Gjatë gjithë pasdites së djeshme, lajmi se Flora Hanelli i është drejtuar kandidatit të PD-së për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës, me fjalët “vrasës, maskara”, është komentuar online si asnjë lajm më parë në një kohë aq të shkurtër. Është hera e parë që Lulzim Bashës i thonë “vrasës” në publik. Ka javë të tëra që Basha del sheshit, e nuk kish ndodhur kjo gjë. Do duhej të kish ndodhur ditë për ditë e gjithë ditën e ditës, do duhej t’i kishin ulëritur vazhdimisht “vrasës, vrasës, vrasës”, e të mos e linin të vinte vërdallë e të çaprashiste lidhur me planin e tij të administrimit komunal të metropolit, por kjo nuk ka ndodhur, ashtu si nuk ka ndodhur që të ketë dalë një njeri për t’i thënë në sy Sali Berishës të njëjtën gjë. Më në fund doli një grua, një pedagoge e Universitetit të Tiranës, dhe e bëri. Me Bashën.
“Ne nuk e dimë që ai është vrasës, dhe prandaj është e tepruar t’i thuhet vrasës”, mund të dëgjohen zëra të krahut të pushtetit, që medemek kanë shumë për zemër verdiktin e institucioneve, dhe jo pandehmat e njerëzve të mllefosur. Atëherë, le ta marrim shtruar (s’është hera e parë që e marrim shtruar). Më 21 janar u vranë katër veta. Ishin në bulevard në momentin që janë vrarë. Ishin pjesëmarrës në një protestë të dhunshme kundër pushtetit, por nuk ka asnjë provë që ata të kenë ushtruar ndonjë dhunë mbi dikë (edhe sikur të kish prova të tilla, nuk është se do justifikoheshin vrasjet; theksoj faktin që ata s’kanë qënë fare pjesë e dhunës për të nënvizuar pafajësinë e tyre të skajshme, e jo për të përligjur vrasjen e tyre). Për më tepër, në momentin që u vranë nuk ishin më as protestues; thjesht po bënin sehir fashitjen e protestës, që përkoi në mënyrën më të çuditshme me tërbimin e Gardës së Republikës; më në fund, nuk ishin të armatosur.
“E mirë, e morëm vesh, e pastaj? Pse qënka e thënë që të ketë gisht Lulzim Basha në këtë histori?”, mund të pyesin berishianët që medemek e kanë qejf garantizmin. Hm, sado xhan ta kemi Lulzim Bashën, nuk mund të harrojmë që ai ishte ministër i Rendit publik. Nuk e di ai kush dha urdhër? Nuk ka dëgjuar gjë? Nuk e ka dhënë ai vetë urdhërin? Le të na gjente vrasësit, atëherë! Si ministër rendi na e kish borxh të gjente shpejt e shpejt autorët e vrasjes së katër qytetarëve në mes të ditës e nën vëzhgimin e një mizërie kamerash televizive e kamerash survejimi të varura në muret e kullës së kryeministrisë. E nëse as këtë s’e ka bërë dot, ai do duhej të jepte dorëheqjen. Por ky as këtë nuk e bëri. Në vend të këtyre, bëri tjetër gjë. Pikërisht kur shqiptarët ishin të tmerruar nga çfarë u panë sytë përpara kryeministrisë, ai urdhëroi, lejoi apo nuk ndaloi policinë të ushtronte dhunë mbi protestuesit e tjerë që mbetën pa u vrarë, doli e na foli për protestues të kapur me kartëmonedha të së njëjtës prerje në xhepa, na shpërbleu me rroga vrasësit, na kundërshtoi urdhër-ndalimin e prokurorisë për gardistët, doli e u mbajti iso sendërgjive idiotike të kryeministrit mbi një gjoja putsch të kryer me thika me helm, stilolapsa-pistoletë, me kallashnikovë të ngarkuar në një makinë, me protestues të trajnuar për të ushtruar dhunë e vrarë në rrethinat e Tiranës, e nën komandën e treshes president-kryeprokurore-kryetar i opozitës, doli e dëshmoi në komisionin parlamentar më të çmendur që ka njohur historia e parlamentarizmit botëror, etj, etj. Lulzim Basha nuk ka folur asnjë fjalë për katër të vrarët. S’i ka përmendur kurrë ata qytetarë të pafajshëm, të cilëve iu mor jeta për krimin se ishin opozitarë. E sikur të mos ishin mjaft këto të pabëra, ka pranuar dhe kandidimin për kreun e bashkisë së Tiranës me moton “të parët janë qytetarët”.
Ka dhe më. Vijon të sillet me arrogancë edhe sot e kësaj dite. Madje, si bandit në stilin e mentorit të tij. Sipas pjesëmarrësve në takimin e djeshëm me studentët, i qënka kthyer profesoreshë Florës me fjalët: “Ta tregoj unë vrasësin më 9 maj”. Si ta marrim këtë frazë? Unë e marr ashtu si është, dmth si një kërcënim, e prandaj më ngjethet mishi.
E më vjen ta pyes: Ia tregon ti? Po çfarë do t’i tregosh? Pse nuk e çon deri në fund kërcënimin? Do ta pushosh nga puna? Do të hakmerresh në forma të tjera? Apo do ta vrasësh? Lul Basha, duhet ta shpjegosh këtë frazë të ndyrë! Ashtu siç duhet të pranosh rolin që ke luajtur më 21 janar, dmth ose rolin e atij që urdhëron të shtihet mbi turmë, ose rolin e atij që ka asistuar në mënyrë pasive në dhënien e urdhërit; ose rolin e atij që i ka ikur vetja aq shumë nga kontrolli, sa pranon të futet e përfshihet në një skemë fajesh e krimesh të kryera nga të tjerë. Deri atëherë, unë besoj të njëjtën gjë që beson dhe Flora Hanelli: Ti je vrasës, Lulzim Basha!
Comments are closed.
Duhet te jemi mirenjohes qe ka ende zera si ju Z. Mustafa, qe guxojne te thone e te shkruajne te verteten qe e dime te gjithe! Na u felliqen ekranet me Cilrat e Canrat, me zhejet e fevzet qe u bejne hyzmet vec pareve e pronave. Po shpirtin ku e kane derguar keta dreqer pseudourbane?! Faleminderit Mustafa Nano!
Duhet te marre shembull nga zj.Flora ajo “Silvia Konti” e prokurorise qe “vazhdon” hetimet pambarim dhe kerkon ekspertiza ne Hene se ne Toke i ka konsumuar te gjitha po prape “nuk ka fakte”. Kjo eshte per te vene duart ne koke, per çdo gje qe ndodh fillojne hetimet dhe……………………………..vazhdojne e vazhdojne e vazhdojne……………………..deri sa harrohen.
Rani,
Miremengjez. A te kujtohet qe nje here( ketu ne forum ) me ke korrigjuar, me te drejte, mbi perdorimin korrekt te fjaleve “precedence” dhe “prioritet”. Tani me erdhi radha edhe mua, te pakten shpresoj. Ti thua :
“Kjo eshte per te vene duart ne koke, per çdo gje qe ndodh fillojne hetimet dhe……………………………..vazhdojne e vazhdojne e vazhdojne……………………..deri sa harrohen.
Une do te thosha, deri sa t’ju kaloje koha e parashikuar me ligj ( nuk e di tamam termin ligjor ), ne kuptimin qe ne se nje proces zgjat me shume se nje kohe e caktuar, ai mbyllet.
Kjo eshte nje taktike qe perdor, me vite, Berliskoni. Une e di se ti i njef ligjet shume shume me mire se une. Ti ke studjuar per drejtesi dhe me thuaj te lutem, a kam te drejte apo jo per verejtjen qe te bera, apo ja futa kot? Faleminderit paraprakisht.
O Plaku se nuk kam qene ne shpi edhe se kisha pare kete komentin tend. Ke te drejte po ai afati qe thua ti per vepra kriminale nuk eshte me muaj po me vite dhe bile me dekada. Per shembull ketu ne pergjithesi aplikohet afati 10 vjet nqs prokuroria nuk gjen fakte per te inkriminuar personin atehere ndjekja penale ndaj tij shuhet, po ka perjashtime si gjithmone dhe kudo dhe ne raste perjashtimesh aplikohet afati 20 vjet ne raste shume te rralla ( genocid per shembull) eshte 30 vjet. Ne Shqiperi nuk e di se sa eshte afati po pak a shume keshtu duhet te jete kurse ne Amerike eshte 30 vjet edhe atje. Termin ligjor shqip te them te drejten nuk e di as une se kishte disa terma qe aplikoheshin ne drejtesi ne Shqiperi qe nuk i njihja as une qe kam qene i mire ne gjuhen shqipe po ne frengjisht quhet “prescription” qe perkthehet pershkrimi po jo ne kuptimin e pershkrimit te diçkaje po ne kuptimin sikur kjo çeshtje shkruhet ne nje regjister qe regjistron afatet ligjore te mundesise se prezantimit te kesaj çeshtjeje perpara gjykates dhe nqs kjo nuk behet atehere çeshtja shuhet.
Rani! Vertet mendon se do lejoje politika qe ceshtje si 1997, 1998, Gerdeci, 28 qershori apo 21 janari te marrin gjykimin perfundimtar. As PS e as PD nuk duan e nujk lejojne qe keto ceshtje te zgjidhen perfundimisht. Per aq kohe sa dicka eshte hipotetike, te dyja palet e shfrytezojne shume mire. Kur keto probleme marrin zgjidhje, politika zvogelohet dhe humbet rolin dominues ne shoqeri dhe jeten ekonomike.
O Epiriot ti ke te drejte po nqs puna arrin deri ty qe Rama nuk do te prangose asnje me gjoja pretendimin per te mos destabilizuar vendin, atehere une e kam thene edhe here te tjera ketu po po e perseris, atehere duhet ti behet e qarte edhe Rames se koha e talljeve ka perenduar se ne fund te fundit edhe ai nuk eshte i bardhe si debora po eshte fakt se per momentin eshte zgjedhja e duhur. Duhet te arrestohen me çdo kusht disa figura se ndryshe nuk qetesohen njerezit. Saliu, Luli, duhet te arrestohen perveç te tjerash, per tradhti te larte ndaj atdheut, Mediu per Gerdecin dhe Ina Rama duhet te pushohet urgjentisht nga puna dhe te rikthehet ne detyre Arben Rakipi i vetmi qe ka leshuar mandat arresti per Saliun dhe keta pederat socialiste se ti nuk e di a je ne dijeni, keta nuk kane lejuar policine te arrestoje Saliun ne 98 se gjoja do te destabilizohej vendi, prandaj ka ardhur koha qe gjerat te ndryshojne jo per momentin po njehere e pergjithmone qe te mos merremi me keto lloj gjerash ne te ardhmen.
O Muci, je shume i pabesueshem qe kur deklarove se je nje gazetar,apo “analist”,sic ke qef te quhesh, i Pavarur nga asnje force politike. Ik or Muc, leri dokrrat qe shpall ne cdo artikull se nuk ti beson njeri.Nejse, e morre dhe sot nje honorar per ta bere me komode vilen te Kodra e diellit, qe nuk dihet si e ke blere.
Ndofta Nano eshte i pabesushem, ndoshta nuk eshte analist apo gazetar…sejcili e vlereson vet kete gje, po ne artikull/analizen e mesiperme ka te drejte e eshte koherent ne ato qe thote.
Dhe nese isha ne te njeten Parti me Lulezim Bashen kurre sdo gjeja kurajon te mbroja apo te isha dakort kur ai, ne vend te ktheje pergjigje mbi pyetjet qe i drejtohen (se çka bere ne 6 vjet qeveri, perse Shqiperia nuk eshte nje vend i sigurte, ku krimi, kondrabanda, trafiqet e korrupsioni lulezojne e ai ka qen minister i brendeshem) ai pregjigjet “se ja tregon asaj vrasesin ne 9 maj”.
Ky eshte nje turp i vertete per dike qe pretendon te perfaqesoje qytetaret e Tiranes, qe u kerkon atyre votat, nje njeri ordinere e medioker.
Dikush qe perdor 7 pashaporta ne te njeten kohe, çdo gje mund te jete, po vetem i ndershem jo. E nese ky dikush nuk eshte i ndershem, ska se si ti lem fatet e Tiranes ne dore.
Kjo sdo te thote kurresesi qe Edi Rama eshte me i mire, po Lulezim Basha per mua nuk eshte i ndershem e kjo eshte e sigurte.
VRASES, vrases, vrases!
Te pakten media e pavarur ne te gjithe boten eshte ne opozite te perhershme. Jam kurioz kur te te bjere dhe ty halli me pushtetaret çfare do thuash!!!
Keto jane principet e demokracise qe as ti e as une nuk i kemi. Dhe nese mendon qe qe ky Lul Bashiberisha eshte per demokracine, hajde te perdorim emrat e vertete edhe ketu ne forum pa patur frike
se i bie te jemi vend qe duan te na e marrin komunistet dhe keto mafioze po e mbajne demokracine gjalle
o Shezo ti nga ç’qytet je se ne faqen zyrtare bombastike fenomenale te Lulzim Bashes ne facebook ka shume brohorima te tipit
2 nga gramshi
1 nga peqini
2 nga tropoja
1 nga shkupi
17 15-vjeçare
te gjithe therrasin fitore per bashkine e tiranes
j
Besoj se e kuptuam pse nuk dilte ne publik me gazetare te ndryshem. Ata nuk mund ti kontrollonte, kur ndonje qytetar do ti thoshte “ME FALNI QE NUK PO JUA JAP DOREN, POR E KENI TE LYER ME GJAK”. Ne vetvete e dinte qe dicka e tille do te ndodhte, prandaj dhe me stafin e tij(jo ate qe do beje veprat e medha qe premton), mori vendimin te beje takime elektorale ne epruvete me njerez te provuar.
Karakteri i tij i vertete eshte jo vetem kur ka deklaruar “Ta tregoj une vrasesin ne 9 Maj”, por mbas vrasjes se kater qytetareve ne 21 janar deklaronte:”Grushti yne i fuqishem do te bjere pa meshire mbi kedo gje do te cenoje rendin kushtetues ” Tonin me te cilin i shqiptoi keto fjale iste kaq i ashper sa te jepte pershtypjen se ishte gati te vriste dhe 44 te tjere per te mbrojtur krimin e pare.
Sherbetoret e malokut jane detashment i gatshem krimi.
pak fjale po shume te sakta,
Eshte per tu pergezuar dhe Z. Nano per kete artikull shume te goditur sot
Ajo eshte per tu dekuruar,per guximin e kurajon qe doli hapur te thote, ate qe e thone me mira e mira shqiptatre,kafeneve,rrugve e ne bisedat familjare,per lulin e komandantin e tije komuniste vrases.Duhet te pranojme se hipokrizia na ka cuar deri ne kete gjendje,ku 1 pjese e madhe e shqiptarve nuke jane ne gjendje te dallojne te miren me tekeqen,komunistin,sekretarin e byrose,me njerzit qe propogandojne,e duane demokracine e vertete e rreale.sekretari i byrose eshte i pa nderqshem,derisa me pa turpesine me te madhe si komunist,i pa karakter pranon e vazhdon te mashtroje me propogande fallso per demokracine,kto jane mrekullite qe ndollin vetem ne vendin tone,qe lejojme 1 fliqsire komunist te tallet me ne,ne shekullin e XXI.komunisti dinake c/frytzon injorancen,e prapambetjen tone,lufto,percaje e sundo,i tille eshte ky komuniste me spiujte e bllokeqente e tije.
Une frazen ta tregoj une me nente maj e perkthej keshtu.RRugacet me Berishen ne krye asnjehere nuk e kane njohur fitoren reale me anen e votes.Po keshtu dhe kete radhe.Po ketu pushteti dicka pregatit.Se qytetaret sado budallenj te jene nuk mund te votojne nje hadut,trafikant e vrases.
bravo per guximin sepse njerez te tille kane mbetur pak ne shqiperi.edhe nje here te lumte.
sapo me erdhi i perlotur djali xhajes ketu ne Kavaje. Po mbyllte furren e bukes
– po pse mor se po ecje mire
– po dyqanet dhe marketet nuk do blejne me buke te une se Lul Basha me te ardhe ne krye te bashkise
do uli cmimin e bukes. Kshu qe do shkojne ta blejne ne Tirane me 500 lek copen e mushin furgonin plot
dhe kane me shume fitim, me ate rast mushin dhe serbatorin se nafta do jete me e lire ne Tirane
EJ PARASHIKOHET DYNDJE NE TIRANE
Ose te dale te perballohet me akuzat Lulushi,e te laje veten nese mundet,ose ta pranoje qe eshte vrases. Nuk ka rruge te mesme. Ska sesi te kete.
Mustafa Nano eshte nder ata gazetare qe zerin kritik e ka patur gjithmone ndaj qeverise, sidomos per kriminelin me emrin Sali, por per seri jane pak per te luftuar kete vemje te neverishme. Edi Rama e ka per detyre dhe shpresojme shume qe te vere drejtesi te pakten per kater te vraret, per te cilet ishte ai qe e dha sinjallin e protestes. Ne te kunderten ndeshkimi do ta prese dhe ate.
E kam thene dhe here te tjera qe ketu ne forum me shume merremi me njeri tjetrin sesa me artikullin qe kap dhe analizn nje problem te caktuar qe me shume se kurre ka nevoj dhe per mbeshtetjen apo per te kunderten sepse forumi eshte i hapur per cilin do.Po te them dy fjal per artikullin emucit qe une e vleresoj si teper te goditur dhe profesional pse e them kete sepse Muci nuk thote qe luli eshte direkt vrases ai e shpjegon ne menyr profesionale qe ne radhe te pare luli duhet te mbante pergjegjesi politike e paea e kesaj qe eshte dorheqja dhe falja familjeve te viktimave.Luli nuk beri asnjeren nga keto te dyja qe ne vendet demokratike jane normale.Por e keqja e kesaj nuk mbaron me kaq kush i dha urdher policise qe te mos dorzonte drejtusit kryesor te gardes ne prokurori luli se ai ishte ministri i brendeshem.Keto dhe te tjera akuza e ngarkojne me pergjegjesi te rende politike dhe me te drejte populli opozitar i thote vrases dhe pedagogja ju drejtua :Ti je vrases.Per derisa Luli nuk mban dhe nuk shpjegohet politiksht per akuzat se penalisht eshte e drejta e prokurorise ai eshte vrases.Ne qofte se do te lirohet sado pake duhet te shpjegohet publikisht dhe jo te meshihet pas gishtit se sado te premtoj sado te perpiqet qe tu mbushi mendjen njerzve qe ai takon ne fushaten e tij ilegale populli i thjesht nuk ka per ta harruar ate dite terrori shteteror qe u ushtrua diten e 21 janarit para kryeministris ku ngelen te vrare 4 demostrues jashte gardhit te saliut ku luli ishte kryepolici qe drejtonte forcat e rendit dhe garden e republikes qe shkrepi 2200 plumba kallashi thua se po sulmohej nga greku apo serbi ku perball kishte popullin e vete ne nje demostrat e cla qe brenda te gjitha normave dhe rregullave demokratike qe zhvillohen ne vendet demokratike te europes.Ishte e dhuneshme apo degjeneroj ne dhune kjo nuk justifikon aspak vrasjet .I nderuar Muci u zgjata pak si shume dhe shkrimi im nuk eshte aspak profesional por ijep sado pak mbeshtetje artikullit tuaj.
KUR TE FITOJE E MAJTA, FLORA HANELLI DUHET TE BEHET MINISTRE DREJTESIE! PER KURAJON QE I THA PARA GJITHE BURRAVE Lul Bashes: “VRASES! VRASES! VRASES!”