Shpëtim Idrizi të mos bojkotojë makaronat e Greqisë, por pushtetin anti-shqiptar të SALIUT

4 Maj 2011, 19:30Politika TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Në programin e saj politik, PDIU ka si bosht çështjen çame në veçanti dhe çështjen kombëtare në përgjithësi, të cilën kryetari Shpëtim Idrizi e ka vendosur si logo dhe në posterin e tij privat, megjithëse në këto zgjedhje nuk kandidon ai, por partia që drejton. Shpëtim Idrizi vazhdon e deklaron se i përket të majtës shqiptare, megjithëse ka braktisur ato ideale dhe është bashkuar në interesa politike e personale me të djathtën, duke u bërë palë aktive me PD dhe pushtetin “SALI”. Se si dhe përse shkoi dhe u fut “politikani” Shpëtim Idrizi në “Shpk SALI-ILIR”, kjo nuk ka nevojë për komente e as për vëzhgime. Këtë e shpjegon “akrobacia” e tij tradicionale, sidomos kur bëhet fjalë për interesa që varen e plotësohen vetëm prej pushteteve, ose prej ortakërive në pazare të nëndheshme, me ata që kanë në dorë vulën e pushtetit. Këtë provë, zoti Idrizi e ka dhënë në 3 raste që i është nevojitur pozicionimi për interesa vetjake në të 3 rastet e ka realizuar me sukses.

 

1. Kur ishte Fatos Nano në pushtet, iu ngjit “mastiç”, deri sa për “efekt të skemave Nano të katarsisit brenda PS”, Idrizi u gradua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare. Siç e dimë, prej kësaj “grade” buroi ai biznesi i tij “allahu-na ruajt” i ushqimeve të skaduara me shumicë, që i siguronte dhe i siguron në Greqi, prej “armiqve shovinistë grekë të çamëve”.

 

2. Kur Fatos Nano “doli në pension” pas zgjedhjeve të vitit 2005, nuk ishte e thënë që të dilte në pension “moral” dhe Shpëtim Idrizi, por menjëherë u “atashua” pranë zotit Rama, kryetarit të ri të PS, për të qenë gati për mundësitë e pushtetit të ri të PS, në vitin 2009.

 

3. Në vitin 2009, PS edhe pse ishte fituese e zgjedhjeve, nuk u legalizua si e tillë prej pushtetit “KQZ-SALI RISTANI”. Kjo e detyroi Shpëtim Idrizin të “riformatonte” pozicionin, mbasi e dinte që edhe pse Rama e bëri deputet të PS, qenia jashtë pushtetit, jo vetëm nuk “rridhte”, por as “pikonte gjë”.

 

I gjendur në kushte “bosh”, në padurim për të pritur rikthimin e PS në pushtet, “politikani” Shpëtim Idrizi braktisi partinë që e “gradoi” deputet me votat e socialistëve dhe doli vetëm 1 semestër “i pavarur”. Për t’u bërë faktor diktues për pushtetin “SALI”, ai krijoi një parti tjetër çame, mandej duke e shkrirë me partinë çame “mëmë”. Këtu nisi dhe aleanca me pushtetin “SALI”, atë pushtet dhe atë kryetar PD-je, të cilët zoti Idrizi deri në dhjetor 2009 i ka quajtur “PD është parti e krimit, drejtohet nga krimineli Sali Berisha”. Në shkëmbim të “krushqisë”, Berisha i dha Idrizit ca “kredite” pushteti në poste zyrtare “ku bëhen lekë”. Këtu gjendet deri tani e stacionuar PDIU, duke kërkuar edhe vota në zgjedhjet e 8 Majit për pushtetin “SALI”. Por krahas lypjes së votave për pushtetin “SALI”, ka raste që “atdhetari” Shpëtim Idrizi dëgjohet duke folur edhe për çështjen çame e çështjen kombëtare shqiptare, të përdhosura këto 20 vite prej pazareve të pista të Sali Berishës me qarqet anti-shqiptare e anti-çame greke. Ne nuk e dimë, nëse do ta rastisë ndonjëherë, që në tavolinën e pushtetit “SALI” të shtrëngojnë duart e të trokasin “gotat” Shpëtim Idrizi me Nikolas Geixh, mik-ortakun anti-shqiptar e anti-çam të Sali Berishës, por dimë faktin që kemi përballë: Shpëtim Idrizi që “mbron Çamërinë dhe Shqipërinë”, gjendet si “besimtar” i pushtetit anti-çam, ulur në mënyrë të neveritshme, në gjunjë përpara anti-shqiptarit Sali Berisha.

Kjo është zgjidhja e tij personale dhe e atyre që i shkojnë pas në “misionin” që ka, ose që i kanë ngarkuar. Por detyrimi i çamëve që luftojnë vërtetë për Çamërinë është ky: Të ndalin aventurën “Idrizi”, e cila po maskohet banalisht e turpshëm pas “Çështjes Çame”. Nuk duhet lejuar të shkatërrohet Çështja Çame nëpërmjet “kumarit politik” të drejtuesve të PDIU, as nuk duhet lejuar të bllokohet, duke u shkëmbyer me ca kolltuqe lekësh pushteti. “Atdhetari” Shpëtim Idrizi ka treguar me prova e fakte se “atdhe” ka vetëm pushtetet. Ndaj partinë e çamëve PDIU dhe 2 votat e saj si deputet i ka vënë në shërbim të PD, partisë dhe pushtetit anti-çam e anti-shqiptar, të komanduar nga Sali Berisha. Partia “Idrizi” gjendet tashmë e ulur në tavolinën e pushtetit “SALI”, në atë tavolinë ku prej “Esat Pashë Toptanëve” SALI-LULI është nënshkruar pakti i tradhtisë, duke i falur Greqisë territorin shqiptar të ujërave kombëtare detare. Partia “Idrizi” po shtrëngon dorën për “pakëz pushtet” me dorën e Sali Berishës, njeriut që ka gatuar dhe vazhdon të gatuaj pazare të pista anti-çame me Greqinë, duke e bllokuar për 20 vitesh trajtimin dhe zgjidhjen e çështjes çame jo vetëm brenda Parlamentit Shqiptar, por dhe në Parlamentin Europian, duke nënshkruar 3 pakte të fshehta pro Greqisë.

Nuk do të ndaleshim përsëri tek “profili” prej “atdhetari të madh çam” të Shpëtim Idrizit, pavarësisht se edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore, ai po (vetë)ekspozohet me këtë “profil atdhetari”, fatkeqësisht të përdhosur nga”orgjia” me pushtetin “SALI”. Por u ndalëm, të nxitur nga ky fakt: 1 javë më parë, “shpëtimtari” i çështjes çame Shpëtim Idrizi, doli gjithë pompozitet ekraneve të TV-ve dhe reagoi ashpër për kthimin në kufirin grek të çamëve. Pasi paralajmëroi, se do “bëhej nami” në parlamentin “SALI” kundër grekëve, u bëri thirrje çamëve e shqiptarëve: “Bojkotoni ushqimet greke”. Nisur nga ky qëndrim grotesk “atdhetarit” Idrizi, këtij importues-tregtari të shumicës së ushqimeve skarco greke në Shqipëri, mendoj se këtij pseudo-çami i duhen thënë dy fjalë: Zoti Idrizi, grekët janë autorët e masakrës ndaj popullsisë çame, deri me përzënie të dhunshme nga trojet e veta. Ndërsa SALIU, në prehrin e të cilit ti je ulur e po bën “nina-nana” është mbështetësi i faktuar i grekëve për bllokimin 20 vjeçar të mos zgjidhjes, madje dhe të denigrimit të çështjes çame. Ndaj edhe pse nuk jam çam (jemi shqiptarë të dy), kam një këshillë: Mos bëj thirrje për të bojkotuar makaronat dhe gjizën greke, por bojkoto pushtetin e SALIUT, misionarit pro-grek dhe anti-shqiptar e anti-çam.

35 komente në “Shpëtim Idrizi të mos bojkotojë makaronat e Greqisë, por pushtetin anti-shqiptar të SALIUT”

  1. zjarri says:

    Shpetim Idrizi eshte agjent i Nanos dhe i grekve, shpetimi eshte nje halabak-ordiner kaqe…Mjer Camet qe prezantohen nga nje spiun palo si shpetimi..

  2. bllokman says:

    Bravo
    Bukur e ke shkrujt po kujt ja ke shkrujt
    Shpetimi po te ishte nga ata burra nuk bohej paterice e sales

    1. hajriu says:

      O daku mire ti?

  3. frige says:

    Tregoi vehten dhe partin e tij se cilet jane.Nje fjale e mencur shqiptare thote;Me gjeni nje kale jeshil,qe te them se cili cam eshte i mire.Sic duket ai mendje ndrituri se ka thene pa baza.

    1. hajriu says:

      ………… ke te drejte o Esat Pashe Toptani. Po e bene si ato te shtepve te mbyllura ( case chiuse), po mban lexion per virgjerine ?

      1. plaku says:

        frigo,
        Turp te kesh more racist dhe fashist. Po neve 5 miljon shqiptare jemi gjithsej, dhe ti mbjell percarjen. Ne se ke dicka per Shpetim Idrizin, i cili eshte deputet, pra person publik thuaje, eshte e drejta jote. Kush te dha te drejten ty, more fashist te flasesh keshtu per camet. Cfare te kane bere camet, faji i tyre i vetem ishte se linden ne nje vend fashist si Greqia dhe ne nje kohe lufte. Lojen e kujt ben ti ketu ne forum. Ne vend qe te jemi te bashkuar, ti percan mor fashist dhe bir fashisti.

        1. plaku says:

          frige,
          Kush te dha te drejten ty, more fashist dhe bir fashisti, te shash nje popull te tere. Edhe Hitleri yt beri kete gje, shau, internoi, coi ne kampe perqendrimi, mbyti ne dhomat e gazit dhe dogji ne furra femije, pleq e plaka çifute. Kuksh ishte faji i tyre, ata ishin çifute.Mendoj se ne nuk duhet te harrojme historine. Prandaj te quaj fashist dhe bir fashisti. Peshendetje.

          1. frige says:

            Or zotri plak une nuk kam asgje me populin cam,por e kam me Idrizin dhe ato rreshta qe shrova ia dedikoj atij si persondhe partise se tij.Cfaj kam une kur populli ka nxjerre te tilla proverba.Dhe sa per hitlerinmbaje per vehte se ndoshta ka mundesi ta kesh gjak.

        2. plaku says:

          frige,
          Nuk eshte e vertete se populli ka nxjerr keto proverba ( ato qe jane kunder Shqiperise i kane nxjerre keto preverba), populli shqiptar i don camet, ata jane nje pjese e trupit te tij. A ka nejri ne bote qe don ti hiqet nje pjese e trupit te tij ? Ti qe perdor keto proverba nuk je populli shqiptar. Natyra te ka t
          dhene tru, qe perpara se te shkruash poshtersira te mendohesh. E them edhe nje here se je racist dhe nazist.Ne shqiptaret jemi nje popull i vogel, dhe ti pa pike pergjegjesia don te na percash. Mos je agjent grek ?. Sa te paguajne per keto qe shkruan ne forum ? Une personalisht, do te kisha per turp te shkruaja keto gjera qe shkruan ti, per nje popull te tere. Nen petkun e kritikes kunder Idrizit, ti ben lojen e grekut. Me vjen me te vertete shume keq per nenen dhe familjen tende. Pershendetje.

          1. frige says:

            O plak matuf a e kuptove mire pergjigjen time apo jo?Mos valle je pa mende se tru e kuptoj qe ke.Te them edhe nje gje me prinderit e mi nuk ke pse i ze me goje, leri ne qetesine e tyre te perjeteshme.Sic duket ti nuk qenkerke shqipetare sepse nuk njohke theniet e popullit,dhe ne do ta dish une c’fare kam degjuar e thash,dhe per kete nuk eshte faji im kur tjetri nuk kupton thenien qe te tjeret e kane thene para 100 vjetesh,ndoshta 200 vjetesh,prandaj plakush per theniet e te tjereve ske pse me ofendon.Prandaj zoteri kete thenie e di i gjithe populli shqiptare.Me keqkuptuat. Me respekt per repliken tuaj.

        3. plaku says:

          frigo,
          Me vjen keq, pergjigjen time e kane bllokuar administratoret.Pershendetje

          1. frige says:

            O plakush,po te duash te debatosh per historin came jam gati.do te mbush mendjen tende per camet edhe per cfar te duash ti,dhe do te vije momenti qe do te dali e vertet ajo qe thashe per camet.duhet ta dish jam shume miqesor me camet dhe ta them me bindje rreth 20%te shoqerise i kam cam qe me respektojne dhe i respektoj,por historia eshte histori dhe nuk mund ta ndryshojme une e ti.E mira mos ti futemi kesaj valleje sepse nuk duate debatoj per nje pjese te popullit tim.E marr me mend se cfare pergjigje ke dhene qe e kane bllokuar moderatoret por te them mbaji per vehte.

          2. plaku says:

            frige,
            Po mundohem ( duke i sheqerosur pak mendimet e mija ) te te shkruaj se cfare permbante shkrimi im :
            – Ne shkrimin tim te meparshem jam munduar te te sqaroj se nje pjese shume e vogel e popullit shqiptar ( ndoshta greket qe jetojne ne Shqiperi ) kane pasur interesa percarese duke treguar “theniet e popullit” qe thua ti.
            – Ne shkrimin e mesiperm te kam thene se, Natyra na ka dhene mente dhe perpara se te themi dicka te mendojme se ku te shpie kjo thenie.
            – Jam i sigurte se shumica e shqiptareve nuk jane dakord me “thenjet e popullit ” qe permende ti per camet.
            – Nje here thua se “thenjen e popullit” nuk e the per camet por per Idrizin dhe tani thua se “do vije momenti qe do te dali e vertet ajo qe thashe per camet “. Tani kush eshte mendimi yt perfundimtar per proverben, varjanti i pare apo varjanti i dyte, se nuk te kuptoj ?
            – Me behet shume qejfi kur thua se 20% te shoqerise i kam cam qe me respektojne dhe i respektoj dhe po ketu shton se historia eshte histori dhe nuk mund ta ndryshojme une e ti.
            Per c’fare historie e ke fjalen, per historine qe camet jane shqiptare si une e ti, qe çamet u vrane nga fashistet e Zerves, qe çamet erdhen ne Shqiperi pa asgje, qe populli i thjeshte shqiptar ( nena dhe babai yt ) i priti dhe ju dha kafshaten e fundit te bukes se gojes ? Per c’far historie e ke fjalen ?
            – Te kerkoj falje ne lidhje me prinderit e tu. Nuk e dija qe ata si dhe prinderit e mij kane vdekur ( rahmet pacin te ketert ).
            Pershendetje

    2. hajriu says:

      Po do te debatosh per Çamet , historine e Çameve dhe te Çamerise une jam gati te debatojme jo per 100 apo 200 vjet por per 10 fishin e ketyre viteve. Si fillim po te nis kater vargje te Nolit te vitit 1924:
      Ne do buke e bujari
      Ne do bese e trimeri
      Ne do njerez per katandi
      Shko e gjeji ne Çameri

      Tani po pate ndonje shtese hajt se folim

      1. plaku says:

        hajriu,
        Me fal qe po futem ne debat, por vetem qe ta dish ti ( shif me poshte ) une dhe frige debatuam dje me njeri tetrin dhe dolem si konkluzjon qe te dy ( une dhe frige ) kishim keqkuptuar njeri tjetrin dhe tani jemi miq. Pershendetje

  4. AlboGentiVlora says:

    Shpetim Idrizi ky … qe eshte deputet me votat e vlonjateve, ka per ta pare mire se c’do te thote te tallesh me votat e popullit. Ky bashke me Ilir Meten kane per te dale ne pension te parakohshem. Jane leke te humbura kush investon ne leta dy shushunja.

  5. Epirioti says:

    Shpetim Idrizi nuk ka dale me votat e vlonjateve por me votat e cameve qe Vlonjatet bujten dikur kur greku i levizi me dhume nga trojet e tyre. Vlonjatet i strehuan i ushqyen, i arsimuan dhe presin qe ne keto zgjedhje ata te mos kthehen ne bukeshkale. Nese behen te tille do marrin percmimin e vlonjateve qe eshte njesoj sikur te marrin percminin e kosovareve e te mbare Shqiperise.

  6. saranda2001 says:

    Ky Idrizi eshte futur ne loje nga Nanua bile kam frike se ben lojen e grekut se bashku me nanon dhe dhendrin e Serbise Sali berishen ketu ne Shqiperi.Per mua eshte tip legeni pa personalitet,zhfrytezon vetem fatkeqesine e camve per kariere politike,

  7. Frederik says:

    Je i madh gjithmone ne analizat e tua z. Klodian , meriton respekte maksimale !

  8. Nabukodonosor says:

    Shpetim Idrizi eshte legen.Po te qe burre dhe cam nuk do te shkonte ne seancen per kufijte kur vajtja atje e dy deputetve came i dha kuorumin Parlamentit.
    Dhe ne asnje menyre keta dy deputete,gjoja came,nuk duhet ta mbeshtesnin Sali Berishen qe ka sjelle varrezat e grekeve te mutit ne Kelcyre.
    Per mua jane te dy te shitur dhe kaq.

  9. hajriu says:

    O Kledian Lula qeke nje diletant dhe kokrra e komunistit qe se paske shokun.

  10. kozma says:

    PLAKU ,kisha respekt per shkrimet e tua ,por kur lexova diku qe thua per greqine FASHISTE ne luften e dyte boterore u pataksa e kuptova qe je nje cam i cartallosur,Greqia ishte i vetmi shtet qe e vuri perpara Italine fashiste ,bashke me disa bashkepunetore shqipetare,SI UJKU GOMARE apo ste kujtohet o Plaku ,e vuri perpara ushtrine fashiste per turp te botes e coi deri ne pogradec,e me tej ,prandaj Plaku mos genje se historia eshte nje jo dy.

    1. plaku says:

      kozma,
      Kisha keto mendime :
      – Eshte e vertete historike ajo qe thua ne lidhje me luften Italo-Greke.
      – Eshte ama edhe nje e vertet tjeter historike e pamohueshme qe ushtria greke e gjeneral Zerves i detyroi me force e krime camet ( mua me vrau dy dajat dhe gjyshin ) qe te largohen nga vendlindja e tyre.
      – Eshte fakt gjithashtu se ky ishte nje Genocid, te pelqen ty apo jo.
      – Une e kisha fjalen per Greqine e fundit te luftes se dyte boterore. Edhe Hitleri ( i cili ishte fashist si gjenerali Zervas ) beri Genocid kunder çifuteve, apo e ke harruar historine ? Keto jane fakte historike, pamvaresisht se te pelqen ty ose jo.
      – Jam dakord plotesisht me ty se historia eshte nje dhe jo dy. Edhe gjenerali grek fashist Zerva eshte pjese e historise greke te luftes se dyte boterore do apo nuk do ti. Pse ti permend vetem nje pjesen e pare te historise greke te luftes se dyte boteroredhe dhe harron pjesen e dyte te historise greke te luftes se dyte boterore.
      – Nje pjese e vogel e popullit tend me ka vrare dy dajat dhe gjyshin dhe ti me ofendon duke me quajtur cam i cartallosur. Nje filozof grek ka thene : Letra eshte e durueshme dhe secili mund te shkruaje c’fare te doje. Sic e shef une perdor thenie te zgjuara te filosofeve greke, po te isha cam i cartallosur nuk do ti perdorja ato.
      – Une e kisha fjalen per ushtrine atehereshme te Zerves dhe jo per popullin e thejshte grek. Ndoshta nuk kam sqaruar si duhet, ne shkrimin tim te mesiperm, gje qe sic duket ka shkaktuar keqkuptime, gje per te cilen me vjen me te vertete keq.Pershendetje

      1. frige says:

        O plako te respektoj ashtu mesa kuptova edhe ti me respekton.Te them me ndergjegje jam ulur para kompjuterit me nje shok cam,do te them vetem emrin .E quajn Mezan.E lajmerova dhe ai erdhi shkojme shume dhe po qeshte kur i lexoi dhe te them te drejten ai ma tha qe te ngacmoja.Eshte me origjine nga Margllici.Te uroj gjithe te mirat ne familje.

        1. plaku says:

          frige,
          – Une vete kam lindur ne Tirane, babane e kam nga Filati dhe nenen nga Gumenica.
          – Mi bej te fala mikut tend Mezanit nga Margellici.
          – Mendoj se edhe ti je dakord me mua qe ne para se gjithash jemi shqiptare.
          – Beme nje cike fjale , por sic thote populli : ” I yti mishin ta ha, por kocken ta le.
          – Shpresoj qe ne te ardhmen te kemi kujdes ( qe te dy ) qe te mos zihemi me.
          — Edhe une te uroj ty dhe mikut tend Mezan gjithe te mirat ne familje.

  11. Pjeter Mustakuqi says:

    Megjithese jam me bindje te djathta, sic jane pjesa derrmuese e Cameve, dhe kam qene kunder plakut ne shume shkrime ne kete pike i jap plotesisht te drejte. Greqia ishte me plot gojen fashiste, ne kuptimin qe duke luftuar Italine me ate rast donte te hidhte rrenje ne Shqiperi. Pervec genocidit Cam ate bene kerdine edhe ne Gjirokaster, Korce, Kelcyre, Permet nen pretekstin e luftes kunder bashkepunuesve te okupatorit. Plaku tregohet shume i bute biles duke e vecuar popullin grek nga qeveria e tij por ata jane nje m… Edhe greket qe kam njohur e kam kujtuar se i kam patur shok e miq ne USA kur jane vetem me njeri tjetrin jane rracistat me te medhenj dhe duan te na bejne gjitha te zezat. Ti kozma, me dukesh si nja andreas qe ka pat komentuar ketu dhe paske dashuri te madhe per nje popull qe eshte hija e asaj qe ka qene. Eshte e vertete qe Shqiptaret punojne e jetojne ne Greqi por ata dita dites duhet te perballohen me rracizem te hapur dhe fjale ofenduese te tipit kolo alvane. Eshte njelloj si ti thuash ish zezakeve, skllever te Amerikes qe duhet te jeni mirenjohes se ju kane mbajtur padronet tuaj te bardhe me buke. Ketu ne USA, ku une punoj dhe banoj prej vitesh, kur dikush punon ne cfarede lloj pune ne dac lares pjatash ne dac ne kompani prestigjoze punedhenesi jot eshte thjesht punedhenes dhe ligjet e shtetit e mbrojne punetorin ndersa ne Greqi ai eshte efendikoi ose zoteria qe merr trajtat e nje pronari. Prandaj kosma keto derdellisjet kundra cameve e shqiptareve e pro grekeve shko e postoi ne ndonje gazete minoritare te Omonias a Megas.

    1. plaku says:

      Pjeter Mustakuqi,
      Ne fillim faleminderit per debatin dhe objektivitetin. Une mendoj se ne te dy jemi ne radhe te pare shqiptare dhe pastaj une i majte dhe ti i djathte. Mendoj se neve duhet ta respektojme mendimin kunder pa fyerje dhe ofendime, dhe per kete une te jam mirenjohes. Pershendetje.

    2. mitri says:

      Pjeter nuk e di se ne cilen Amerik je ti se e kam pare ameriken me shpejte se ti dhe e shohe shpeshe por sa per kapitalista dhe racista amane mos me thuaj se ne amerik nuk egziston eshte dhjete fishi i Evropes, vec po ke nxjer ti ndonje Amerike te re se edhe sot amerikanet ja kujtojne ngjyren presidentit cdo dite,dhe shumica nuk kane dhe minimumin e jetese nje siguracion shendetesor. Pronari ste llogarit fare dhe 82%e femrave qe punojne ne per zyra jane gacmuar seksualisht,dil nga guzhina ku je dhe shiko pake me mire Ameriken.

      1. Pjeter Mustakuqi says:

        Hahhaa mitri , une punoj faktikisht ne administrate shteterore prej disa vjetesh ne USA dhe ketu me eshte dhene mundesia te mbaruaj shkollen e larte, masterin, dhe jam duke konsideruar edhe ndonje PHD pse jo. Kuzhinen e kam provuar gjate vajtes ne shkolle sepse ashtu i kam paguar studimet por per ate jam krenar por ate Amerike qe paske njohur ti e lexonim ne librat e Hoxhes. Ne Amerike eksizton nje racizem i holle racial kunder zezakeve por per ate duhet nje shkrim i gjate per te cilin skam kohe ketu. Ne Amerike vertet mund te kene disa paragjykime kunder nje pjese te popullates me ngjyre por keto jane minoranca e popullsise. Zezaket ne USA jane doktore, avokate, prokurore, kryetare universitetesh, sekretare shtetetesh, ambasador ne OKB, presidente e te tjere e te tjere. A me thua dot ti qe ne Europe dhe ne Greqi ne vecanti ti jene dhene keto mundesi ndonje te huaji e aq me teper ndonje shqipetari. Ti e paske pare Ameriken me shpejt se mua po e paske par me ate pa xham me duket.

      2. Pjeter Mustakuqi says:

        Harrova te shtoj edhe dicka tjeter ketu ne USA nuk e ka problem njeri kombesine aspak dhe kjo shihet ne perberjen e kongresit dhe qeverise. Vete USA eshte nje shtet multietnik ku te huajt e sapo ardhur jane shumicen e heres me te suksshem edhe se ata qe kan lindur ketu. Kemi dy Indiane guvernatore te Karolines te Jugut dhe Missisipit shtete me nje te kaluar puro te bardhe. Mitri Amerika nuk eshte perfekte por neqoftese ti e krahason me Greqine tende te dhjere atehere je me injorante e grekofil nga sa kujtoja.

  12. mitri says:

    Nuk e kuptoj por shumica e shqiptareve ose jane analfabet ose jane nacionalista!Ndoshta ne gjuhen shqipe nuk mund te shprehem kaq bukur sa ne gjuhen Gjermane se e kam mbaruar shkollen ne Gjermani por do perpiqem te them edhe une ato gjera qe kame mesuar ne nje vende asnjanes.Camet ose Cameria nuk ka eksistuare ne asnje liber historianesh qe une kam lexuar ne Evrope per sa i perket veriut te greqis banohej dhe banohet ne shumice nga popullsia Vllahe dhe ne luften e dyte boterore eshte e vertet qe nje pjese e cameve bashkpunuane me italin fashiste dhe ata nuk u debuan nga qeveria greke por nga nje vellah shume i pasur te cilit camrit i vrane babain ai quhej Thodhori Pituli.Shumica e cameve e dine shume mire se punonin tek familia e tij babai i tije qe shume i vjeter dhe nuk u largu kur erdhen italianet mendoj se camet do e mbronin se i kishte ushqyer por ata e moren dhe e masakruan dhe trupin e tij e hodhen ne ane te detit.Camet menduan se tani do ti mernin pasurin por kur italia humbi luften djemt e tije u kthyen ne shtepi dhe gjeten babain te masakruar dhe u hakmeren ndaj cameve.Ushtria greke pas luftes se dyte kish ngelur pa ushqime dhe veshmbathje dhe familia e Pituleve moren nje batalion ne ngarkim per nje vite per ta ushqyer dhe me ane te ketij batalioni vrane shume cemer ndoshta dhe te pa fajshem.me vjen keq qe shumica degjojne dhe lexojne ato qe thote Pellumb Xhufi.Une jame me shqiptare se ju por e verteta duhet then dhe mos me merni per ndonje anti shqiptare.Me respekt……

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      Dukesh mitri qe qenke shqiptar po 24 karatsh ama, ahhaha sa qesharak. Kerkon tja veshe shferosjen e nje populli te tera familjes te Pituleve a Pitukeve. Ne s’degjojme as Xhufin as tjetrin edhe vete greket e pranojne genocidin cam por sipas tyre ishte i domozdoshem pasi keta kishin bashkepunuar me gjermanin. Por sipas tyre gjysma e Frances qe bashkepunoi, Rumania, Finlanda e te tjere duhet ti shfarrosim si komb meqe disa prej tyre u bene vegla te pushtuesit. Ik o miti ik per zotin se kur mendoj se ka shqiptare si puna jote “me vjen per te vjelle”

    2. Rani says:

      O mitri ti qenke ne uje me duket, po me shkaterrove me ate kur thua se shkollen e ke mbaruar ne Gjermani dhe shprehesh me mire ne gjermanisht ( qe e ve me bast qe s’di ta shkruash) sesa ne shqip, o pika qe s’te bie o mitri o e mjera Shqiperi ça legenesh mban ne gjirin tend. Po ti s’di te shkruash shqip mor burre, ti po ta çosh kete qe ke shkruar ne tetevjeçare nuk te lene te kalosh klasen e tete se ke bere nje thes me gabime ortografike. Edhe une e kam bere akoma shkollen jashte po kurre nuk kam thene se shprehem me mire ne frengjisht apo hollandisht ose anglisht sesa ne shqip. Ty te paska lene shije greku ik te greku o miter te populli me i piste ne Evrope te cilit i ka dale boja perfundimisht po prit edhe pak se do te shohesh kur te falimentoje fare si shtet.

    3. hajriu says:

      Ik or palle trillo neper tv greke .Kishin nevoje Çamet per pasuri? Nje nga arsyet per masakren dhe debimin e Çameve ishte pasuria e Çameve . Bile edhe greket sot e pranojne nje gje te tille. Prandaj o mitri ik bej grekun tjeterkund, ti e ke vendin tek e kuqja ,e verdha dhe jeshilja.

  13. frige says:

    Jam plotesisht dakort me ju Pjeter Mustakuqi per cka thua per grekun.Eshte nje popull shume racist,shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne greqi jane perballur me nje popull shume shume racist.Kete e them me bindje te plote sepse e kam provuar ne kurrizin tim.Nuk e kane thene kot vlonjatet ne vitin 93-94se greku me i mire do varur ne sheshin e Flamurit.Greku eshte nje popull qe ka lene nje shije te hidhur kudo qe kane shkuar.Ai qe nuk ka jetuar me grekun nuk mund ta njohi nga larg.Ne nje maskara kryetar bashkie kemi dhe e ka bere jugun corap,prandaj atyre duhet treguar vendi .Populli cam eshte pjese e popullit shqiptar,pavarsisht padrejtesit qe iu bene Shqiperise me tokat came.Mbase ndonje dite na buzeqesh fati ne shqipetareve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje