Ferdinand Xhaferri, 1994, kontrabandë me naftë greke për Millosheviçin kundër çamëve dhe kosovarëve

5 Maj 2011, 22:50Politika TEMA

Nga Dr. Idriz Tafa*

Pjesë nga libri me raportet e OKB dhe Departamenteve amerikane të Shtetit e të Energjisë me titullin “Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan”, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy). Në libër demaskohet implikimi i Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në vitet 1994-1995, kur drejtor ishte Ferdinand Xhaferri (sot Xhaferaj) dhe lidhjet e tij me ish-oficerët e Sigurimit, Asfalisë, UDB-së. Rruga që ndiqte nafta greke kontrabandë nga porti i Durrësit me trenat e Ferdinand Xhaferrit (sot Xhaferaj) deri në kufi me ish-Jugosllavinë. Me fitimet që merrte Greqia keqtrajtonte çamët, kurse Millosheviçi vriste kosovarët dhe boshnjakët. Harta është hartuar nga CIA amerikane dhe OKB. Berisha dhe Xhaferri ishin lidhur me ish-agjentët e Sigurimit, UDB-së, shërbimet sekrete ish-komuniste bullgare, rumune, hungareze, ruse-sovjetike, kroate, maqedonase për të mbajtur në këmbë regjimin gjakatar të Millosheviçit

 

Pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”. Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992. Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar Italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore. Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomerë, shkruan CIA në vitin 1995 (sh. Bibliotekën e Kongresit të SHBA, “Rasti i Shqipërisë në vitin 1994”). Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.

 

Kontrabanda e naftës u përhap shumë në vitin 1994 ku kanali më i madh i hapur për transportin e naftës ishte me anë të hekurudhës ndërmjet Shkodrës dhe Podgoricës. Realizimi i këtij projekti nuk mund të bëhej i mundur pa përfshirjen apo të paktën pa dijeninë e autoriteteve në Podgoricë dhe Tiranë. Sipas burimeve në Drejtorinë e Hekurudhave në Shqipëri, me drejtor të përgjithshëm Ferdinand Xhaferri, më shumë se miliona litra naftë në ditë transportohej nga Durrësi në Mal të Zi në shtator 1994. “Më shumë se 200 barka në natë bënin rrugëtimin nga Zeta në Mal të Zi, në Vrakë në Shqipëri, duke sjellë barela me naftë më pas në bregdetin malazez, ku karburanti shpërndahej shumë shpejt në kamiona dhe transportohej në pjesë të tjera të republikës, në Serbi dhe këta që merrnin pjesë të tjera nga Kroacia dhe Bosnje Hercegovina. Një barelë me 210 litra blihej për 160 deri në 190 Marka në Shqipëri, dhe shitej për 300 deri 340 Marka në Mal të Zi (Çmimi varej shumë nga cilësia e karburantit). Sipas të dhënave të vlerësuara, vlera e kontrabandës së naftës shpeshherë arrinte në më shumë se 1 milionë USD në ditë, sipas një raportimi të Dragan Djuric (AIM Press).

Përfshirja e zyrtarëve të qeverisë dhe agjentëve të ish-sigurimit të cilët ishin vendosur si drejtues kryesorë në dogana dhe autoritetet tatimore, është konfirmuar nga Genc Ruli, ish ministër i financave gjatë qeverisjes së Berishës, sipas një artikulli të Fabian Schmidt në revistën ndërkombëtare Tranzition në 12 qershor 1999.

Sanksionet ndaj ish-Jugosllavisë u vendosën në maj 1992 dhe u ndërprenë në termat e marrëveshjes së Dejtonit në nëntor 1995.

 

Autoritetet amerikane kanë investiguar dyshimet për thyerje të embargos ndaj ish-Jugosllavisë dhe kanë arritur në përfundimin se ajo është thyer nga Greqia. Gjithçka është renditur në një raport special të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në raport, Shqipëria evidentohet si vend i rëndësishëm transiti për naftën greke drejt Serbisë me transport hekurudhor nga porti i Durrësit, ku u shkarkuan mbi 220 mijë tonë naftë, kryesisht nga kompania “shqiponja” e PD-së deri në stacionin kufitar hekurudhor Bajzë-Tuz. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon ndërkohë prapaskenat dhe përpjekjet për thyer rezolutat e OKB-së. Ndonëse raporti i paraqitur bën fjalë për monitorimin e qeverisë amerikane ndaj Greqisë për respektimin e embargos, ai hedh dritë mbi rrugët e trafikut të naftës, që zinin fill në territorin grek për të mbërritur në Beograd nëpërmjet vendeve të treta. Gjatë vitit 1995 Shqipëria ka mbuluar pjesën dërrmuese të këtij trafiku, për shkak të embargos greke ndaj Maqedonisë. Raporti evidenton se rrugët nëpërmjet Danubit nuk ishin më të hapura se ato nëpërmjet porteve shqiptare, megjithëse Adriatiku atë kohë patrullohej nga luftanijet e NATO-s.

 

Si ka funksionuar kontrolli i embargos së vendosur nga OKB ndaj ish-Jugosllavisë?

Në vitin 1993, në Shqipëri nisën funksionimin struktura të veçanta që veç specialistëve shqiptarë përbëheshin nga investigatorë amerikanë, policë financiarë italianë, doganierë belgë, kanadezë, francezë dhe zviceranë. Detyra e këtij organizmi ishte verifikimi i të dhënave për çdo firmë importuese të karburantit dhe transmetimi i të dhënave me doganat greke dhe italiane për ngarkesat me karburant që vinin drejt Shqipërisë. Kjo strukturë kishte një degë edhe në Lezhë, në rrugën drejt Shkodrës si dhe një tjetër degë në qytetin e Shkodrës. Në këtë mënyrë, vetë specialistët e huaj kontrollonin respektimin e embargos.

 

Si qëndron e vërteta mbi lejimin e qëllimshëm të ngarkesave me karburant?

Kontrabanda e karburantit ishte në atë periudhë një nga burimet kryesore të fitimit jo vetëm për shqiptarët. Vetë fshatarët e zonave përreth Shkodrës, kalonin çdo ditë më makinat e tyre në pikën kufitare të Hanit të Hotit bidona me karburant. Dhe kjo shihej përditë sepse krijohej radha deri në 1 mijë makina çdo ditë. Për këto ngarkesa edhe vetë specialistët amerikanë që ndodheshin këtu në Shqipëri mbyllnin njërin sy. Ajo që ishte më shqetësuese dhe që është ngritur gjithnjë si problem kanë qenë ngarkesat e mëdha. Pra ata persona që e kishin kthyer në një biznes dhe që kalonin sasira problematike. Përgjatë dy viteve të embargos, në Lezhë funksiononte një pikë kontrolli, ku qëndronin jo vetëm policët shqiptarë, por edhe dy specialistë të huaj. Për Shkodrën, ishte përcaktuar një limit furnizimi prej 300 tonësh në ditë për nevojat e brendshme. Ky postbllok kishte detyrë të regjistronte kamionët me karburant që kalonin. Por në momentin që dy specialistët e huaj linin vendin e shërbimit, policët shqiptarë mund të korruptoheshin mjaft lehtë. Kështu karburanti kalonte pa problem.

 

Amerikanët ishin në dijeni të këtyre pikave ku kryhej kalimi i karburantit pasi kishin avionë spiunë në qiell si dhe mjaft informacion, deri edhe filmime. Ata ishin në dijeni edhe të ngarkesa përtej kufirit, se ku përfundonin si dhe për çfarë përdoreshin. Sapo vinin informacionet dhe fotot me koordinatat e sakta për molet e tankerave apo tubat e shtrira nën lumë, forcat speciale niseshin për operacione. Shpesh ka patur edhe përplasje me armë. Bllokoheshin disa varka, priteshin tubat, por sapo specialët iknin sërish kontrabanda gjente forma të reja. Të nesërmen fshatarët kishin vendosur tuba të tjerë dhe ngritur molet nga e para.

 

U pa se ky trafik ishte mjaft fitimprurës dhe u ngritën edhe firma si “Shqiponja” që kishin mbështetje edhe nga PD. Ndërkohë, ekzistonte edhe një formë tjetër mbështetjeje, siç ishte ajo nga shteti grek, i cili ndihmonte firmat greke që shisnin karburant firmave shqiptare. Informacionet nga doganat greke vinin gjithnjë me vonesë duke toleruar ngarkesat e kontrabandës. Pas 2 shtatorit të vitit 1995, në momentin që pati një bllokim të kontrabandës nga Danubi, në pjesën rumune, pasi këtë territor e mori nën kontroll ushtria turke, e gjithë kontrabanda u drejtua për nga Shqipëria. Sa herë që lirohej pjesa rumune, lehtësohej e jona dhe sa herë shtrëngohej andej, aq më shume kamiona me karburante kalonin nga Shkodra.

 

Kishte raste, kur kërcënimet amerikane bëheshin të forta, që kryheshin operacione të fuqishme nga policia shqiptare. Janë bllokuar edhe sasi të mëdha karburantesh, janë sekuestruar anije, por sapo kalonte vala e parë e operacionit, gjithçka vazhdonte si më parë. Policia tërhiqej dhe lejonte që të kalonte karburanti, ndërkohë që për specialistët e huaj shpesh ishte kthyer në një rutinë. Edhe ata bënin ç’të mundnin, por e shihnin se ishte e kotë sepse mbyllnin një rubinet, por hapej tjetri.

 

Sipas të dhënave të kohës, hije të mëdha dyshimi hidhen për kontrabandë të fuqishme në importin e karburanteve. Sasia e importuar për dy vjet nga firmat e sipërpërmendura, arrin në 220 mijë tonë. Nga të dhënat e asaj kohe, Shqipëria kishte 135 mijë makina dhe përllogaritej se shpenzimet e vendit arrinin në 30 mijë tonë në muaj. Nga kjo shumë, sipas të dhënave, 10 mijë prodhoheshin në vend, ndërsa 20 mijë duhet të importoheshin. Me një përllogaritje të thjeshtë, 24 muaj (2 vjet), po të shumëzohen me 20 mijë tonë për muaj, shuma rezulton 480 mijë tonë. Pra, një shifër shumë më e madhe sesa importi. Firmat e lartpërmendura nuk ishin të vetmet që importonin, por këto ishin më të mëdhatë. Importi i të tjerave ishte shumë më i vogël, duke e bërë të pamundur përballimin e konsumit të brendshëm, sipas shifrave zyrtare. Në këtë mënyrë, bien dyshimet për mijëra tonë karburant të futur kontrabandë në Shqipëri, të cilat nuk dihet se ku mund të kenë përfunduar, nëse është përballuar konsumi i brendshëm.

 

USA Energy Information Administration dhe Misionet monitoruese të BE për sanksionet ndaj Jugosllavisë, kanë vlerësuar se nga Shqipëria vinte rreth 40 përqind e kontrabandës së naftës që lëvizte drejt Malit të Zi e më pas drejt Jugosllavisë. Thyerja e embargos, në shifra përkthehej rreth 1 milionë USD në ditë dhe lulëzimi nga viti 1993 deri në 1995.

Sipas USA Energy Information Administration, e ardhura totale nga kontrabanda vlerësohej se kishte çuar në Shqipëri më shumë se 1 milionë USD në ditë gjatë periudhës 1993-1994.

Shqipëria u bë më e rëndësishme si një thyese e sanksioneve duke çuar që forcimi i sanksioneve të rritej në pjesën tjetër të rajonit. Për ti bërë përshtypje observuesve të huaj qeveria në mënyrë okazionale ndalonte kontrabandistë të vegjël ndërsa operacionet e kontrabandimit më të organizuara me lidhje edhe me regjimin duhet të mbikqyreshin (Naylor, 1999:358, 366).

 

Po sipas të njëjtit studim, përfundimi i sanksioneve kishte një efekt më të madh destabilizues për fqinjin Shqipërinë, e cila ishte rritur me thyerjen e sanksioneve. Wallensteen (2002:13 footnote 14) vërente se “përfundimi i sanksioneve në 1996 rezultoi me një kolaps ekonomik në Shqipëri në 1997 duke çuar në vendosjen e një operacioni paqeje perëndimor për të ndihmuar për stabilizimin e vendit”. Naylor (1999:372) argumenton se shterimi i përfitimit nga sanksionet parashikoi një “humbje fatale” të skemave piramidale financiare dhe kolapsi i tyre në 1997 rrëzoi qeverinë shqiptare. Rreth 1.5 miliardë USD lëvizën në shoqëritë piramidale ndërmjet 1992-1996, pjesërisht të mbështetura nga të ardhurat e gjeneruara nga thyerja e sanksioneve dhe aktivitete të tjera kontrabanduese (Hajdinjak 2002:32). Kur ndodhi kolapsi i piramidave, kështu ndodhi dhe me qeverinë.

 

* Autori është diplomuar në studime ndërkombëtare, master në politikat e sigurisë globale, doktor në politikat e bashkërendimit ndërkombëtar kundër terrorizmit në Greenstone University Law & International Relations School

 

12 komente në “Ferdinand Xhaferri, 1994, kontrabandë me naftë greke për Millosheviçin kundër çamëve dhe kosovarëve”

  1. dreamerdays says:

    kush e ka rradhen neser? spaskan te mbaruar historite e kandidateve…

  2. Pjeter Mustakuqi says:

    Po Camet ku hynin ketu se se kuptova???

    1. kris says:

      I dashur “P… Musta….” Ju nuk keni idene perse shkruani dhe cili jeni!?.Ju nuk jeni ne gjendje te kuptoni se me bashkepunimin me greket luftoheshin camet.Duket qe jeni ne nje mendje me Salen.

  3. Pjeter Mustakuqi says:

    Duke bere nje kerkim te vogel qe mund ta beni te gjithe nuk arrita dot te gjej nje Greenstone University Law & International relations School nga ku eshte diplomuar autori i artikullit dhe kjo na na ve para nje dileme: Ose kjo shkolle nuk ekziston dhe autori ja ka futur kot, ose edhe neqoftese ekziston nuk as website dhe as figuron askund duke e bere titullin doktor te ketij tipit futja kot. A e shikoni se me cfare autoresh kemi te bejme???

  4. albaniac says:

    Pse me vjen per te qeshur sa here qe lexoj emrin e F.Xhaferrit…..

  5. mic sokoli says:

    http://kms1.isn.ethz.ch/serviceengine/Files/ISN/28955/ipublicationdocument_singledocument/f82eb40e-a4c9-4079-b577-7abaedb96daa/en/14.pdf

    Linku ku mund t’a lexoni te plote raportin (ne anglisht) nga Marko Hajdinjak.

    http://www.imir-bg.org/?do=about&id=2 – Linku ku mund te shikoni CV e MH.

    1. mendimi_im says:

      Ku je o mic patrioti?
      UZroj te jesh mir.

      E lexova materialin qe ke gjetur dhe edhe artikulli i gazetes Tema eshte identik me kete te Markos.
      Marko edhe nese shkruan te verteta per nje gje te jesh i bindur:
      Nuk punon per interesat e shqiptareve.
      Pra behuni pak me te mencur…

  6. ilir111 says:

    Ky ishte ministri qe do sillte eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi!
    ky eshte idiot dhe nje LOLO i vendosur ne post nga buratinet e PD, mer vesh ky nga kontrabanda dhe sherbimet e Inteligjences.

  7. Rani says:

    Qe Saliu e ka bere kete as qe vihet ne dyshim po edhe keta te huajt ja futin jo ndonjehere po shume here kot vetem me hamendje. Pse ka llogjike te thuhet se 10 000 sigurimsa ngelen pa pune sikur Shqiperia te ishte 200 milion banore dhe ka 10 000 sigurimsa, ore e dini se ça do te thote 10 000 apo jo, CIA vete ka me duket 23 000 agjente te marre se bashku ndersa ne 10 000, qenka raport vari k………..se s’lexohen çdo lloj pislliqesh pa llogjike. Edhe njehere e perseris nuk e vej ne dyshim qe kafsha e ka bere po keto shifrat jane te pabesueshme, i bie qe perveç atyre qe ngelen pa pune sigurimi te kishte minimumi edhe nja 5 000 agjente qe “vazhdonin” punen, ik ore raport leshi…………………

  8. Arberor says:

    Xhaferri edhe qe shkoi ne Amerike per te bere nje specializim, u sponsorizua nga lobi Grek, beni kerkimet dhe do e gjeni!

  9. Alban Dega says:

    FERDINAND XHAFERRI E KISHTE HUMBUR FARE SIMITEN

    – Disgusting…. Peshtirosje deri ne neveri
    – Jo vetem simiten pior edhe votat e dirrsakeve me 8 maj 2011
    – Po me vjen per te vjelle edhe tani….Uh…… U……hhhhh!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Rastesisht ndoqa emisionin ” Opinione” te “Klanit” te Blendi Fevziut me kandidatin e PD-se per kryetar Bashkie te Durresit, Ferdinand Xhaferrin. Disgusting, thone amerikanet. I peshtire. Neverites. Per te vjelle….Nje papagall qe nuk dinte te mbaronte.
    Foli shume. Shume e per lume. Nuk tha asgje konkrete. Te gjitha perralla xhaferiane. Uroj qe sa me shume votues te Durresit ta kene ndjekur ate program. Pse?
    Sepse sa me shume ta kene degjuar ose ndjekur, aq me pak do te votojne per kete injorant qe sherbeu si minister Kulrture i qevezise hajne te Sali berishes derisa u shfaq si kandidat per kryebashkiak te Durresit. Ministri me pa kulture i kultures shqiptare kandidon pe rkryebashkiak ne nje nga qytete me me kulture te Shqiperise, ne qytetin e lindjes se Aleksander Moisiut, ne nje nga keyqendrat e kutlures e qyteterimit te lashte shqiptar. Disgusting!
    Aq i pakulture sa u premtoi vlonjateve se do tu rikthente eshtart e atdhetarit dhe babait te pavaresise shqiptare Ismail Qemali, qe ishin kthyer gati 80 vjet me pare ne Shqiperi. O Zot cfare mega- injorance! Disgusting… Me vjen edhe sot per te vjelle me kete antiklture ne krye te kultures shqiptare.Neveri e gjalle.
    Per here te pare ndjeva keqardhje per vuajtjet e Blendi Fevziut ne programin e tij. Me dhjetra here ai nderhyri per ta futur ne teme e per te folur konkretisht cfare do te bente Xhaferri per Durresin e popullin e tij. Papagalli Ferdinand Xhaferri vazhdonte me perrallat dhe mashtrimet e mesuara per mendesh.
    Per asnejk cast nuk doli nga rrenat e tij qe kerkoi tu’a servirte votuesve durrsake. Uroj ta kene ndjekur sa me shume ate program. Sa me shume ta kene ndjekur aq me pak do ta besojne e aq me pak do te votojne per kete antikulture, per kete fatkeqesi te politikes shqiptare, pjelle e krye- fatkeqesise Berisha.
    E dini cila eshte vepra me e madhe politike e Ferdinand Trapit. U divorcua me Sali Berishen bashke me Genc Pollon. Deshtuan ne divorcin e tyre. U rimartuan perseri me Berishen. I ribashkoi ajo cfare i pati ndare: karrikja dhe asgje tjeter!
    Fevziu nderhynte per ta bere me konkret Xhaferrin e simites. Simitja e Xhaferrit recitonte perallat e mesuara keq permendesh. Xhaferri e kishte humbur fare simiten….
    E dini cili ishte premtimi me i madh shpetues per Durresin e popullin e tij i Simites se Xhaferrit… Disa pishina olimpike… E ku ne Durres qe ka nje pishine pa fund e pa ane me uje te kripur dhe nje nga plazhet me te medha e me te bukura te Mesdheut!
    Ferdinand Xhaferri e kishte humbur fare simiten
    Si eshte i mundur te marre guximin te kandidoje nje injorant i tille… Premtime pa fund. Mashtrime pa ane. Neveri deri ne pafundesi. Peshtirosje deri ne ….
    Me vjen per te vjelle kur kujtoj Ferdinand Xhaferrin ne ” Opinione”. Ferdinand Xhaferri e kishte humbur fare simiten… Jo vetem simiten, por edhe votat e durrsakeve me 8 maj 2011…
    Me falni…. Po me vjen per te vjellur kur kuijtoj recitimin e peshtirosur, te neveritshem te Fedinand Xhaferrit. Disgusting! Vertet per te vjellur !. Uh…. U……hhhhhh!

  10. arkurb says:

    JU TE GJITHE JENI MASHTRUES, FAKTE TE CILAT NUK KANE ASNJE ORIGJINALITET DHE SAJESA TE EDVIN RAMES DHE LOBIT TE TIJ.BRAVO BAZE JA KE MARRE DOREN

Comments are closed.

Lini një Përgjigje