news/opinion/editorials/2011-05-04-bin-Laden-got-what-he-deserved_n.htm
Une e bera komentin sepse e mbeshtes shkrimin ne lidhje me krimenel Ladenin. Tani jam ne avion duke shkuar per pushime 2 javore. Pershendetje Shqiptareve.
Eh nicolle nicolle, uroj qe te rrish aty ku do shkosh dhe mos na japesh te tjera xhevahire si keto me se na ke kenaqur.