Flora Hanelli: Zëri im, i mijëra qytetarëve

3 Maj 2011, 11:00Politika TEMA

Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?

E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.

Kur u zhvillua takimi?

Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.

Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?

Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.

Po çfarë ndodhi konkretisht?

Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.

Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?

Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç’thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.

Por çfarë ndodhi saktësisht?

Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t’i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t’i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.

A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?

Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.

Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t’i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t’ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t’ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.

A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?

Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.

Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?

Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.

Çfarë ndodhi më pas?

Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.

Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo…?

Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.

Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?

Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.

A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?

Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.

Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju…

Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët “a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje” është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t’i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t’ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.

Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.

Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t’u përballur me të?

Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.

Shekulli

38 komente në “Flora Hanelli: Zëri im, i mijëra qytetarëve”

  1. Rani says:

    Nuk e kam pare edicionin e lajmeve te top channel po me sa pashe ne copezat e lajmeve ketu nuk figuronte fare kjo puna e fakultetit me Lulin. Te kene braktisur valle edhe ata rrugen e zotit qe se kane zene me goje? Rama duhet ta mbaje shenim kete incident si shprehje e revoltes popullore dhe te prangose te gjithe legenet qe direkt ose indirekt kane bere poshtersira se vetem atehere qetesohen njerezit, ose ndryshe edhe Rama te ike nqs nuk e ka plan te beje gje ne kete drejtim.

  2. vinny says:

    Pedagogja Flora Hanelli me kurajon e saj arriti ate çka mendon me te vertete populli Lulezim Bashes.
    Arriti ti tregoj atij, Berishes dhe gorrillave qe marin nga mbrapa e i quajne badigarde se ajo nuk ka aspak frike as se e heqin nga puna, as se i cenojne jeten dhe se eshte nje qytetare e lire e askush nuk ta detyroj te jetoj nen diktatin e mediokritetit e korrupsionit.
    Bravo e uroj nje njerez te tille te zgjohen ne Shqiperi ne menyre qe te marin fatet e popullit te tyre ne dore se me rugaçet aktuale ne qeveri Shqiperia shkon drejt sketerres.

  3. nicolla disha says:

    Sikur te gjithe Shqiptaret te jene ne nje mendie me kete Zonje te nderuar Berisha do te falementonte tani.

  4. frige says:

    Bravo z FLORA[E shkrova emrin me germa te medha se meriton respektin me te madh,se kete qe bete JU nuk e ka bere njeri deri me sot] mbrojte dinjitetin tuaj ne radhe te pare dhe dinjitetin e vendit te punes. Ju lumte goja se atij vrasesi ato fjale meritonte.Mbaje lart koken me krenari,se demaskove nje hajdut dhe VRASES.Njemije here B R A V O.

  5. rrapi-i-treshit says:

    Bravo zysh FLORA ja mbylle gojen LUL domates
    Bashke me ato ku–rv–at e vogla ANDREA MALIQARI dhe ARIAN LAKO si dhe asaj ku–rv–es se madhe FORCIM SOFTES

  6. nardis says:

    Bravo profesoresh.
    une nuk e kam ‘fatin’ ta kem perpara por te betohem qe do te beja te njejten gje,je shembulli me i mire per te gjithe ata qe kane frike te thone te verteten.ne sduhet te kemi frike ti cjerrim masken atij vrasesi,hajduti,spiuni e ku ta di une se cfare titujsh te tjere ka ky plehre.edhe nje here po ju them BRAVOOOOO.me respekt kunder

  7. Falcon says:

    nje zonje qe vertet te ngjall respekt…shume inteligjente ,e emancipuar .kurajoze dhe tamam shqiptare..nje qytetare e denje e Tiranes

  8. nicolla disha says:

    Me ka bere shume pershtypje kjo Zonja shume e nderuar. Kam lexuar intevisten e saj 10 here, sepse me ka cuditur shume me burrnine qe kishte si grua. Nuk ka Berishe ose Bashe qe te krahasohen me burrnine qe ka kjo Flora Hanelli. Shqiptaret duhen te marrin shembull nga kjo grua burrnore.

  9. Blue Sky says:

    IPOKRIZIA E KESAJ PETAGOGE TE SEMURE JA KU ARRIN, aJO DUKET QARTE QE KA QENE E ORGANIZUAR DHE E FUTUR NGA EDVIN KRISTAQ RAMA, AJO NUK MBAN MEND SE CFARE THOTE, AJO NE INTERVISTEN E DJESHME THA SE ME MBROJTEN STUDENTET, NDERSA NE KETE INTERVISTE DHOTE SE NUK KA PASUR ASNJE STUDENT..KE DUHET TE BESOJME VALL???!!!!
    aJO NE VIDEO SHPREHET :”JAM 28 VJET ZOT E KESOAJ SHTEPIE…” NDERSA NE INTERVISTE THOTE SE KA THENE “…. I THASH JAM 28 VJET NE KETE VETER ILIMINIMI….” KE DUHET TE BESOJME?!!!!
    I KUJTOJ KESAJ PETAGOGE SE UNIVERSITETI ESHTE PUBLIK E JO PRIVAT QE TA QUAJE AJO SHTEPINE E VET,
    GJITHASHTU NQS AJO ESHTE 28 VJET PETAGOGE ATEHERE AJO ESHTE BERE E TILLE PASI KA PASUR NJEREZIT E AFERT ME PARTINE KOMUNISTE, PRA KJO PETAGOGE QE NE QELIZE ESHTE KOMUNISTE…

    1. fule says:

      Lexojeni more aman….gjithe perroi i turbullt psiqik i nje militanti

      1. Blue Sky says:

        Forca jote e mendimit duket… Nuk kishte menyre me te qarte per te shprehur idiotizmin tend….

        1. vinny says:

          Blue Sky,
          Ne shqipen letrare nuk perdoren shkronjat e medha, nuk e kam per zakon te kritikoj shkrimet po na vret syt, e po na prish gjuhen shqipe.

        2. po.. mund te jete komuniste po jo me shume se shefi yt …nje komunist qe e katandisi lirine e shtypit ne shqiperi per dite te zeze ..terrori i pushtetit te tij eshte prej diktatori te denje …ndersa ti je nje sahanlepires i tij …

  10. fule says:

    Respekte dhe pershendetje. I dhate shprese dhe kurajo gjithe popullit.

  11. amerika says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    FITOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

  12. alketa85 says:

    po per zotin ti moj zonje nuk perfaqson zerin e mijra njerezve. ti nuk je as gjykatese as prokurore, ti s’je asgje. ajo qe bere ishte nje skene histerizmi e dhimshme dhe vazhdimi qe po i ben kesaj historie tregon vetem se do te perfitosh sa te mundesh ekonomikisht nga kjo histori, duke qene se je ne prag te pensionit. ty te te vije turp per histerizmin dhe fjalorin e perdorur se si pedagoge nuk te takonte. dhe moralin qe aq shume po e perdor per te justifikuar aktin tend te mjere duhet ta kishe patur parasysh kur ti dhe koleget e tu kerkonit 9 mije euro per te hyre ne inxhinjeri si student dhe 300 euro per cdo provim pa llogaritur konsultat private ne shtepi. uroj qe ndergjegja juaj tiua haje shpirtin kur prokuroria te denoje kriminelet e vertete te 21 janarit. uroj qe ndergjegja juaj tiua breje shpirtin sa here te hani nga leket qe ju kane paguar per keto shpifje dhe akuza te pabaza. do ju lutesha qe ne jete te flisnit vetem per veten tuaj sepse ne mijra njerezit e tjere nuk ndihemi te perfaqsuar nga ty kurresesi.

    1. Rani says:

      O Keta po leje tashi aman po si nuk te vjen turp ty qe nqs ke jetuar jashte ashtu sikur thua ti duhet te kesh pare se si veprohet jashte ne komuna, ose zyra administrate, e ke pare ti se si sillen ata te huajt (flas ne pergjithesi se edhe ata nuk jane perfekte) dhe ke pare se si sillen tek ne. O goce po kaq budallenj te jeni ju o vlla e pabesueshme, e ke provuar te hysh atje ku ke qene ne komune pa radhe ti thuash jam kunatja e filanit apo kusheriri i filanit normlaisht s’te lene, kurse tek ne injorantet kafshet e shumellojshme qe kane pushtuar administraten nuk dine te flasin shqip si pasoje e sali egersires qe ka vene mbi baza militantiste. Kur une kam bere stazhin ne prokurori ketu ku jam, prokurori qe ishte i ngarkuar te me ndiqte per periudhen e stazhit nuk hynte ne zyren ku isha pa i thene une hyr edhe trokiste paradhenie ok. E kam thene edhe njehere tjeter po po ta them ty qe qenke shume e ceket nga trute qe te kuptosh se si punon bota dhe ta bej pyetjen ty; shko provoje njehere te prokuroria e Tiranes apo ne çdo ministri edhe shih se me ça arrogance flasin dhe sillen injorantet ministra ose prokurore dhe kjo eshte fryma profesionale qe ke instaluar saliu i eger. Atje para se te shohin a je i afte apo jo te shohin a je militant dhe injorant dhe per femrat a mbushin kriteret e permasave te gjoksit edhe te bytheve per te te marre ne pune o goce. Me njerez si puna jote pisk e kemi punen…………………………..

  13. Alban Dega says:

    GJYQ PUBLIK KUNDER NJE VRASESI PUBLIK
    Lulezim Basha eshte jo vetem nje nder bastardet me te pafytyre te regjimit Kadafian te Berishes. Eshte edhe hallka kyreosre e transmetimit dhe
    zbatimit te urdherave te Kadafit shqiptar per vrasjen e 5 protestuesve te pafajshem me 21 janar 2011 ne mes te Tiranes.
    Eshte jo vetem vrases por edhe kusar e nje nga bosat e Mafias se hajnise se autostrades se kombit! vendi i tij eshte ne krye te qelive te burgut jo te Tiranes. Drejtesi jo vota per vrases!

    1. alketa85 says:

      TI SHOKU NE KOREN E VERIUT DO BEJE HAJER. KETU JEMI NE DEMOKRACI SHYQYR ZOTIT NJEREZ SI TY VLEJNE PAK FARE.

      1. vinny says:

        alketa,
        si mund te quhet demokraci kur qeveria eshte e perbere nga Krieminister Sali Berisha, ish komunist i flakte dhe pergjegjes kryesor per vrasjen e mbi 3000 shqiptareve, rrenimin e ekonomise se vendit te tij ne 97 kur ishte president fuqiplote i Shqiperise, ministra te kabinetit te tij Ilir Meta, Dritan Prifti, Genc Ruli, Fatmir Mediu, Lulezim Basha….te gjithe te implikuar ne afera e skandale korruptive!!!!
        Kete quan demokraci!!
        Me vjen keq per ty se je studente, dhe me gjithe hapsiren, mediat e mundesite qe ke te informohesh ne menyre me te sakte e te kuptosh se si funksionon kjo bote, mbron dike qe me demokracine nuk ka asnje lidhje.

  14. nicolla disha says:

    alketa85, eshte demokraci, prandaj ke te drejte te shprehesh mendimin e gabuar qe mendone. Tani ty nuk te takon ti kerkoshe dhogari asaj profesoreshes qe ka me shume mend se sa ti. Sic e thaqe eshte demokracie. Ne kete forum je nje minorance ne krahasim me komentet qe po behen pro Flora Hanelli.

  15. fortunato65 says:

    zonja flora ka shprehur mendimet e saja dhe nuk besoj qe ka pasur delegimin e mijra njerezve siç ajo thote.edhe nga reagimi i saj kuptohet klima e acaruar ne prage te zgjedhjeve.une besoj qe duhet te behet debate per programet dhe jo duke ofenduar intelektin e personave pasi vetem zoti mund te gjykoje per intelektin qe ne mbartim.edhe per zonjen basha mund te tho

  16. nicolla disha says:

    alketa85, ti qenke shume rrugace me rreplikat esterike qe ben.

    1. mendimi_im says:

      Nikolla, pse shan njerzit?
      Cdo njeri ka kendveshtrimin e tij/saj personal ne lidhje me ceshtje te ndryshme.
      Cdo person qe eshte kunder komunistave si puna jote jan rrugace?
      Mire qe kjo qenka rrugace, po ti pse behesh rrugac duke perdor gjuhe te rende ndaj nje femre?
      Nuk din ti te respketosh femrat, nuk din ti te tregosh shar dhe miresjellje?
      Ty ta henger derri sharmin ?
      hahahahah

      1. plaku says:

        mendimil-im,
        Urime per detyren e re. Qenke bere avokat ? Sa e ke honorarin ?

    2. Epirioti says:

      Mos i shaj femrat lol! Mjafton ndonje fjale perkedhelese se zbuten menjehere. Shpreh mendimin tend dhe repliko me zgjuarsi dhe me shaka, se jane te djallezuar vegjelia e Salibanit.

  17. mendimi_im says:

    Alketa, ketu jemi te lire te shprehim cdo ide apo opinion.
    Shoh qe te tere komunistat te jan vere kunder.
    Mos u dorezo.
    hahaha

  18. nicolla disha says:

    mendimi_im, te shikoje te merzitur me komentet qe ben. Une grate i rrespektoje shume, edhe i dua. Ngushllime per Bin Ladenin ha ha ha ha!

  19. Straus says:

    Profesoreshe, Ju lumte per trimerine dhe kurajon qytetare. Ju admiroj!

  20. linda76 says:

    Eshte NDER, KRENARI, SHANC, qe te kemi nje kryebashkiak si BASHA!!!! megjithese ne si popull nuk e meritojme nje njeri kaq te mire se jemi egersira.
    Kjo gjoja ‘pedagoge’, se nuk mund te quhet intelektuale nje njeri me kete HARBUTERI se nuk ka rendesi cfare thua po nqs do qe keto gjera te degjohen duhet te dish te shprehesh me kulture e qyteterim e jo te ulerasesh si histerike e djallezuar.
    Por jane mesuar keto pedagoget e vjetra me dhune se i kujtohet kur rrifnin studentet ne kohen e xhaxhit po ajo kohe nuk kthehet me ta harroje zysha.

    1. Epirioti says:

      Qyqja mi gra! Paskërkishim qënë te rrethuar nga Saliban gjithandej dhe nuk e paskërkishim ditur fare. Ja doli dhe nje nimfomane tjeter me emer joshes, linda 76

  21. nicolla disha says:

    linda76, qenke nje Salibaniste e betuar. Harrove Berishen qe uleron. qe te shane, qe te kafshone per nje cope pushtet??? You Berishjanet me te vertete jeni te brymosur me filozofine te gabuar Berishjane.

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      O nico ca ben e babam o tu befsha re sa budalla qe te kam

  22. beto-no-hem says:

    Ka nje turp me te madh ne kete gallate. Dikur ne te shkuaren, edhe ne ate shqiptare, protestat kunder abuzimeve, kryesisht ndaj pushteteve, jane bere nga studentet. Mjaftojne stutentet e dhjetorit ku nje pjese e pedagogeve ishin strukur ne zyrat e pushtetit te kohes per te dale te nesermen ne krah te levizjeve pluraliste. Sot duket sikur ndodh e kundeta. Studentet jane shnderruar ne tuafe injorante, fale proceseve te arsimit moderne, shperndarjes se kartonave, varesise nga politika. Kjo ka 15 vjet qe ndodh, dhe askush, majtas-djathtas nuk flet, sepse injoranca eshte ne sherbim te te gjitheve, atyre qe shtypin sot e atyre qe perkrahin te shtypurit sot, per t’i shtypur neser. Reagimi i pedagoges eshte nje turp per te gjithe studentet e fakulteteve publike si dhe per koleget e saj qe rrine, vegjetojne marrjen e rroges buxhetore ne fund te muajit, qe varet nga krere injorante e nga nje rektor qe para dy vjetesh ishte gati-ndat i PD-se ne Berat. Eshte turp gjithashtu per nje pjese te komenteve ketu qe i japin zemer kesaj pedagoges se nderuar, po keto zera qe ne 15 vjet arsim, kane bere cmos te marrin ndonje diplome a provim, qyl, kuptohet, pruresit me te pare.

  23. beto-no-hem says:

    @ Blue Sky: idem dhe per fjalen Ipokrizi, H si Hipokrit/e

  24. preng sherri says:

    Ju pereruroj per guximin Zonja Hanelli duhet te ndjekin reagimin tuaj edhe koleget apo koleget tuaj

  25. sociologu says:

    Bravo Flora – ja bere fora… Sot Tirana, neser VLORA!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje